web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arratisja e Eljon Hatos/ Policia, RENEA dhe FNSH kontroll blic në një fshat të Shkodrës

2024-01-16 09:19:00, Kronika CNA
Arratisja e Eljon Hatos/ Policia, RENEA dhe FNSH kontroll blic në një
Eljo Hato

Në orët e para të së martës rreth 50 forca të policisë së Shkodrës, FNSH por edhe një grup i RENEA zhvilluan një kontroll të befasishëm në një fshat të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hato i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”.

Mësohet se është kryer një kontroll në banesën e vëllait të Eljon Hatos, shtetasit Elkier Hato.

Ky i fundit akuzon shefin e komisariatit të policisë së Shkodrës Idriz Daulle si i paguar nga grupe kriminale për të dëmtuar familjen Hato.

Sipas tij, forcat e policisë kanë zhvilluar një kontroll të dhunshëm në banesë si asnjëherë më parë dhe sipas tij pa mandat kontrolli ndërsa kanë qëlluar me armë zjarri ndaj qenve në oborrin e shtëpisë në të cilën nuk ndodhej askush.

Elkier Hato thotë se është detyruar që të largohet nga ajo banesë për shkak se shpesh herë familja e tij është terrorizuar nga kontrollet e policisë.

Sa i përket të vëllait, ai thekson se idenë se ku ndodhet, por shton se nuk dorëzohet pasi edhe i vëllai nuk ka besim tek policia./CNA 





Lajmet e fundit nga