"Threatens" Yulia Navalnaya: Putin will not be saved if my husband's death is confirmed
Russian President Vladimir Putin and his associates will n...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vdekja e raportuar e liderit opozitar rus, Alexei Navalny, në një burg rus të premten, është thirrje “për të gjithë që ta shohim autoritarizmin si gatishmëri për vrasjen” e atyre që e kundërshtojnë pushtetin e kapur.
Një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë tha të premten në mesditë se Navalny ka vdekur në burg. Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, shkroi në rrjetin social X: “Vdekja e raportuar e Navalnyt është thirrje për të gjithë që ta shohim autoritarizmin si të tillë; një gatishmëri për të vrarë dhe torturuar këdo që e kërcënon pushtetin e kapur fuqishëm”.
Kosova dhe Rusia nuk kanë kurrfarë marrëdhëniesh, pasi Moska, si mbështetëse e madhe e Serbisë, është njëra prej kundërshtareve më të mëdha të pavarësisë së Kosovës.
Kosova e feston të shtunën më 17 shkurt përvjetorin e 16-të të Pavarësisë, pasi e shpalli atë nga Serbia më 2008.
Prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kosova i ndërmori të gjitha masat sanksionuese që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndërmorën kundër saj.
Shërbimi Federal të Burgjeve i Rusisë në rajonin Yamalo-Nenets tha të premten se Navalny u ndje keq, pas ecjes më 16 shkurt dhe më pas humbi vetëdijen dhe se vdiq pasi iu ofrua ndihma mjekësore. “Të gjitha masat për ta kthyer në jetë u ndërmorën, por ato nuk prodhuan rezultate pozitive. Mjekët e autoambulancës e shpallën të vdekur të burgosurin. Shkaku i vdekjes është duke u përcaktuar”, u tha në deklaratën e Shërbimit rus, njoftim që nuk ka qenë e mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
Por, sekretarja për media e Navalnyt, Kira Yarmysh, shkroi në rrjetin social X se ekipi i kritikut të Kremlinit, nuk ka konfirmim për vdekjen e tij.
Yulia Navalnaya, bashkëshortja e Navalny, tha se Putini dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të shpëtojnë pa u ndëshkuar nëse konfirmohet vdekja e raportuar e burrit të saj.
Ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta luftojë së bashku “regjimin e tmerrshëm” në Rusi, duke folur Konferencën e Sigurisë në Munih.
“Nuk e di nëse duhet t’i besojmë lajmit të tmerrshëm. Ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe Qeverisë së tij. Por, nëse kjo është e vërtetë, do të doja që Putini dhe i gjithë stafi i tij, i gjithë rreth i tij, Qeveria e tij dhe miqtë e tij, ta dinë se do të ndëshkohen për atë që kanë bërë me shtetin tonë, me familjen time dhe me bashkëshortin tim”, tha Yulia Navalnaya.
Raportimi për vdekjen e Navalnyt ka nxitur zemërim dhe dënim nga liderët botërorë që e kanë thënë se kritiku i Kremlinit ka paguar “çmimin më të lartë” për kurajën e tij për të folur kundër udhëheqjes së shtetit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk ndihet i befasuar por i “zemëruar” pas vdekjes së raportuar të liderit opozitar rus, Alexei Navalny, duke shtuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është përgjegjës për vdekjen e tij. “Ai e kundërshtoi trimërisht korrupsionin, dhunën dhe të gjitha gjërat e këqija që po i bënte Qeveria e Putinit”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, është mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.
Në gusht, Navalny u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e ka mohuar gjithmonë, dhe u dënua me 19 vjet burgim shtesë.
Ai veçse ishte dënuar me nëntë vjet burgim për shkelje të lirimit me kusht, për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës./ Rel
Russian President Vladimir Putin and his associates will n...
The United States has warned that Russia could seize the k...
Russian opposition politician Alexei Navalny has died in p...
Një informator i Byrosë Federale amerikane të Hetimit ...
Greece is one of the first Orthodox countries in the world...
A total of 19,939 people became Austrian citizens last...
The trial against former President Donald Trump in the cri...
The American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, sa...
The US Secretary of State, Antony Blinken, made a call...
The American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, sa...
MSNBC contributor Huma Abedin revealed on Valentine's Day ...
What kind of warrant is this? It is about the officia...
Each NATO member country must allocate 2% of the value of ...
The chairman of the House Intelligence Committee said Wedn...
The President of Turkey, Recep Tayyip Erdogan, said on Wed...
Republicans in the US House of Representatives on Tuesday ...
The Speaker of the Assembly of North Macedonia, Jovan Mitr...
NATO Secretary General Jens Stoltenberg called on Kosovo a...
Latvia's culture minister, one of the officials Russia has...
The US Senate on Tuesday approved a $95 billion aid packag...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...