Analysts: The chances for a breakthrough in Thursday's Kosovo-Serbia talks are few
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, and the Preside...

Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel
Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka njoftuar se takimet nisin nga ora 09:00.
Fillimisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, presin njërin përfaqësues, pastaj tjetrin.
Takimi trepalësh do të mbahet më vonë gjatë ditës dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiçit në muajin shkurt. Kjo marrëveshje me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë; kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, dhe i obligon ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.
Kurti dhe Vuçiç, sipas agjendës që ka publikuar BE-ja, do të diskutojnë edhe për “çështjet aktuale”.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje që t'i marrin seriozisht obligimet e tyre.
Përballje në kohë tensionesh
Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku jetojnë rreth 50.000 serbë dhe përbëjnë shumicën lokale.
Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit. Atëkohë, grupe serbësh kanë nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë - nën përcjelljen e policisë - në zyrat e komunave në veri.
Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit që janë mbajtur në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por që janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.
Protestat në zonë janë shndërruar disa herë në përleshje të dhunshme - më të rëndat kanë qenë më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur. Duke e bërë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar, Bashkimi Evropian ka kërkuar prej saj që t’i ulë tensionet duke i pezulluar operacionet policore në veri, duke i zhvendosur kryetarët e komunave në zyra alternative dhe duke shpallur zgjedhje të reja.
Deri më tash, Qeveria e Kosovës ka përgjysmuar praninë e njësive policore në ndërtesat komunale në veri dhe ka shprehur gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja. Për këtë qëllim, ajo ka nxjerrë edhe një udhëzim administrativ, por që, sipas njohësve të çështjeve zgjedhore, ai vështirë se çon në proces të ri zgjedhor.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës në veri, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se “rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja” do të ishte “nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje”.
Por, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë se një veprim i tillë është “kërkesë vetëm e Beogradit”.
Tensionet në veri e kanë bërë Kosovën subjekt të masave ndëshkuese edhe nga BE-ja, edhe nga SHBA-ja, pasi e kanë fajësuar për moskoordinimin e veprimeve me to. Mbi 12 vjet dialog
Kosova - e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 - dhe Serbia - që vazhdon ta kundërshtojë atë - janë të angazhuara në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.
Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, bisedimet kanë nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar pastaj në nivel politik.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje - nga lëvizja e lirë deri te çështja e të zhdukurve nga lufta e viteve 1998/99 - por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.
Bashkimi Evropian kërkon vazhdimisht nga to që të zbatojnë gjithçka të dakorduar.
Normalizimi i marrëdhënieve, njëherësh, është kusht për të dyja vendet që të përparojnë në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE vitin e kaluar, ndërsa Serbia është vend kandidat nga viti 2012. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë muajin e kaluar se BE-ja do të mund të pranojë vende të reja anëtare deri në vitin 2030, por se ato “nuk duhet të importojnë konflikte nga e kaluara”./ Rel
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, and the Preside...
The United States asks Kosovo and Serbia to take seriously...
The British government has rejected calls to formally decl...
An unprecedented event was recorded this Wednesday morning...
An explosion has been recorded at a gunpowder factory in C...
China has become the first country in the world to officia...
Two Russian military ships have been damaged in a large-sc...
In Rozhaje, Montenegro, the only Albanian school has been ...
House Speaker Kevin McCarthy announced Tuesday that lawmak...
French authorities have announced that the sale of the iPh...
At noon on Wednesday, Kim Jong Un's summit with Vladimir P...
In her State of the European Union speech, Von der Leyen b...
Hetimet po thellohen dhe po nxjerrin në dritë të tjera det...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Ko...
On the eve of the meeting between the Prime Minister o...
Republican House Speaker Kevin McCarthy announced Tues...
Last month, Canada imposed sanctions on Russia's nuclear s...
Some schools in Sweden are restricting the use of computer...
A wedding party saved all the people of a Moroccan village...
A survey of 14 countries on both sides of the Atlantic fin...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As a result of the investigative and procedural actions ca...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
Marine Le Pen is entering the decisive phase of the presid...
Member states of the International Criminal Court voted to...
From the declining role of exports to new public investmen...
South Korea is becoming one of the most sought-after desti...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...