web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parashikimi i FMN-së/

2023-01-01 20:17:00, Ekonomi CNA
Parashikimi i FMN-së/
Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva

Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi vendet kryesore që ndikojnë në rritjen globale,Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina, do të përjetojnë aktivitet që do të vijë në ulje, tha kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Viti i ri do të jetë "më i ashpër se viti që lëmë pas", tha drejtoresha menaxhuese e FMN-së Kristalina Georgieva për CBS.

Në tetor, FMN-ja uli pritshmëritë e saj për një rritje të ekonomisë globale për vitin 2023, duke reflektuar pasojat e vazhdueshme të luftës në Ukrainë, inflacionin e lartë dhe normat e larta të interesit të krijuara nga bankat qendrore si Rezerva Federale e SHBA-së, që synojnë rritjen e çmimeve.

Georgievea më tej është shprehur se një rritje e rasteve të personave të  infektuar me COVID-19  pritet që të godasin më tej ekonominë e saj këtë vit çfarë do të ndikojë edhe në ekonominë globale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga