Crucial meeting in Brussels
It has been a few days since the announced meeting in Brus...

Këtë të hënë (27.02.2023) takohen sërish në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Tema e bisedimeve është plani i inicuar nga Gjermania dhe Franca për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. BE dhe SHBA i kanë dhënë Kosovës dhe Serbisë një afat deri në mars 2023 që të bien dakord për këtë plan. Propozimi parasheh që të dy vendet fqinje nuk do e njohin njëra-tjetrën formalisht, por do të pranojnë ekzistencën e e dynashme dhe kështu të startojnë një proces të normalizimit, pak a shumë si ai mes Gjermanisë Federale dhe RDGJ-së mbi bazën e marrëveshjes së vitit 1972. Serbia dihet që e refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008.
Sinjal i fortë për Kosovën dhe Serbinë
Eksperti i Europës Juglindore, Manuel Sarrazin, i ngarkuar i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor sheh në planin e paraqitur një shans për të dyja vendet. "Propozimi europian që bazohet në iniciativën gjermane dhe franceze është në gjendje të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve mes dy vendeve. Ai do të hapë rrugën për integrimin rajonal në BE", shprehet Sarrazin. Pranimi i këtij plani është një hap thelbësor për të dyja vendet në drejtim të BE.

Tani është mundësia që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet dhe të pranojnë propozimet e paraqitura. Ky do të ishte edhe një sinjal i rëndësishëm pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në një situatë kritike ndërkombëtare, thekson Sarrazin në bisedë me DW. Pranimi i planit nuk do të zgjidhë të gjitha problemet, beson Sarrazin, por ai do të "hapte një shteg pozitiv", që më në fund për Serbinë dhe Kosovën t'ia vlejë konstruktiviteti. Po ashtu ky plan do të thjeshtonte shumë çështje të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik. "Do të ofroheshin shumë mundësi, që të zbatohen pikat që i kemi arritur në Procesin e Berlinit dhe të shkohet përtej kësaj."
Qëndrimi i Serbisë në Ukrainë i paqartë
Përmes një qëndrimi pozitiv ndaj propozimit europian përfaqësuesit e Serbisë kanë shansin të tregojnë, që ata e kanë seriozisht kur thonë se "duan të zgjidhin në mënyrë konstruktive çështjen e Kosovës dhe të vazhdojnë me besueshmëri në rrugën e integrimit europian". Kjo mund të krijojë një besim të ri, "që tek politika serbe mund të mbështetesh", thekson Sarrazin. Po ashtu do të dërgohej edhe një sinjal drejt përfaqësuesve të ekonomisë, ndër të tjera në Gjermani, që duan të investojnë në Serbi.
Për Serbinë kjo ka rëndësi sidomos para situatës, ku shumë nuk janë të sigurtë, se në cilën anë qëndron Serbia në luftën e Ukrainës. "Ne presim natyrisht edhe më tej që Serbia, ashtu si është fiksuar në marrëveshjen e stabilizim-asociimit të afrohet hap pas hapi edhe më tej me politikën e jashtme europiane dhe në fund t'i bashkohet asaj."
"BE të flasë hapur me Serbinë"

Kush do të bashkohet me BE duhet të respektojë edhe vendimet europiane. "Ne na mungon çdo lloj përpjekjeje atje", kritikon Sarrazin. Ai apelon ndaj BE të flasë qartë e hapur me Serbinë. Të folurit hapur është më mirë se "mbulimi apo zbukurimi i hapave të vegjël, për të cilat do të ketë ujdi të dyanshme për të bërë më pas sikur çdo gjë është në rregull." Sarrazin vlerëson që Serbia në javët e fundit është përpjekur të forcojë marrëdhënien bilaterale me Ukrainën. Por nga ana tjetër në Serbi edhe më tej ka një propagandë të fortë proruse. Sarrazin është i mendimit se perspektiva e vuajtjes në Ukrainë dhe krimet që Rusia ka kryer në Ukrainë duhet të jenë më në fokus të tematizimit publik. "Ato janë krime lufte ruse, përpjekje imperialiste ruse për të kolonizuar Ukrainën, kjo kundrejt një populli sllav, kundrejt Ukrainës", shprehet Sarrazin.
Gjendje e tensionuar në Bosnje-Hercegovinë
Si i ngarkuar i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin ka në vëmendje edhe gjendjen e tensionuar në Bosnje-Hercegovinë. Ai e shikon si jo produktiv debatin për politikanin gjerman të CSU dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt. "Në gjendjen aktuale politike e shoh një diskutim të tillë për shpërbërjen e postit të Përfaqësuesit të Lartë si të pamenduar dhe të rrezikshëm."

Vetë Sarrazin bën një bilanc pozitiv të angazhimit 1-vjeçar si i ngarkuar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Sidomos tre marrëveshjet e mobilitetit në samitin e Berlinit, deklarata për energjinë, në kuadër të të cilës Gjermania i ka ofruar rajonit në formë bilaterale mjete të mëdha financiare janë sinjale shumë të rëndësishme. "Qeveria federale ka një angazhim të qartë për të ardhmen europiane të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor." Këtu nuk bën pjesë vetëm kërkimi i mundësive për zgjidhje për krizat akute aktuale, por edhe përmirësimi i dukshëm i perspektivës për shoqëritë në rajon. "Në këtë drejtim duam të punojmë si qeveri federale në muajt e ardhshëm", shprehet Sarrazin. Koordimi i vendosur në ujdi të ngushtë me partnerët në BE dhe SHBA janë kusht për të arritur zhvillime pozitive në Ballkanin Perëndimor, thekson Sarrazin./DW
It has been a few days since the announced meeting in Brus...
Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden, përmes ...
Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë dhe një al...
Një masë e ftohtë nga Arktiku ka shkaktuar furtuna në ...
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë, Drejtori ...
The Alternative Party in North Macedonia is seeking an...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reag...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...
The tragedy deepens in the south of Italy, where the ship ...
The senior advisor of the US Department of State, Derek Ch...
Shërbimet inteligjente të Ministrisë britanike të Mbrojtje...
Vuhledari, një qytet në lindje të rajonit të Donetskut...
The Russian President, Vladimir Putin, has accused NAT...
Drought concerns are growing in Europe, as recent meas...
A number of British supermarkets, such as Tesco, Aldi,...
The Berlin International Film Festival ended with some...
After three serious cyber attacks by Iranian hackers l...
A tragedy occurred in Cutro, 20 kilometers from Crotone, I...
A very unusual gesture of the American president, Joe ...
Turkish investigators have launched investigations aga...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious road accident occurred tonight on "Vllazërimi" s...
During the checks carried out by the State Police for envi...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
The Austrian government announced on Monday that it plans ...
Shots were fired outside the US consulate in Toronto today...
US President Donald Trump said today that he could order n...
The Pentagon revised its official casualty count from the ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...