web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike/ Prokuroria kërkon 9 vite burg për ish administratorin në Lezhë

2022-10-09 13:08:00, Kronika CNA
Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike/ Prokuroria kërkon
Foto ilustruese

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 9 vite burg për ish kreun e e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kolën, i cili është akuzuar për kultivim të bimëbve narkotike.

Sipas dosjes hetimore ish-zyrtari i pushtetit vendor ka konsumuar veprën penale “Kultivimi i bimëve, narkotike” kryer në bashkëpunim, ndërsa për dy personat e tjerë të ndjerin Kastriot Luka dhe shtetasin Gjergj Ndreca prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzës, pasi Luka ka ndërruar jete, ndërsa për Ndrecën nuk është arritur të provohet përfshirja e tij në kultivimin e kanabisit.

Hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë.





Lajmet e fundit nga