web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gati për zjarr luftarak, gjakos, të godasin fort”/ Zbardhet audio-regjistrimi i komunikimit të Gardës me 21 janar

2023-03-02 13:03:00, Kronika CNA

“Gati për zjarr luftarak, gjakos, të godasin fort”/

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar një audio-regjistrim, duke hedhur dritë mbi ngjarjen tragjike të 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër persona.

Komunikimet e Ndrea Prendit komandatit të Gardës në vitin 2011, me efektivë të kësaj njësie, janë prova më re, që tregon se si erdhi deri tek ekzekutimi i katër personave në bulevard.

Prendi dëgjohet të japë urdhër për zjarr dhe gjakosje, nëse protetsuesit do hynin në rrethimin e kryeministrisë.

Madje Prendi kërkon edhe municione rezervë.

Më poshte po sjellim tekstin e komunikimit Ndrea Prendit me gardistët, ditën e 21 janarit 2011, sëbashku me audio përgjimin e siguruar nga gazetari Artan Hoxha.

Audio regjistrimi i komunikimit të Gardës:

Ndrea  Prendi: Dashamir , gati për zjarr luftarak.

Dashamir Shehi, komandant i njësisë numër 2 të Gardës: Po ju kuptova, gati janë të gjithë luanët.

Ndrea Prendi, Komandanti i Gardës: Nëse do të hyjnë brenda, do të hapet zjarr luftarak, për t’i asgjësuar.

Dashamir Shehi: Ju kuptova.

Ndrea  Pendi: Dashamir më dëgjon.Mos qëlloni me luftarak akoma. Në ajër, në ajër, zjarr manovër në ajër.

Ndrea  Pendi: Dashamir ku je?

Dashamir Shehi: Këtu jam.

Ndrea Pendi: Bëju thirrje nga altoporlanti, u kalua kufiri, do hapet zjarr luftarak

Dashamir Shehi flet me altoporlant: Lagohuni, largohuni nga hyrja. Largohuni nga kordonet e sigurisë. Do zbatojmë Ligjin.

Ndrea  Prendi: Të mbahen gati armët për zjarr. Të mbahet armët në dorë, gati për zjarr në ajër, pastaj kur të them unë në trup.

Ndrea  Prendi: Artan më dëgjon.

Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

Ndrea  Prendi: Me të kaluar gardhi I telave do të hapet zjarr luftarak

Ndrea  Prendi:Ky ëhtë urdhëri.

Artan Hoxha: Kuptova, kuptova.

Ndrea  Prendi: Dashamir më dëgjon? Dy efektiva të njësisë special ta, “ta ta” gjakos. (menjëherë dëgjohen krisma)

Ndrea  Prendi: Alfred mos qëlloni!

Ndrea  Prendi: Kujdes municionin..

Ndrea  Prendi: Alfred më dëgjoni?

Alfred Ahmetcenaj: Po ju dëgjoj.

Ndrea  Prendi: Dy dyshe, dy dyshe, të godasin këta që janë tek porta. T’i godasin, t’i godasin fort

Ndrea  Prendi: Ata që kalojnë gardhin të goditen me shkop gome

Alfred Ahmetcenaj: Po, po kuptova.

Ndrea  Prendi: Artan, Dashamir?

Dashamir Shehi: Dëgjoj.

Ndrea  Prendi: Na sillni munucione rezervë.





Lajmet e fundit nga