Animalists are "furious"/ Pour milk under pressure: Don't use cows!
Two vegan campaigners in Britain spilled milk onto the foo...

Germany uses its great economic power to defend itself in the current energy war. The government approves 200 billion euros for energy prices. But it is harshly criticized in Europe, writes Auron Dodi.
On September 29, the German government announced that it will support businesses and households with 200 billion euros, 5% of Germany's Gross Domestic Product, to reduce energy bills. The energy cost of the previous year will be taken as the basis for the assistance. The government offers compensation for the difference to current energy prices.
Kjo "ombrellë mbrojtëse" e fundit ka si synim kryesor të frenojë çmimin e gazit. Është shuma e dytë gjigande për ekonominë dhe konsumatorët gjermanë, pas ndihmës së fundit prej 65 miliardë eurosh. Prandaj kancelari Olaf Scholz kujtoi se qeveria e tij ia bëri "dy herë-bam"("Doppel-Wumms") për të mos lënë askënd pa ndihmë.
Menjëherë pas kësaj, qarqe pranë kryeministres së ardhshme italiane Giorgia Meloni thanë se kjo lëvizje e Berlinit "minon arsyet për unionin (evropian)". Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban foli madje për "fillim të kanibalizmit në BE". Ndërsa komisionerët francezë dhe italianë të BE, Thierry Breton dhe Paolo Gentiloni, përgjegjës për tregun e brendshëm dhe ekonominë, në një artikull të botuar në disa të përditshme evropiane e kritikuan Gjermaninë për mungesë solidariteti.
Sipas kritikëve, hapi bujar i qeverisë i vë sipërmarrjet gjermane në gjendje më të mirë për t'i mbijetuar krizës energjetike, përballë sipërmarrjeve në shtetet më të varfra. Në vend të kësaj, kritikët kërkojnë që Gjermania paratë e saj t'i përdorë për të mbrojtur të gjitha vendeve të BE. Ata kërkojnë që Bashkimi Evropian të miratojë një tavan çmimeve energjetike në BE, por i cili të financohet me borxhe të reja të përbashkëta të BE.
A tregon Gjermania mungesë solidariteti, kur mbështet sipërmarrjet e saj?
Kritikat nga Evropa janë pritur me habi në Gjermani. Në disa dalje publike, së fundi në vizitën në Spanjë, kancelari Olaf Scholz tërhoqi vëmendjen se shtete të tjera kanë marrë masa mbrojtëse të ngjashme si Gjermania.
Dy shembuj janë Franca dhe Spanja. Me 72 miliardë euro, Franca vjen menjëherë pas Gjermanisë për ndihmën kompensuese.
Scholz-i kujtoi se Gjermania është solidare edhe sepse nga terminalet për gaz të lëngshëm LNG, që po ndërtohen në Gjermani, mund të furnizohen edhe Çekia (që ka shprehur interes të madh), edhe Sllovakia ose Austria.
Më tej, duket se në Evropë është krijuar përshtypja e gabuar se 200 miliardë eurot do të shpenzohen menjëherë në Gjermani, për të kompensuar çmimet e gazit. Në fakt bëhet fjalë për ndihma të shtrira në disa vite.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner u tha të martën (04.10.) kolegëve në Luxemburg se paketa e krizës është kaq e madhe për shkak të madhësisë së ekonomisë gjermane. Shkak tjetër për përmasat e ndihmës është se qeveria do të krijojë një rezervë, për të mos hyrë vitin e ardhshëm sërish në borxh.
Ekspertë gjermanë kujtojnë se josolidare janë vendet, të cilat kanë ndjekur në 20 vitet e fundit një politikë të gabuar buxhetore. "Ato e kanë futur veten në një situatë ku nuk kanë hapësirë për lëvizje fiskale dhe tani bëjnë thirrje për ndihmë nga të tjerët," i tha një ekspert gazetës "Die Welt".
Në fund të fundit, në Bashkimin Evropian ka rregulla për mbrojtjen nga konkurenca e padrejtë. Ato garantojnë që ekuilibri në tregun e përbashkët evropian të mos prishet, kjo vlen edhe për ndihmat gjermane për sipërmarrjet gjermane.
Olaf Scholz dhe Pedro Sanchez në Madrid, Spanjë, 05.10.2022. Qeveria gjermane miraton 200 miliardë euro për çmimet e energjisë. Por kritikohet ashpër në Evropë, shkruan Auron Dodi.
Në fakt, në BE duhet të jenë të kënaqur që Gjermania është në gjendje të ndihmojë veten. Pasi nga një dëmtim i ekonomisë më të madhe drejtuese të Evropës, Bashkimi Evropian do të kishte vetëm dëme.
Kritikat megjithatë nuk rreshtin. Në Gjermani disa analistë thonë se momenti kur u shpall ndihma për sipërmarrjet gjermane nuk qe i përshtatshëm. Ndihma u shpall vetëm pak ditë para takimit të ministrave të Financës së BE në Luksemburg, që si temë kishte një përgjigje të përbashkët evropiane për çmimet e energjisë.
Shpallja pikërisht në këtë moment lidhet, në fakt, me presionin e brendshëm në rritje në Gjermani. Ka sipërmarrje, jo vetëm industriale, që kanë ndaluar prodhimin, pasi nuk kanë fitim me këto çmime energjie. Frika për çindustrializimin e fuqisë kryesore industriale të Evropës është e madhe.
Gjermania u kritikua se prishte ekuilibrin evropian me ndihmat edhe në krizën e koronës
Në Evropë, Gjermaninë e kritikuan njësoj edhe në krizën e koronës. I thanë se prishte ekuilibrin evropian me 600 miliardë eurot që miratoi për ekonominë e saj. Kemi të njëjtën strategji të disa shteteve evropiane, ato kërkojnë të dalin nga situata sërish me borxhe të përbashkëta evropiane.
Në krizën e koronës, thirrjet se pa borxhe të përbashkëta kriza do ta shpërbëjë Bashkimin Evropian patën sukses. Bashkimi Evropian hyri në borxh të përbashkët për herë të parë, me Fondin e Rindërtimit të Pandemisë prej 750 miliardë eurosh.
Pasi u hap një herë kjo rrugë, të njëjtat shtete të drejtuara nga Italia dhe Franca, duan të përdorin çdo krizë për të thelluar borxhin e përbashkët të BE. Por borxhi evropian i rëndon shtetet njësoj si borxhi kombëtar. Ai është vetëm më pak i dukshëm për popullin, sepse merret në një nivel më të lartë.
Protesta kundër politikës energjitike të Gjelbër të qeverisë në Schwerin, Gjermani Lindore.Qeveria gjermane miraton 200 miliardë euro për çmimet e energjisë. Por kritikohet ashpër në Evropë, shkruan Auron Dodi.
Protesta kundër politikës energjitike "të Gjelbër" të qeverisë në Schwerin, Gjermani Lindore
Tani qeveritë kryesisht jugore, të zhytura në borxhe, në vend që ta përgatisin popullin për kohë më të vështira e të kursejnë fonde ku mundin, e kanë më të lehtë të kërkojnë të hyjë në borxhe sërish i gjithë Bashkimi Evropian.
A e presin Bashkimin Evropian borxhe të reja të përbashkëta?
Bashkimi Evropian i nevojitet një qasje e harmonizuar për të mbijetuar pa çarje, krizën më të madhe energjetike në dekada. Ekziston një frikë e vërtetë se kriza e madhe energjetike e nxitur nga lufta e Rusisë mund të çojë në kolaps të prodhimit industrial në Evropë. Sipërmarrjet industriale ose mund të largohen nga Evropa, për të prodhuar atje ku energjia kushton më lirë; ose shtetet pa mjete financiare të BE do të bëhen pre e lehtë për Kinën, e diku ndoshta edhe për Rusinë.
Disa ekspertë evropianë thonë se kërkesat ndaj Gjermanisë do të rriten, sa më gjatë të pritet për një masë të përbashkët të BE kundër krizës energjetike. Në rastin e Fondit të Rindërtimit të Pandemisë, ngurrimi fillestar e rriti në fund madhësinë e paketës së borxhit evropian.
The fastest measure currently seems to be the taking of new joint debts, to put a ceiling on energy prices. Italy and France have been asking for this for a long time. One of the proposals is for SURE, the national unemployment insurance refinancing tool in the pandemic, to be reactivated with a different objective: to help countries finance high energy prices. / DW
Two vegan campaigners in Britain spilled milk onto the foo...
A drunk mother who hurled obscene racist abuse at a Turkis...
Emailet, mesazhet me tekst dhe fotografitë e publikuara ng...
The United States has imposed sanctions on seven senior Ir...
President Joe Biden on Thursday announced new executive ac...
Presidenti Joe Biden tha të enjten se rreziku i një “Armag...
Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve evropia...
Even as poorly trained, poorly led and poorly supplied Rus...
Dy rusë që thanë se janë arratisur për t’i shpëtuar sh...
Seven Russian rockets hit residential buildings in the...
Amid unconfirmed reports that a train of Russia's nucl...
Rifat Latifi, the Minister of Health of Kosovo, has re...
Immediately after the invasion of Ukraine, Volodymyr Zelen...
Spain is the favorite tourist destination for Germans abro...
Germany and Spain do not give up. The governments of both ...
Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegov...
Russian President Vladimir Putin has warned that he is...
Kardiologu i njohur maqedonas, Zhan Mitrev, njëherësh ...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në ...
On Tuesday, German Chancellor Olaf Scholz said a 200 billi...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was reported this Monday on the Fier-Labofshë ...
A serious incident occurred this Monday morning in the vil...
Gunshots have been recorded in Mirdita. It is suspected th...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Russia has struck the UNESCO-protected Kyiv-Pechersk Lavra...
United States President Donald Trump has announced the ach...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is seeking an ur...
Serbian President Aleksandar Vučić announced that he plans...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
For the first time in history, the World Cup will be held ...