The Greek Prime Minister: Greece does not change its position, we do not accept Kosovo
The Prime Minister of Greece, Kyriakos Mitsotakis, exp...

Në Mitrovicë të Veriut, serbët protestuan më 12 shkurt kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, duke përjashtuar dinarin serb.
Në fillim të protestës, organizatorët thanë se përmes saj po ngrihet “zëri kundër padrejtësisë dhe përndjekjes së Prishtinës për të hequr dinarin e fituar me mund”.
Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, përkundër kundërshtive nga serbët lokalë dhe faktori ndërkombëtar.
Protesta, që u përkrah nga sindikata e punëtorëve serbë që punojnë në sistemin paralel të Serbisë në Kosovë, u mbajt pranë urës kryesore mbi lumin Ibër. Pjesëmarrësit në protestë ishin nga të gjitha komunat ku jetojnë pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë.
Tek ura mbi Ibër ishin të pranishëm pranishëm pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
“Vendimi për të hequr dinarin, për të na pamundësuar tërheqjen e pensioneve të merituara, do të thotë se po merret buka e gojës, po na ndërpritet jeta”, tha në emër të pensionistëve, Dushanka Qoroviq. Ajo shtoi se është gënjeshtër që serbët mund të hapin llogari në bankat në Kosovë, sepse sipas saj, ato “nuk pranojnë fondin pensional serb”.
Qeveria e Kosovës ka thënë se serbët do të mund të hapin llogari, pa pagesë, ku mund të bartin paratë e tyre në dinarë, të cilat më pas do të konvertohen në euro për të kryer pagesa.
“Duhet të anulohet ky vendim dhe të mundësohet dërgimi i dinarëve në postat tona, në bankat tona", tha Dushanka Qoroviq.
Në emër të punëtorëve shëndetësorë foli Dragisha Milloviq nga Qendra Spitalore Klinike, përndryshe nënkryetar i Listës Serbe.
“Ky vendim drejtpërdrejtë shënjestron popullin tonë serb dhe kërcënon mbijetesën dhe qëndrimin e tyre nëse mbetet në fuqi. Ky vendim ka për qëllim zhbërjen e institucioneve serbe në këto zona”, tha Milloviq.
Milloviq ftoi përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it që të ndalojnë vendimin e BQK-së dhe ai të shfuqizohet, duke shtuar se “[kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti nuk ka të drejtë të ndalojë dinarin”.
“Serbia ka të drejtë të financojë qytetarët e saj, për çka është rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013 dhe 2015, dhe aty thuhet se financohen shkollat, kopshtet, spitalet, pushtetet lokale, të cilat në fakt janë themelet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, për fat të keq, ai asociacion që është dashur të formohet 11 vjet më parë, shohim se Prishtina ende nuk dëshiron ta formojë, dhe Brukseli, që është garantuesi i zbatimit, hesht”, theksoi Milloviq. Në emër të punëtorëve të arsimit, Vesna Martinoviq, që udhëheq shkollën fillore në Uglarë, kërkoi që “të mos mohohet e drejta për të fituar”, duke theksuar se vendimi i Prishtinës nënkupton se do t’iu vihet “çelësi të gjitha shkollave serbe”.
“Çfarë po kërkohet nga ne? Të dëgjojmë, të respektojmë çdo vendim që merr Prishtina? Të shikojmë në vendkalimet administrative për të marrë pagat? A është e mundur kjo?”.
“Thonë se ju duhet të hapni një llogari dhe unë po pyes se në bazë të cilave kontrata, të cilat do të janë të pranueshme për bankat që operojnë në sistemin e Kosovës. Të gjithë e dimë shumë mirë që është e pamundur”, tha ajo.
Sipas BQK-së, për të hapur një llogari në ndonjë prej bankave në Kosovë, nevojiten disa dokumente dhe më kryesore janë: një dokument identifikues [letërnjoftim apo pasaportë], një faturë komunale jo më e vjetër se tre muaj dhe një dëshmi mbi adresën ku jetoni, që mund të jetë certifikata e vendbanimit apo një faturë komunale në të cilën gjendet edhe adresa.
Ndërkaq, një nga protestuesit nga Zubin Potoku, Sllobodan Jankoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se ai doli të protestonte “kundër çdo gjëje, edhe kundër atyre në Beograd dhe kundër atyre në Prishtinë”, duke shtuar se “nuk i besoj më askujt”.
Para mbajtjes së protestës, e cila zgjati për më pak se një orë, sindikata që përfaqëson punëtorët që punojnë sipas sistemit serb, i ftojë të gjithë në protestë, përkatësisht punëtorët në sektorin e arsimit, shëndetësisë, punëtorët e postës dhe ata që punojnë në minierën Trepça. Në njoftim u tha se ata kundërshtojnë lëvizjet “e njëanshme përshkallëzuese që synojnë dëbimin e popullatës serbe nga Kosova”. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel - rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.
Rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme është kritikuar nga faktori ndërkombëtar, që ka argumentuar se vendimi është marrë pa konsultime paraprake.
Ndërkombëtarët i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, duke thënë se duhet më shumë kohë për adaptimin e komunitetit serb me vendimin.
Qeveria e Kosovës ka thënë se përgjatë shkurtit do të ketë një fazë tranzitore për këtë vendim dhe serbët do të informohen më mirë për të. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, insiston se vendimi nuk ndalon që serbët të mbajnë dinarë, por ato ka thënë se duhet të konvertohen në euro në rast se do të përdoren për pagesa. Sipas Kurtit, BQK-ja po ashtu nuk e ndalon Serbinë që të vazhdojë të ndihmojë serbët.
Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.
BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës kërkojnë që serbët në Kosovë të hapin llogari në ndonjërën prej bankave komerciale të licencuara.
Shteti serb, më pas, mund t’i nisë fondet në dinarë, por ato me automatizëm konvertohen rrugës në euro./Rel
The Prime Minister of Greece, Kyriakos Mitsotakis, exp...
An event today shocked Greece. An Egyptian killed 3 people...
Supporting and improving mental health can have a dire...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that h...
Since he was US president, NATO members' defense spending ...
As the chances of current US President Joe Biden competing...
There was tension at the airport of Alexandroupolis in Gre...
The main United Nations agency providing aid to Palestinia...
Israel should not conduct any military operations in the d...
Senior Western officials criticized former US Presiden...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said on Sun...
Iran marked the 45th anniversary of the 1979 Islamic Revol...
"It's not possible: my nightmare has come true, the constr...
King Charles was spotted heading to church on Sunday, maki...
In 2022, about 23.8 million people of foreign origin lived...
The relationship between the chancellor, Olaf Scholz, and ...
Russia's military has launched a new wave of drone attacks...
The White House has rejected comments made by former U...
People across Asia welcomed the Lunar New Year on Saturday...
Hungary's president, Katalin Novak, resigned on Saturday a...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...