web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Breshëri armësh ndaj “Audit”/ Si i shpëtoi plumbave pronari i makinës

2022-08-25 22:21:00, Kronika CNA

Breshëri armësh ndaj “Audit”/ Si i shpëtoi plumbave

Një breshëri armësh drejt një “Audi” është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Rus”, në Shkodër.

Mësohet se makina që ka qenë në shënjestër të autorëve është në pronësi të shtetasit A. Bruçi.

Sapo kanë nisur të shtënat, Bruçi është larguar më vrap nga automjeti dhe fatmirësisht nuk është lënduar.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak metra larg banesës së tij.

Autorët kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje dhe kanë ikur nga vendngjarja, ku janë gjetur gëzhoja të shumta plumbash.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e plota të këtyre të shtënave.

Ndërkaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga