Vullkani Mauna Loa nuk është më kërcënim i menjëhershëm për autostradën në Havai
Lava nga vullkani më i madh në botë nuk është më një kërcë...

The Russian occupation of Ukraine has significantly expanded the range of foreign policy instruments that the Kremlin considers acceptable for use. With the Russian military leveling Ukrainian cities through bombings, and deliberately leaving people without heat and electricity in the middle of winter and freezing temperatures, Moscow can hardly be expected to show humanity on other international issues.
Kremlini është gati të shpërfillë kostot e veprimeve të tij më shkatërruese, me kushtin që ato të çojnë përpara kauzën e tij në Ukrainë. Megjithatë Rusia është çuditërisht e qetë në Ballkanin Perëndimor. Pse? Ballkani Perëndimor konsiderohet shpesh si një objektiv i lehtë për Moskën.
I afërt me Bashkimin Evropian dhe përherë i paqëndrueshëm, ky rajon ruan lidhje të rëndësishme edhe me Rusinë. Ky kombinim duket se i ofron Kremlinit një mundësi të përshtatshme për të nxitur tensione atje dhe për të shpërqendruar vëmendjen dhe burimet e Perëndimit, për të pakësuar ndihmën e tijj ndaj Ukrainës.
Megjithatë, 9 muaj pas fillimit të luftës, Moska duket se nuk po nxiton që ta shfrytëzojë këtë mundësi. Në mesin e rritjes së tensioneve në shumicën e shteteve të Ballkanit, Rusia ka mbetur kryesisht mënjanë, duke iu përmbajtur taktikave dhe narrativave të mëparshme, sikur viti 2022 të mos kishte përmbysur gjeopolitikën dhe gjeoekonominë e Evropës.

Në pamje të parë, kujdesi i Kremlinit mund të duket kundërintuitiv. Por ai duket më pak i tillë nëse i hedhim një vështrim më të afërt kufizimeve të kahershme në politikën rajonale të Rusisë, të cilat janë shtrënguar më tej për shkak të luftës. Kontrasti midis agresionit të Moskës në Ukrainë dhe kufizimit të hapësirës së saj manovruese në Ballkan buron nga varësia e saj e fortë nga politikanët ballkanikë.
Prania e drejtpërdrejtë e Rusisë në rajon ka qenë gjithmonë e kufizuar, por dukshmëria dhe ndikimi i saj janë rritur me padurim nga aktorë të shumtë vendas. Axhenda e tyre ndryshonte shumë pak nga ajo e Moskës: që të dy u përpoqën të frenonin reformat pro-evropiane, i shfrytëzuan ndjenjat anti-perëndimore dhe ushqeheshin nga përplasjet ndëretnike.
Këto interesa të përbashkëta i bënë ata partnerë natyralë, dhe e zgjeruar afinitetin e tyre për të forcuar fuqinë e njëri-tjetrit. Prapëseprapë, pavarësisht se sa me zell disa politikanë ballkanikë e përshkruanin veten si përfaqësuesit e Rusisë në rajon, mbetën dukshëm të pavarur në veprimet e tyre.
Moska ishte e mirëpritur të pretendonte se kishte një ndikim të fortë, kur prioritetet e saj përputheshin me aleatët e saj lokalë. Por vështirë se ajo ishte në gjendje të diktonte ndryshime të njëanshme në axhendën e përbashkët.

Vendasit mund të kenë luajtur rolin e radikalëve të pamatur pro-rusë, por në realitet radikalizmi i tyre ishte kryesisht i shtirur dhe synonte vetëm t’i rezistonte çdo ndryshimi që mund të kërcënonte fuqinë dhe privilegjet e tyre. Reformat kuptimplota dhe zgjidhja përfundimtare e konflikteve ballkanike, përbënin një kërcënim më të praktikueshëm.
Por si Rusia, po ashtu edhe aleatët e saj rajonalë, e kuptuan se teprimi mund t’i sillte telashe duke nxitur një përgjigje të fuqishme nga Perëndimi. Kështu, ata u kapën pas statuskuosë nëpërmjet përdorimit të moderuar të radikalizmit të tyre, dhe më shumë për të parandaluar një ndryshim pozitiv, sesa për të nxitur një ndryshim negativ.
Edhe nëse lufta në Ukrainë i ka ndryshuar llogaritjet duke e rritur oreksin e Moskës për destabilizim, ky nuk është rasti për bashkëpunëtorët e saj kyç në Ballkan. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, udhëheqësi serb i Bosnjes Milorad Dodik, politikanët pro-rusë në Mal të Zi e kështu me radhë, e vlerësojnë ende statusin e tyre aktual shumë të privilegjuar, dhe s’kanë dëshirë ta rrezikojnë atë për hir të aventurizmit gjeopolitik të Moskës.

Nëse Kremlini do të përpiqet që t’i imponohet të ndryshojnë qasje, përpjekja ka të ngjarë të dështojë, dhe vendasit do të sfidojnë çdo lloj presion që vjen nga Moska. Reputacioni ndërkombëtar i Rusisë është tashmë i shkatërruar. Gjëja e fundit që i duhet tani është një tjetër goditje poshtëruese, e cila do të dëshmonte se sa pak ndikim ka ajo në të vërtetë mbi çështjet e Ballkanit, sapo ndryshojnë prioritetet e saj apo të bashkëpunëtorëve të saj.
Prandaj, nuk është e habitshme pse Moska preferon që t’u përmbahet rregullave të vjetra të aleancave të saj rajonale, edhe nëse ky qëndrim nuk përputhet plotësisht me axhendën e saj të re luftarake. Ndërkohë, lufta ka ndryshuar edhe procesin e vendimmarrjes në Moskë, duke e dëmtuar aftësinë e saj për të zhvilluar një politikë të jashtme aktive në disa fronte njëkohësisht.
Presidenti Vladimir Putin, autoriteti suprem i Rusisë për të gjitha çështjet ndërkombëtare, është bërë edhe më i izoluar dhe ngurues për t’i ndarë planet e tij me vartësit apo për
t’ua deleguar atyre iniciativën. Po ashtu ai është bërë më kaotik dhe i paparashikueshëm në vendimet e tij, dhe aparati shtetëror rus nuk ka realisht dijeni se cili do të jetë hapi i ardhshëm i presidentit.
Ky realitet e përjashton në përgjithësi veprimin autonom në nivelet më të ulëta të strukturës së politikës së jashtme ruse, përfshirë pjesën përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor. Njerëzit e Moskës në Ballkan, druhen se veprimet e reja të pa kërkuara mund të përplasen me pritshmëritë e presidentit dhe t’i vendosin ata në telashe.
Ata preferojnë të luajnë të sigurt dhe të ndjekin udhëzimet e provuara dhe të testuara, pavarësisht se sa të vjetruara mund të duken këto të fundit tani. Ndërkohë, direktivat e reja nuk kanë gjasa që të konkretizohen së shpejti, pasi presidenti rus duket se është konsumuar plotësisht me pushtimin e Ukrainës.
Rrjedhimisht, nxitësi kryesor i politikës aktuale ruse në Ballkanin Perëndimor është shqetësimi në rritje se lufta në Ukrainë mund ta shtyjë Perëndimin të kërkojë zgjidhje të shpejta për konfliktet ballkanike dhe ta eliminojë tërësisht ndikimin e Rusisë në këtë rajon.
Një krizë e madhe në Serbi ose Bosnje-Hercegovinë do të tërhiqte vëmendjen e Putinit ndaj çështjeve të Ballkanit, duke i ekspozuar mbështetësit e flaktë të Moskës ndaj zemërimit të presidentit. Për të shmangur këtë gjë, ata i janë shmangur lëvizjeve të papritura dhe shpresojnë se partnerët rajonalë të Rusisë do të jenë ende në gjendje t’i rezistojnë presionit perëndimorë në rritje dhe të mbrojnë status quo-në.
Në funksion të këtij qëllimi, Rusia vazhdon të përsërisë mbështetjen e saj të plotë për qëndrimin e paepur të Vuçiçit për Kosovën, dhe e ftoi Dodik në Kremlin për t’i shprehur mbështetjen e hapur për rizgjedhjen e tij si president i Republikës Srpska. Por Moska është e qartë se po zë një vend dytësor në rajon, dhe po ua lë vendasve të mbajnë barrën e rezistencës ndaj Perëndimit.
Given the arbitrariness of many of Vladimir Putin's recent decisions, there can be no guarantee that at some point, the Russian leader will not come up with a new geopolitical scheme to exploit the West's weaknesses in the Western Balkans. But so far there are more signs of a scenario of inertia, with Russia likely to continue to rely on the stubbornness of domestic politicians to help it "save face" in the region.
Note: Maxim Samorukov, fellow at the Belgrade Center for Security Policy (BCSP) and a fellow at the Carnegie Endowment for International Peace.
Lava nga vullkani më i madh në botë nuk është më një kërcë...
Russian arms dealer Viktor Bout, who was returned to Russi...
The British Prime Minister, Rishi Sunak, has said that Bri...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare gjatë takimit në ...
The most beautiful period of the year has just begun. At l...
The chief of staff in the Presidency Cabinet, Blerim V...
Policia e Kosovës njoftoi se një pjesëtar i saj është ...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar zgjatjen e masave emergj...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë këmbyer të basketbo...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se ...
Qindra gazetarë dhe punonjës të tjerë të së përditshme...
Another case of violence was recorded in Kosovo, where...
The sister of Iran's supreme leader has condemned the crac...
Chancellor Olaf Scholz was pleased: In his last video mess...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evro...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se rreziku i përd...
The spokesperson of the European Union for Foreign Affairs...
Protestat e dhunshme shpërthyen në qytetin e Selanikut në ...
As of yesterday, reporters and editors at The New York Tim...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
This evening, former police chief Irakli Koçiaj, who has b...
An accident occurred this evening on "Mother Teresa" Stree...
Durres Customs has announced that today, during checks car...
A road accident was recorded a few minutes ago on the Pogr...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
The Greek Coast Guard has intercepted or rescued nearly 55...
Tensions between Pakistan and Afghanistan have escalated a...
Health authorities in North America have increased monitor...
US authorities have seized a series of websites allegedly ...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...