web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri izraelit: Izraeli ka pranuar propozimin e Trump për Gazën, gati për t'i dhënë fund luftës

2025-09-09 13:33:00, Kosova & Bota CNA

Ministri izraelit:  Izraeli ka pranuar propozimin e Trump për Gazën,

Ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar gjatë një konference për shtyp në Kroaci, tha se Izraeli “i tha po” propozimit të fundit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për lirimin e pengjeve dhe një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

“Lufta në Gaza mund të përfundojë nesër. Ne jemi të gatshëm të pranojmë një marrëveshje që do t’i jepte fund kësaj lufte, bazuar në vendimin e kabinetit», thotë Sa’ar. Ai shton se qeveria e Izraelit ka dy kërkesa që lufta të përfundojë lirimin e të gjithë pengjeve izraelite dhe dorëzimin e armëve nga Hamasi. Çarmatimi i Hamasit siguron një të ardhme më të mirë për banorët e Gazës, për palestinezët atje”, tha Sa’ar, duke e quajtur Hamasin “një problem për palestinezët dhe për rajonin”.

SHBA-të dhe Izraeli ende nuk kanë dhënë detaje se çfarë përfshin propozimi, megjithëse disa detaje të supozuara janë publikuar në shtyp, duke përfshirë lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe një marrëveshje nga Izraeli për të mos rinisur luftimet.

Lajmet e Channel 12 raportuan të dielën se sipas propozimit të ri, tërheqja e Izraelit nga Gaza do të ishte graduale, por do të ndodhte kryesisht në fillim të armëpushimit. Negociatorët do të kishin më pas 60 ditë - ose aq kohë sa të duhet - për të arritur një marrëveshje mbi çarmatimin e Hamasit, specifikat e tërheqjes së Izraelit dhe një qeveri alternative për Gazën, sipas rrjetit.

Sa'ar vlerëson gjithashtu qeverinë e Libanit për vendimin e kabinetit të saj për të çarmatosur grupin terrorist Hezbollah, duke e quajtur atë shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Libanit dhe për rajonin në tërësi.

“Izraelitët dhe palestinezët kanë vuajtur mjaftueshëm. Për sa kohë që ekzistojnë këto shtete terroriste, për sa kohë që Hamasi mbetet në pushtet, vuajtjet nga të dyja palët nuk do të mbarojnë”, u shpreh Sa’ar./CNA, përkthyer nga Channel 12





Lajmet e fundit nga