web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i zyrtarëve serb nga institucionet e Kosovës/ I dërguari i SHBA-ve shfaqet i shqetësuar

2022-11-19 16:17:00, Kosova & Bota CNA
Largimi i zyrtarëve serb nga institucionet e Kosovës/ I dërguari
Gabriel Escobar

Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur lidhur me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. 

Ai është shprehur se një vendim i tillë nuk e zgjidh aspak situatën, duke theksuar se largimi nga institucionet është motiv për përshkallëzim.

Më tej në reagimin e tij ai shprehet se SHBA ka të njëjtin qëndrim me Bashkimin Europian, se zhvillimet e fundit janë mjaft shqetësuese, dhe rrezikojnë progresin që është bërë deri tani në dialogun e lehtësuar nga BE.


“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe është potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë për  dhunë, vënë në rrezik të panevojshëm jetët e pafajshme dhe ato të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare që janë në terren.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për planin franko-gjerman. 

"Progress towards the normalization of Serbia-Kosovo relations through the EU-facilitated dialogue is very important for regional stability and for European stability, at a time when we are facing Russia's aggression in Ukraine and the crises of strikes that the brutal invasion and Putin's unjustified has caused throughout Europe. The details of the proposal are being discussed within the EU-led dialogue. We strongly support it: I think that after the discussions between the two governments, a greater involvement of the public should begin."./CNA.al





Lajmet e fundit nga