What weapons have been sent to Ukraine so far?
Washington's latest aid package for Ukraine's armed forces...

Me fillimin e luftës, i dërguari kryesor i Vladimir Putinit për Ukrainën njoftoi udhëheqësin rus se ai kishte arritur një marrëveshje paraprake me Kievin që plotësonte kërkesën e Rusisë, që Ukraina të mos bëhej anëtare e NATO-s. Megjithatë zoti Putin e refuzoi marrëveshjen dhe vazhdoi me fushatën e tij ushtarake thanë tre persona të afërt me udhëheqjen ruse, të cilët kërkuan të mos identifikohen.
Sipas të njëjtave burime, i dërguari me origjinë ukrainase, Dmitry Kozak, i tha zotit Putin se ai besonte se marrëveshja që kishte arritur, e shmangte nevojën që Rusia të vijonte me një sulm në shkallë të gjerë të Ukrainës. Rekomandimi i zotit Kozak drejtuar zotit Putin u njoftua për herë të parë nga agjencia e lajmeve 'Reuters'.
Para fillimit të luftës, zoti Putin kishte thënë vazhdimisht se NATO dhe infrastruktura e saj ushtarake po i afroheshin gjithnjë e më shumë kufijve rus, duke pranuar anëtarë të rinj nga Evropa Lindore dhe se sipas tij aleanca po përgatitej të sillte në orbitën e saj edhe Ukrainën. Presidenti rus e quajti publikisht këtë një kërcënim për sigurinë e vendit, çka sipas tij e detyroi të reagonte.
Megjithëse i mbështeti fillimisht negociatat, zoti Putin e bëri të qartë kur iu prezantua marrëveshja nga ana e zotit Kozak, se ajo çka ishte negociuar nga ndihmësi i tij, nuk shkonte aq larg sa duhet dhe se ai i kishte zgjeruar objektivat, duke përfshirë në to edhe aneksimin e një pjese të madhe të territorit ukrainas, thanë të njëjtat burime. Si rezultat marrëveshja u hodh poshtë.
I pyetur në lidhje me gjetjet e agjencisë ‘Reuters’, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se: “kjo nuk ka absolutisht asnjë lidhje me realitetin. Nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë. Është një informacion tërësisht i pasaktë”.
Zoti Kozak nuk iu përgjigj kërkesave për koment, të dërguara përmes Kremlinit.
Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, tha se Rusia i kishte përdorur negociatat si mburojë, për t'u përgatitur për sulmin e saj, por ai nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me thelbin e bisedimeve dhe as nuk konfirmoi nëse ishte arritur një marrëveshje paraprake. "Sot ne e kuptojmë qartë se pala ruse nuk ka qenë kurrë e interesuar për një zgjidhje paqësore", tha zoti Podolyak.
Dy nga tre burimet thanë se një shtytje për të finalizuar marrëveshjen ndodhi menjëherë pas sulmit të Rusisë më 24 shkurt. Sipas tyre, brenda disa ditësh, zoti Kozak besonte se kishte arritur të binte dakord me Ukrainën, për kushtet kryesore të vendosura nga Rusia, ndaj i rekomandoi zotit Putin nënshkrimin e marrëveshjes.
“Pas 24 shkurtit, zotit Kozak iu dha drita jeshile dhe ai arriti të siguronte një marrëveshje. Ai e solli atë, por iu tha ta hidhte poshtë. Gjithçka u anulua. Putini thjesht ndryshoi planin, duke bërë përpara me sulmin”, tha një nga burimet pranë udhëheqjes ruse.
Burimi i tretë, i cili ishte vënë në dijeni mbi ngjarjet nga persona që ishin informuar mbi diskutimet mes zotit Kozak dhe zotit Putin, foli për një tjetër periudhë, se kur i ishte ofruar marrëveshja presidentit Putin. Ai tha se Kozak e kishte njoftuar zotin Putin mbi marrëveshjen paraprake, pak përpara sulmit.
Ofensiva e Moskës në Ukrainë është fushata më e madhe ushtarake në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo ka nxitur sanksione të mëdha ekonomike kundër Rusisë dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën nga Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë.
Edhe nëse zoti Putin do të ishte pajtuar me planin e zoti Kozak, nuk është e sigurt nëse kjo gjë do të kishte çuar në përfundimin e luftës. ‘Reuters’ bëri të ditur se nuk kishte arritur të verifikonte në mënyrë të pavarur nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy apo zyrtarë të lartë në qeverinë se tij, kishin rënë dakord me kushtet e marrëveshjes paraprake.
Gjashtëdhjetë e tre vjeçari Kozak, ka qenë një prej njerëzve besnik të zotit Putin që prej viteve 1990.
Pozita e tij ishin të forta në raport me negociimin e një marrëveshjeje paqeje, sepse që nga viti 2020, presidenti rus e kishte ngarkuar atë të zhvillonte bisedime me homologët ukrainas për rajonin e Donbasit, në Ukrainën lindore. Prej vitit 2014 ky rajon kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Në krye të delegacionit rus, në bisedimet me zyrtarë ukrainas në Berlin, më 10 shkurt, ndërmjetësuara këto nga Franca dhe Gjermania, zoti Kozak tha në një konferencë shtypi në mbrëmje, se raundi i fundit i negociatave kishte përfunduar pa ndonjë përparim.
Zoti Kozak ishte gjithashtu një nga zyrtarët e pranishëm në një takim të Këshillit të Sigurisë, të thirrur nga zoti Putin tre ditë para sulmit në Ukrainë, ku morën pjesë krerët ushtarakë, ata të sigurisë, si dhe ndihmësit kryesorë të Kremlit.
Kamerat e televizionit shtetëror regjistruan një pjesë të takimit, ku zoti Putin paraqiti planet për të njohur zyrtarisht entitetet separatiste në Ukrainën lindore.
Pasi kamerat u nxorrën jashtë, zoti Kozak foli kundër planeve që Rusia të përshkallëzonte tensionet me Ukrainën, thanë dy nga tre personat e afërt me udhëheqjen ruse, si dhe një person i tretë që mësoi rreth këtyre zhvillimeve, nga njerëz të pranishëm në takim.
Një tjetër person, i intervistuar nga ‘Reuters’, i cili ndihmoi me bisedimet pas sulmit në Ukrainë, tha se negociatat u prishën në fillim të muajit mars, kur zyrtarët ukrainas e kuptuan se zoti Putin, ishte i bindur për të ecur përpara me sulmin në shkallë të gjerë.
Rreth shtatë muaj nga fillimi i luftës, zoti Kozak vazhdon të mbajë postin e zëvendës shefit të kabinetit në Kremlin. Por ai nuk po merret më me çështjen e Ukrainës, sipas gjashtë prej burimeve që folën me agjencinë ‘Reuters’.
“Nga ajo që unë kam vënë re, Kozak ështe zhdukur fare”, tha një nga gjashtë burimet, një person i afërt me udhëheqjen separatiste në Ukrainën lindore./VOA
Washington's latest aid package for Ukraine's armed forces...
Administrata e presidentit Joe Biden ka zgjedhur një v...
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka b...
The United States has imposed sanctions on ten individ...
Një sulm ka ndodhur ditën e sotme ndaj presidentit rus...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se rishkri...
Ukraine consolidated its grip on the Kharkiv region on Tue...
Më 25 gusht, Vladimir Putin urdhëroi një rritje me 137.000...
The well-known European intellectual, Bulgarian resear...
After the death of Queen Elizabeth II, the longest-liv...
A senior US official spoke to reporters on Tuesday about R...
Telecom of Kosovo announced that on September 13 it faced cy...
The Speaker of the Assembly of North Macedonia, Talat ...
Serbian authorities have banned the EuroPride march da...
Iranian officials said the fire that broke out at the ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip...
Hungary's right-wing government has issued a decree requir...
"As long as I have influence, Serbia will neither dire...
Former President Donald Trump's lawyers say keeping secret...
President Joe Biden called on Americans Monday to come tog...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police authorities on the Greek island of Mykonos arrested...
A gas station was robbed at gunpoint overnight. It is rep...
Other details have emerged from yesterday's assassination ...
Tirana Police announces that following the procedural acti...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
US President Donald Trump spoke at the G7 summit regarding...
CIA Director John Ratcliffe has raised doubts about Iran's...
Japan's central bank has raised its key interest rate to a...
Eight people, including two Boeing employees, have been ki...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Oil prices have fallen to their lowest level in nearly 15 ...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sol...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...