
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zoran Brdanin, ka dhënë detaje nga masakra në Cetinjë, ku mbetën viktimë 11 persona dhe u plagosën 6 të tjerë.
Br?anin bëri të ditur se mes viktimave janë edhe dy fëmijë, njëri tetë vjeç dhe tjetri 11 vjeç.
“Sipas rrethanave të njohura, sot rreth orës 15:30, një burrë 34 vjeçar nga Cetinja, V.B., ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një familjeje, anëtarët e së cilës kanë qenë banues në banesat e shtëpisë së tij si qiramarrës në Medovina. Me atë rast, duke përdorur një armë zjarri – pushkë gjuetie, ai u ka marrë jetën dy fëmijëve, njëri prej tetë dhe tjetri njëmbëdhjetë vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila iu nënshtrua mjekimit për plagët e marra në një institucion mjekësor. Më pas ka dalë dhe me të njëjtën armë zjarri ka shtënë në drejtim të banorëve të këtij vendbanimi, ku i ka marrë jetën e shtatë personave të tjerë dhe ka plagosur gjashtë të tjerë”, u shpreh ai.
Gjatë deklaratës për media, drejtori i policisë shtoi se nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur rëndë një polic.
“Për momentin nuk është e qartë se çfarë e shtyu V.B.-në në një akt të tillë të urryer, ku ai vetë u privua nga jeta. Theksoj se rrethanat e gjithë ngjarjes, duke përfshirë edhe marrjen e jetës së V.B.-së, ende janë duke u përcaktuar dhe opinioni për të gjitha detajet do të njoftohet përmes mediave”, tha Brdanin.
Gjithashtu ai deklaroi se shpreson se kurrë më nuk do të jemi dëshmitarë të një tragjedie të tillë në Mal të Zi.
“Besoj se të gjithë e respektojmë dhimbjen e familjeve dhe falënderoj mediat për qëndrimin korrekt në raportimin e deritanishëm dhe apeloj që të vazhdojmë raportimin me kujdes maksimal. Jetët njerëzore janë më të vlefshmet dhe më të pazëvendësueshmet dhe sot humbëm 11 qytetarë, mes të cilëve dy fëmijë. Ngushëlloj familjet e viktimave dhe në emrin tim dhe në emër të Drejtorisë së Policisë u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe meqenëse në momentin e kësaj ngjarje nuk kam qenë në Podgoricë, sonte do të shkoj edhe në Cetinjë. Gjithashtu, shpresoj që të lënduarit të shërohen shpejt dhe me sukses”, theksoi drejtori i policisë./ B.A. – CNA.al
Deforestation in Brazil's Amazon rainforest reached a ...
Almost 60 percent of Afghan journalists have lost their jobs...
The government of Montenegro will announce three days ...
Vuk Borilovic has been identified as the author of the...
Writer Salman Rushdie was attacked on Friday as he was...
The Prime Minister of Montenegro, Dritan Abazovic, has...
Authorities in the U.S. are investigating a motive aft...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi të pre...
Një krim i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi bëri të d...
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder ka paditur pa...
Ministria e mbrojtjes së Tajvanit bëri të ditur të pre...
A suspect in a deadly 2015 Islamic State attack on a S...
The UK government on Friday officially declared a state of...
Russian authorities have blocked the main social media...
Explosions this week at a Russian air base in Crimea have ...
Departamenti i Drejtësisë po i kërkon një gjykate federale...
Miku im rus Artjom e pëlqen Finlandën: liqene të bukura, n...
Embargoja e armëve, ndalimi i udhëtimit, bllokada tregtare...
Western countries have pledged to allocate more than 1...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
7 Albanian, Paraguayan and Angolan citizens are arrested a...
Criminal proceedings have been initiated against 16 protes...
SN, who was raped today with his wife near his apartment i...
An operation carried out by Durres Customs in cooperation ...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Just 2 days before the signing of the agreement, scheduled...
The Foreign Minister of Greece, Giorgos Gerapetritis, shar...
Moska mbështet marrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dh...
The US and Iran are expected to officially sign a memorand...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
In 2025, eight EU countries recorded a current individual ...
The Albanian economy is facing a new increase in inflation...
Total revenues for the period January-May 2026 reached aro...
In a sector where the number of visitors continues to grow...