web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kurti: The US is in contact with Brussels about the situation in the north of Kosovo

2022-11-22 20:11:00, Kosova & Bota CNA
Kurti: The US is in contact with Brussels about the situation in the north of
Prime Minister of Kosovo Albin Kurti

Kosovo Prime Minister Albin Kurti said on Tuesday that the United States is in contact with Brussels to find a solution to the situation in northern Kosovo, after late at night he agreed to the American request for a 48-hour postponement of the implementation of the decision on the use of car plates issued by Serbia.

The request of the American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, followed yesterday's failure of Kosovo and Serbia to agree on this issue in Brussels.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës sidomos ambasadori Jeff Hovenier është shumë i përkushtuar dhe i angazhuar dhe unë e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, pra Shtetet e Bashkuara e sidomos ambasadori Hovenier, ata janë në kontakt me Brukselin”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti tha se që nga përfundimi i takimit të së hënës nuk ka patur më kontakt me zyrtarët evropianë ndërsa e kritikoi sërish shefin e politikës së jashtme, Josep Borrell për siç tha braktisjen e propozimit të Bashkimit Evropian. Me 1 nëntor qeveria e Kosovës filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shtyrjen e afatit. Punonjësit serbë u tërhoqën nga të gjitha institucionet vendase me 4 nëntor.

Sipas vendimit të qeverisë ishte paraparë që të martën fillon periudha e gjobitjes së atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave, një proces ky që është shtyrë për të enjten nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha pas takimit të së hënës se të dy udhëheqësit kanë përgjegjësinë "për të shtensionuar situatën”, por se të dyja palët kanë treguar mungesë respekti për detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare.

“Kjo vlen posaçërisht për Kosovën dhe kjo dërgon një sinjal negativ”, tha zoti Borrell i cili u kritikua në Prishtinë për qasje të njëanshme.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha të martën pas një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç se Shtetet e Bashkuara e çmojnë atë që po bënë Bashkimi Evropian ndërsa i kërkoi presidentit serb që të vazhdojë siç tha angazhimin e tij konstruktiv në proces.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha përmes një video mesazhi se ka kërkuar nga përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës që të ruajnë paqen dhe qëndrueshmërinë.

Serbian political officials in the north of Kosovo who have already left their jobs with the support of Belgrade, warned of protests against the decisions of the central government in Pristina./ Voa





Lajmet e fundit nga