Over 452 million children victims of wars
Four-year-old Lisa was going with her mother to the speech...

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia po punon për të përforcuar dyshimet në lidhje me integritetin e zgjedhjeve amerikane, ndërsa Kina është e interesuar të ndikojë në perspektivat e politikave në favor të Pekinit.
Ky shqetësim përputhet me një raport jo sekret të shërbimeve amerikane të zbulimit të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press që thotë se Kina ndoshta po kërkon të ndikojë në gara të caktuara zgjedhore për të "penguar kandidatët që perceptohen si kundërshtarë të Pekinit".
Raporti thotë se Pekini sheh një rrezik më të ulët nga ndërhyrja në zgjedhjet për Kongresin, që nuk përkojnë me ato presidenciale, se sa në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Vendet e huaja prej kohësh janë përpjekur të ndryshojnë opinionin publik në Amerikë, ndoshta në mënyrë më të qartë kjo është demonstruar gjatë një ndërhyrje të fshehtë ruse përmes fushatave në mediat sociale për të shkaktuara përçarje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka qenë një një nivel të lartë alarami që nga ajo kohë, duke paralajmëruar vazhdimisht rreth përpjekjeve nga Rusia, Kina dhe Irani për ndërhyrje në politikën amerikane dhe për të ndikuar mendimet e votuesve.
“Mjedisi aktual është shumë kompleks, ndoshta më kompleks sesa në vitin 2020”, tha të hënën për gazetarët Jen Easterly, drejtore e Departamentit të Sigurisë Kombëtare për sigurinë kibernetike.
Rusia po intensifikon përpjekjet për të ushtruar ndikimin e saj në temat përçarëse në internet, përfshirë përhapjen e dyshimeve rreth integritetit të zgjedhjeve amerikane, por pa krijuar përmbajtje të vetë, tha të hënën për gazetarët një zyrtar i lartë i FBI-së, i cili foli në kushte anonimiteti.
Sipas tij, në përgjithësi, përpjekjet e Kinës janë të përqëndruara më shumë në formimin e perspektivave mbi politikat, përfshirë ato në nivel shtetëror dhe lokal, në vend të shpenzimit të energjisë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Raporti i botuar të hënën vjenë disa javë pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare shpërndau një raport që e përshkruante qasjen e Kinës ndaj zgjedhjeve të këtij viti për Kongresin si të ndryshëm nga ai i vitit 2020, kur agjencitë amerikane të zbulimit vlerësuan se Kina kishte shqyrtuar mundësinë e përdorimit të mjeteve të saj për të ndikuar zgjedhjet presidenciale por në fund nuk e kishte bërë këtë.
Zyrtarët kinezë dhe rusë dhe mediat shtetërore në Kinë e Rusi gjithmonë i kanë mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, duke thënë se Amerika është ajo që po ndikon mbi vendet e tjera.
Zyrtarët amerikanë thonë se nuk kanë identifikuar ndonjë kërcënim të besueshëm ndaj infrastrukturës zgjedhore, por paralajmërimi i agjencive të zbulimit vjen në kulmin e fushatës së zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin, ku një numër në rritje i kandidatëve dhe votuesve po shprehin hapur mungesën e besimit në proceset demokratike të vendit./VOA
Four-year-old Lisa was going with her mother to the speech...
At least six newly mobilized Russian soldiers have died si...
Vladimir Putin's disastrous military adventure in Ukraine ...
The owner of a hotel in the village of Kassandra in Halkidik...
The crash detection sensor on the iPhone 14 has alerted the ...
Iran's Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei reacted p...
The prime minister of the Federation of Bosnia and Herzego...
The death toll from Hurricane Ian passed 80 on Sunday,...
Four different surnames and names were used by a 26-year-o...
The tall, red-haired officer, who last Tuesday took part i...
The Greek media have revealed new details about the three ...
Në kuadër të festimeve për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë...
Pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari të dielën (02....
The High Representative in Bosnia and Herzegovina, Chr...
Partia GERB, e ish-kryeministrit Bojko Borisov, ka gja...
Ukraine on Saturday regained control of a key city ins...
Nine Central and Eastern European countries have offered ...
Yesterday in the city of New York, the book titled "Skend...
Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin ...
Rusia sulmoi të dielën me dronë Krivyi Rih-in, qytetin...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was reported this Monday on the Fier-Labofshë ...
A serious incident occurred this Monday morning in the vil...
Gunshots have been recorded in Mirdita. It is suspected th...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
As part of the agreement to be signed this week, the Unite...
Iranian President Masoud Pezeshkian gave the first confirm...
US President Donald Trump's plane has landed at Geneva air...
Russia has struck the UNESCO-protected Kyiv-Pechersk Lavra...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
For the first time in history, the World Cup will be held ...