German Minister: The reconstruction of Ukraine must begin
The German Minister for Development, Svenja Schulze, has s...

Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të bashkëorganizojnë Samitin e dytë për Demokracinë në Uashington, Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias njofton se si armët që Rusia ka përdorur deri më tani në luftën e saj kundër Ukrainës kanë shkaktuar një dëm të rëndë jo vetëm mbi popullsinë civile në Ukrainë, por edhe në mjedisin e atij vendi.
Në kufirin me Bjellorusinë, ushtarët ukrainas kanë përdorur për disa muaj dronë për të monitoruar çdo ofensivë të mundshme. Të shtunën erdhi lajmi se presidenti rus Vladimir Putin planifikon të vendosë armë taktike në Bjellorusi.
“Do të doja ta theksoja këtë, pa shkelur detyrimet tona ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore. Më 3 prill do të stërvisim ekuipazhet. Dhe më 1 korrik, përfundojmë ndërtimin e një objekti të posaçëm magazinimi për armët taktike në territorin e Bjellorusisë.
Njoftimi i Presidentit Putin erdhi pasi Britania konfirmoi se do t'i jepte Ukrainës predha kundër mjeteve të blinduara, që përmbajnë uranium të dobësuar. Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes radioaktive, kimike dhe biologjike të ushtrisë ruse, paralajmëroi për rreziqe të mundshme.
“Përveç ndotjes së popullatës së vet, kjo do të shkaktojë gjithashtu dëm kolosal ekonomik në sektorin bujqësor të Ukrainës, kryesisht në bujqësinë dhe blegtorinë”.
Ministria britanike e Mbrojtjes mbrojti vendimin e saj, duke thënë se rreziku i rrezatimit është i ulët dhe NATO-ja e cilësoi retorikën bërthamore të Putinit si "të rrezikshme dhe të papërgjegjshme", njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Pushtimi rus është ai që ka dëmtuar rëndë tashmë mjedisin e Ukrainës, tha për Zërin e Amerikës Ruslan Strilets, ministri ukrainas i mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore.
“Ne kemi më shumë se 2300 raste të krimeve mjedisore në Ukrainë. Dëmi total është më shumë se 51 miliardë dollarë.”
Ministria e tij thotë se do të kërkojë dëmshpërblime nga Rusia.
“Ndikimi më i madh është ndotja e ajrit. Më shumë se një e treta e të gjithë pyjeve të Ukrainës është shkatërruar”.
Gjatë fundjavës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tha popullit të tij se kriminelët rusë të luftës do të mbahen përgjegjës. Pritet që udhëheqësi ukrainas praktikisht t'i bashkohet... Sekretari amerikan të Shtetit Antony Blinken për një panel diskutimi, të titulluar, "Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë", gjatë Samitit të dytë për Demokraci që fillon më 28 mars në Uashington./ VOA
The German Minister for Development, Svenja Schulze, has s...
A few hours after the closing of the voting centers in...
Poland has detained a foreign national accused of spying f...
Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me rece...
The leader of Myanmar's military government, Min Aung ...
Rrjeti i transportit në Gjermani do të jetë pothuajse i bl...
Një grevë paralajmëruse e sindikatave ver.di dhe EVG s...
Like most Russian funerals, one held in the northern c...
At least 29 migrants have died after two small boats sank ...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy says that Russia's...
The US Defense Department said there were no indicatio...
Russia and China are not creating a military alliance and ...
Teherani ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj...
Pavarësisht aksidenteve si ai i fundit të shkurtit në brig...
Sipas presidentit Vladimir Putin, Rusia ka rënë dakord me ...
President Biden's latest moves to pressure TikTok over its...
France's security forces clashed with protesters again on ...
Russian President Vladimir Putin has had a telephone conve...
Kyiv authorities say Russian troops have forcibly taken mo...
The Social Democratic Party (PSD) has protested against th...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...