web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Musk hap sondazh për Donald Trump/ Qytetarët kërkojnë rikthimin e llogarisë së “Twitter”-it të ish-presidentit

2022-11-19 22:06:00, Kosova & Bota CNA
Musk hap sondazh për Donald Trump/ Qytetarët kërkojnë
Pronari i ri i "Twitter", Elon Musk dhe ish-presidenti i SHBA, Donald Trump

Pas blerjes së ?Twitter?-it, miliarderi Elon Musk një sondazh për të rikthyer llogarinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në platformë.

Musk e hapi sondazhin mbrëmjen e djeshme në ?Twitter?, ku rezultatet kanë qenë në favor të Donald Trump.

Votimi është i lejuar për vetëm për 24 orë, por kur kanë mbetur edhe 4 orë nga mbyllja e sondazhit 13,541,110 përdorues të rrjetit social kanë shprehur qëndrimin e tyre.

52% e qytetarëve janë pro rikthimit të llogarisë së ish-presidentit amerikan, ndërsa 48% kanë kërkuar të mos rihapet.

Ende nuk ka përfunduar sondazhi, por që nga momenti i hapjes votimi ka qenë në mbështetje të Donald Trump.

Vendimi i miliarderit për t'u kërkuar përdoruesve të ?Twitter? mendime se kush duhet të jetë në platformë ose jo, është pjesë e një ristrukturimi të madh të kompanisë, duke përfshirë pushime masive nga puna.

Ndërkohë, kujtojmë se Musk, pronari i ri i ?Twitter?, tha në maj se do të anulonte ndalimin e ?Twitter? ndaj Trump, llogaria e të cilit u pezullua pas sulmit të vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA./ B.A. ? CNA.al

Musk hap sondazh për Donald Trump/ Qytetarët kërkojnë





Lajmet e fundit nga