web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentat me armë zjarri ndaj avokatit në Gjirokastër, i shpëton mrekullisht plumbave

2024-03-29 08:50:00, Kronika CNA

Atentat me armë zjarri ndaj avokatit në Gjirokastër, i

Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër, i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri, ngjarje që ka ndodhur gjatë orëve të mbërmjes së djeshme në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj. 

Ky i fundit ishte i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me autoveturën e tyre në momentin që u qëllua me armë në drfejtim të tyre. 

Nga hetimet rezultoi se një 36-vjeçar me iniciale F.L  u kishte zënë pritë.

Sipas dëshmisë të avokatit Zotaj, 36-vjeçari i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar, por fati ka qenë me avokatin, i cili përmes një manovre të automjetit që drejtonte arriti t'i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit.

“Kur e pashë Fatos Lamajn me armë ndeza dritat e gjata për ta verbuar. Më pas u largova në kthesë dhe bëra denoncimin në polici”, mësohet të ketë thënë ai në polici./CNA 

 





Lajmet e fundit nga