web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta në Ukrainë/ Von der Leyen: Do të vazhdojmë sanksionet ndaj Rusisë

2025-03-30 12:57:00, Kosova & Bota CNA

Lufta në Ukrainë/ Von der Leyen: Do të vazhdojmë sanksionet

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka dhënë një intervistë për median italiane Corriere Della Serra. Gjatë intervistës, presidentja e KE ka thënë se do të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë deri sa të ketë një marrëveshje për paqen.

Më tej Von der Leyen u shpreh se do të forcohet ushtria ukrainase, si garancia më e mirë e sigurisë për Kievin.

Koalicioni i Vullnetarëve po rritet dhe po forcohet, ai është shumë i bashkuar. Rezultatet kryesore të arritura janë tre. E para është mbështetja e fortë për Ukrainën në një afat të shkurtër, me angazhime financiare të ofruara nga ana e disa vendeve për mediat Një që u negociua gjatë presidencës italiane të G7-ës është se ne do të vazhdojmë presionin ndaj Rusisë, dhe për këtë arsye, sanksionet, derisa të ketë një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme të paqes, e treta është forcimi i forcave të armatosura të Ukrainës, të cilat janë garancia më e mirë e sigurisë që mund të ketë Kievi”, tha Von der Leyen./ CNA





Lajmet e fundit nga