PHOTOS - In the square, citizens and the four-legged "strategic protesters"
The 18th day of the protest in the capital took place this...
The 18th day of the protest in the capital took place this...

Departamenti i Drejtësisë po i kërkon një gjykate federale të bëj publik urdhrin që FBI-ja përdori për të kontrolluar pronën në Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump, tha të enjten Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, duke pranuar interesin e jashtëzakonshëm publik për rastin rreth të dhënave të klasifikuara.
Kërkesa është e çuditshme sepse dokumenta të tilla tradicionalisht mbeten të vulosura gjatë një hetimi në vazhdim. Por Departamenti i Drejtësisë duket ta ketë pranuar se heshtja që nga kontrolli kishte krijuar një vakum për sulme të hidhura verbale nga ish presidenti Trump dhe aleatët e tij dhe se publiku kishte të drejtë të dinte çfarë nxiti veprimin e së hënës në shtëpinë e ish-presidentit.
“Interesi i qartë dhe i fuqishëm i publikut për të kuptuar atë që ndodhi në këto rrethana peshon më shumë në favor të bërjes publike të urdhrit”, thuhej në një mocion të paraqitur në gjykatën federale në Florida të enjten.
Kërkesa që është tani në dorën e gjykatësit dhe që ish presidenti mund ta kundërshtojë bërjen publike të saj– mund të zbulojë informacione jo të këndshme për ish-presidentin dhe për shqyrtimin e FBI-së për trajtimin nga ana e tij të dokumenteve të ndjeshme të qeverisë pikërisht ndërsa ai përgatitet për një tjetër garë për Shtëpinë e Bardhë. Gjatë fushatës së tij të suksesshme të vitit 2016, ai vuri në dukje shpesh një hetim të FBI-së ndaj kundërshtares së tij demokrate, Hillary Clinton, për të pare nëse ajo keqpërdorte informacionin e klasifikuar.
Në këtë pikë është e paqartë se sa informacion do të përfshihej në dokumente, nëse ato do të bëheshin publike, ose nëse ato do të përfshinin një deklaratë të FBI-së që me sa duket do të parashtronte një bazë të detajuar faktike për kontrollin në pronën Mar-o-Lago. Departamenti kërkoi në mënyrë specifike bërjen publike të urdhrit si dhe një listë ku renditeshin sendet që u sekuestruan, së bashku me dy dokumenta të paspecifikuara.
Për të marrë një urdhër kontrolli, autoritetet federale duhet t'i provojnë një gjyqtari se ekziston një shkak i mundshëm për të besuar se është kryer një krim. Kryeprokurori Garland tha se ai personalisht e miratoi urdhrin, një vendim që ai tha se departamenti nuk e mori lehtë duke pasur parasysh se praktika standarde aty ku është e mundur, është të zgjidhen taktika më pak ndërhyrëse sesa kontrolli i shtëpisë.
As zoti Trump dhe as FBI-ja nuk kanë thënë asgjë në lidhje me dokumentet që FBI-ja mund të ketë sekuestruar, apo çfarë saktësisht kërkonin agjentët. Por ish-presidenti u ankua sërish të enjten për kontrollin.
Zoti Trump, i cili për vite me radhë ka kritikuar FBI-në dhe ka kërkuar të mbjellë mosbesim mes mbështetësve të tij në vendimet e saj, tha se urdhri u kërkua dhe kontrolli u krye pavarësisht bashkëpunimit të tij me Departamentin e Drejtësisë.
Në një postim në platformën e tij "Truth Social", zoti Trump tha se "avokatët dhe përfaqësuesit e tij po bashkëpunonin plotësisht" përpara kontrollit dhe se zyrtarët e qeverisë "mund të kishin gjithçka që dëshironin, kurdo që të dëshironin, nëse ne do ta kishim atë që kërkonin".
Departamenti i Drejtësisë ka afat deri të premten pasdite për të njoftuar gjyqtarin nëse zoti Trump do të kundërshtojë publikimin e urdhërit.
Politika e FBI-së dhe e Departamentit të Drejtësisë paralajmëron kundër diskutimit të hetimeve në vazhdim, si për të mbrojtur integritetin e hetimeve, ashtu edhe për të shmangur keqtrajtimin e padrejtë të dikujt që po hetohet. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e urdhrave të bastisjeve, ku dokumentet gjyqësore mbështetëse mbahen në mënyrë rutinë sekret ndërsa hetimi vazhdon.
Sidoqoftë, në këtë rast, kryeprokurori Garland përmendi faktin se vetë Trumpi kishte dhënë konfirmimin e parë publik të kontrollit të FBI-së, "siç është e drejta e tij." Departamenti i Drejtësisë, në dosjen e tij të re, tha gjithashtu se zbulimi i informacionit në lidhje me të tani nuk do të dëmtojnë funksionet e gjykatës.
Megjithatë, zoti Garland, në një deklaratë publike të planifikuar me ngut në Departamentin e Drejtësisë, dukej se pranoi natyrën e pazakontë të kërkesës së departamentit pasi ai refuzoi të merrte pyetje ose të jepte ndonjë hollësi thelbësore në lidhje me hetimin e FBI-së.
“Pjesa më e madhe e punës sonë kryhet jashtë syrit të publikut. Ne e bëjmë këtë për të mbrojtur të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve dhe për të mbrojtur integritetin e hetimeve tona," tha ai. "Ligji federal, rregullat e departamentit dhe detyrimet tona etike më pengojnë të jap detaje të mëtejshme në këtë kohë, në lidhje me arsyen e kontrollit”.
The Justice Department under Mr. Garland has been wary of making public statements about politically charged investigations, or confirming the extent to which it might investigate Mr. Trump as part of a broader investigation into the Jan. 6 riots. in Congress and efforts to overturn the results of the 2020 elections./VOA
Miku im rus Artjom e pëlqen Finlandën: liqene të bukura, n...
Embargoja e armëve, ndalimi i udhëtimit, bllokada tregtare...
Western countries have pledged to allocate more than 1...
Estonia plans to ban Russians with Schengen visas from...
Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është...
Të enjten është raportuar sërish për garantime në cent...
The spokesperson of the European Union for Foreign Affairs...
Një grup studentësh ukrainas në universitetin “Stanfor...
Një armëpushim midis Xhihadit Islamik dhe Izraelit duk...
The January 6 attack on the United States Capitol seem...
Latvia's parliament on Thursday designated Russia a "s...
Taiwan conducted military drills on August 11, a day after...
Former US President Donald Trump has refused to answer que...
The European Commission announced the cessation of budget ...
Britania e Madhe thotë se Rusia "me siguri ka krijuar ...
Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë...
Falling prices for fuel, air travel and clothing broug...
Federal officials are saying little so far about Monda...
Ukrainian officials say nine Russian fighter jets were...
China again threatened on Wednesday that it could use ...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After two days of searching, the lifeless body of 37-year-...
7 Albanian, Paraguayan and Angolan citizens are arrested a...
Criminal proceedings have been initiated against 16 protes...
SN, who was raped today with his wife near his apartment i...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në t...
The European Parliament has adopted a resolution on Kosovo...
Just 2 days before the signing of the agreement, scheduled...
The Foreign Minister of Greece, Giorgos Gerapetritis, shar...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
In 2025, eight EU countries recorded a current individual ...
The Albanian economy is facing a new increase in inflation...
Total revenues for the period January-May 2026 reached aro...
In a sector where the number of visitors continues to grow...