Temperatures are rising/ Today's weather
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është paditur për mënyrën se si i ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë.
Trump, 76-vjeçar, përballet me shtatë akuza, përfshirë mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara, kanë thënë mediat amerikane.
Padia ndaj tij nuk është bërë ende publike.
Kjo është padia e dytë që rëndon ndaj Trumpit, dhe e para padi federale ndonjëherë për ish-president të SHBA-së.
Aktualisht Trump është duke bërë fushatë me synimin për të fituar edhe një mandat presidencial në Shtëpinë e Bardhë.
Ekspertë ligjorë besojnë se padia nuk do ta kufizojë mundësinë e Trumpit për të garuar sërish për president.
Në një postim në platformën e tij sociale, Truth Social, Trump ka thënë se është i pafajshëm dhe se i është kërkuar të dalë para një gjykate federale në Majami të Floridas, në pasditen e së martës, kur do të arrestohet dhe do t’i lexohen akuzat.
“Nuk e kam menduar kurrë që mund t’i ndodhë diçka e tillë një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë ai.
“Kjo është ditë e zezë për Shtetet e Bashkuara. Ne jemi shtet në rënie të shpejtë dhe serioze, mirëpo së bashku do ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish”.
Avokati i Trumpit, Jim Trusky, ka thënë për rrjetin televiziv, CNN, se, ish-presidenti i ka pranuar hollësitë e akuzave, përmes një dokumenti.
Ai ka thënë se aty përfshihen akuza për komplot, deklarata të rreme, pengim të drejtësisë, dhe posedim të paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara, sipas Aktit të Spiunazhit.
Departamenti amerikan i Drejtësisë, nuk ka pranuar të komentojë këtë rast, dhe padia nuk është bërë publike.
Padia është dokument që përbëhet nga akuzat kundër një personi.
Shërbimi Sekret do të takohet me stafin e Trumpit dhe zyrtarët e tij të sigurisë, për të planifikuar udhëtimin në gjykatën në Majami.
Prokurori Special, Jack Smith, ka qenë duke analizuar të dhënat në rastin me dokumente, prej kur është emëruar në këtë pozitë nga Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland, në nëntor të vitit të kaluar.
Vitin e kaluar resorti i Trumpit në Florida, Mar-a-Lago, është bastisur dhe janë konfiskuar 11.000 dokumente, përfshirë 100 të shënjuara si të klasifikuara.
Disa prej tyre kanë qenë edhe të kategorisë “top sekret”.
Ka pasur raportime prej javës së kaluar se prokurorët kanë siguruar një audio-incizim të Trumpit, në të cilin ai e pranon se posedon dokumente të klasifikuara, edhe pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë, në janar të vitit 2021.
Ligji amerikan për zyrtarët federalë ua pamundëson të gjithë zyrtarëve, përfshirë presidentit, që të mbajë dokumente të klasifikuara në një lokacion të paautorizuar.
Por, ekspertët ligjorë besojnë se Trump, ende ka mundësi të garojë për president.
“Ai mund të paditet disa herë, dhe kjo mund e parandalon atë që të garojë”, ka thënë David Super, profesor në Universitetin Georgetown.
Super ka theksuar se Trump mund të vazhdojë garën, edhe nëse dënohet për këtë rast që është paditur.
Sondazhet publike tregojnë se Trump është në krye të garës, në mesin e republikanëve, për ta fituar nominimin e partisë, për të garuar për president.
Teksa Trump e ka nisur një email për mbledhje të fondeve me titullin “Lajm i fundit: I akuzuar”, disa republikanë me ndikim i kanë ofruar mbështetje.
Kevin McCarthy nga Dhoma e Përfaqësuesve, ka thënë se është “e pandërgjegjshme që një president të padisë kandidatin kyç, që e kundërshton”.
Rivali i Trumpit në garën për zgjedhjet e ardhshme, guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka thënë se “ne jemi dëshmitarë që disa vjet të zbatimit të ligjit, në varësi të përkatësisë partiake”.
Vivek Ramaswamy, i cili është, po ashtu, në garë, ka thënë se do ta falte Trumpin, në ditën e parë që do ta merrte pushtetin, dhe do ta rregullonte sundimin e ligjit në SHBA.
Mirëpo kandidati tjetër, Asa Hutchinson, ka thënë se veprimet e dyshimta të Trumpit, “nuk duhet të definojnë shtetin tonë, apo Partinë Republikane”.
Një tjetër rast rëndon ndaj Trumpit, i cili po ashtu po hetohet nga Jack Smith.
Ai ka të bëjë me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat Trump i ka humbur.
Trump është bërë ish-presidenti i parë amerikan që është akuzuar në prill të këtij viti për falsifikim të të dhënave biznesore, pas kryerjes së pagesës për një yll të pornografisë, në këmbim të heshtjes së saj./ Rel
The former president of Kosovo, Behgjet Pacolli, spoke...
US Secretary of State Antony Blinken said Thursday tha...
Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore...
This week several Republicans have announced their candida...
President Joe Biden held a meeting with the Prime Minister...
The American ambassador in Belgrade, Christopher Hill,...
Britain announced the imposition of new sanctions on B...
The Justice Department has informed Donald Trump's legal t...
Bilateral trade between Russia and China reached more than...
Russian forces have fired on Ukrainian rescue teams tr...
Pas vitesh debateshdhe përçarje, Bashkimi Evropian është a...
There have been no explicit requests to the opposition par...
Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja J...
The Serbian Prime Minister, Ana Bërnabič, said that sh...
Greek officials have launched a series of high-level conta...
Federal prosecutors are using a grand jury in Florida as p...
South Korea activated its warplanes after Chinese and Russ...
Former US Vice President Mike Pence has joined the long li...
NEW YORK – Fifteen US states warned residents Wednesday of...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has responded a...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...