LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DETAJE nga vrasja në Kurbin/ Shënjestër e autorëve ishte pronari i firmës së inerteve

2024-02-10 09:14:00, Kronika CNA
DETAJE nga vrasja në Kurbin/ Shënjestër e autorëve ishte
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë ndalë nga ngjarja e ndodhur në fshatin Gurez të Kurbinit, ku u vra me armë zjarri ekonomisti i një firme interesh dhe mbeti i plagosur pronari. 

Zv.drejtori i Policisë, Gentian Berberi është shprehur se objektiv në këtë ngjarje ishte pronari A. GJ, rreth 51 vjec. 

"U tentua vrasja e pronarit por plumbat kapën ekonomistin me iniciale S. M, 70-vjeç. Dyshohet se kanë qenë më shumë se 2 autorë", u shpreh Berberi. 

Viktima dhe i plagosuri janë qëlluar me breshëri plumbash teksa ndodheshin brenda në zyrën e firmës së inerteve. 51-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./CNA 

 

Lajmet e fundit nga