Ndryshimet klimatike/ Shefi i OKB-së: Mos e përmbytni botën
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka b...

Administrata e presidentit Joe Biden ka zgjedhur një veterane të shërbimit diplomatik me përvojë në çështjet ruse si të emëruar për të qenë ambasadorja e ardhshme në Rusi.
Zyrtarët e administratës të njohur me këtë çështje thonë se emërimi i Lynne Tracy-t, ambasadorja aktuale e SHBA-së në Armeni, do t'i paraqitet Senatit sapo qeveria ruse të nënshkruajë dokumentin. Emërimet e ambasadorëve duhet të miratohen nga qeveria pritëse sipas rregullave të protokollit diplomatik.
Një miratim i tillë është përgjithësisht rutinë, por pranimi nga Rusia i zgjedhjes së Presidentit Joe Biden për postin e ambasadores nuk mund të merret si e mirëqenë në një kohë të marrëdhënieve veçanërisht të tensionuara SHBA-Rusi mbi Ukrainën, ndalimin e amerikanëve në Rusi, akuzat për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane, dhe një grindje në përshkallëzim mbi personelin e ambasadave në Uashington dhe Moskë.
Mundësia për vendin e mbetur bosh të ambasadorit vjen pasi shumë ekspertë të Rusisë në Shtetet e Bashkuara, të cilët mund të kishin qenë kandidatë, janë ndaluar nga Rusia. Rusia u informua për vendimin e administratës për të zgjedhur zonjën Tracy disa javë më parë, por ende nuk ka dhënë miratimin e saj zyrtar, i njohur si "agrément" në gjuhën diplomatike, thanë zyrtarët.
Zonja Tracy, e cila flet rusisht, ka shërbyer më parë si këshilltare e lartë për çështjet ruse në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, si zëvendës shefe e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Moskë. Ajo gjithashtu ka mbajtur disa poste në degët për Azinë Qendrore dhe Jugore.
Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Moskë, John Sullivan, u largua në fillim të këtij muaji, një largim që pritej këtë vjeshtë, por që u përshpejtua nga shëndeti i dobët i gruas së tij, e cila vdiq një ditë pas kthimit të tij.
Zonja Tracy vlerësohet lart nga qarqet diplomatike. Ajo mori një çmim për heroizmin e Departamentit të Shtetit nga Sekretarja e atëhershme e Shtetit Hillary Clinton në vitin 2009.
Ndërsa drejtonte konsullatën amerikane në Peshawar në rajonet kufitare të Pakistanit të ndeshura me kryengritje, ajo i mbijetoi një sulmi ndaj saj nga një person i armatosur që e la automjetin e saj të mbushur me plumba, por këmbënguli të shkonte në punë atë ditë dhe të qëndronte në post, edhe pse shqetësimet e sigurisë e kishin detyruar konsullatën të shkurtonte personelin e saj.
Zonja Tracy mori gjithashtu çmimin e nderuar të Departamentit të Shtetit për punën e saj si zëvendëse e ambasadës në Moskë.
Aktualisht, Elizabeth Rood, zëvendës shefe e misionit në Rusi, po shërben si diplomatja më e lartë e SHBA-së në Moskë.
Posti i ambasadorit mbeti bosh në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po udhëheqin një fushatë me vendet anëtare të NATO-s për të armatosur dhe financuar Ukrainën, ndërsa ai vend lufton për të dëbuar një agresion brutal rus. Administrata Biden gjithashtu po luan rolin kryesor në vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare që synojnë të ushtrojnë trysni mbi ekonominë e Rusisë për ta detyruar atë t'i japë fund luftës.
Presidenti rus Vladimir Putin, i cili e sheh zgjerimin e NATO-s dhe partneritetet e tjera perëndimore me ish-shtetet sovjetike si shkelje të sigurisë së Rusisë nga SHBA-ja, filloi sulmin në shkurt.
Ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Moskë gjithashtu ka të ngjarë të luajë një rol qendror në negociatat për të sjellë në atdhe dy amerikanë që SHBA-të thonë se Rusia po i arreston padrejtësisht, yllin e WNBA-së Brittney Griner dhe kontraktorin civil Paul Whelan./ VOA
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka b...
The United States has imposed sanctions on ten individ...
Një sulm ka ndodhur ditën e sotme ndaj presidentit rus...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se rishkri...
Ukraine consolidated its grip on the Kharkiv region on Tue...
Më 25 gusht, Vladimir Putin urdhëroi një rritje me 137.000...
The well-known European intellectual, Bulgarian resear...
After the death of Queen Elizabeth II, the longest-liv...
A senior US official spoke to reporters on Tuesday about R...
Telecom of Kosovo announced that on September 13 it faced cy...
The Speaker of the Assembly of North Macedonia, Talat ...
Serbian authorities have banned the EuroPride march da...
Iranian officials said the fire that broke out at the ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip...
Hungary's right-wing government has issued a decree requir...
"As long as I have influence, Serbia will neither dire...
Former President Donald Trump's lawyers say keeping secret...
President Joe Biden called on Americans Monday to come tog...
Është rindezur lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Lufti...
Një ekspert për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bash...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police authorities on the Greek island of Mykonos arrested...
A gas station was robbed at gunpoint overnight. It is rep...
Other details have emerged from yesterday's assassination ...
Tirana Police announces that following the procedural acti...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
US President Donald Trump spoke at the G7 summit regarding...
CIA Director John Ratcliffe has raised doubts about Iran's...
Japan's central bank has raised its key interest rate to a...
Eight people, including two Boeing employees, have been ki...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Oil prices have fallen to their lowest level in nearly 15 ...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sol...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...