Osmani: Serbia po kërcënon me dhunë për shkak se Kosova po zbaton ligjin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia po kërc...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se paralajmërimet e Prishtinës për zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave në veriun e Kosovës kërcënojnë qëndrueshmërinë, paqen dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha ndërkaq se është Serbia ajo e cila po kërcënon me dhunë ndaj një veprimi ligjor të autoriteteve të vendit.
Të hënën më 31 tetor skadon afati i vendosur nga qeveria e Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës.
Përfaqësuesit e serbëve paralajmëruan bllokimin e rrugëve nëse siç thanë, autoritetet ndërmarrin veprime për konfiskimin e makinave me targa serbe.
Ky paralajmërim u bë nga udhëheqësi i Listës Serbe, Goran Rakiç, ministër në qeverinë e Kosovës pas një takimi në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Presidenti serb, i cili mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje tha se paralajmërimet e Prishtinës për zbatimin e vendimit për ndryshimin e targave kërcënojnë qëndrueshmërinë, paqen dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë.
Ai tha se ka marrë një njoftim të bashkërenduar nga përfaqësuesit e “Quintit” dhe Bashkimit Europian, në të cilin theksohet se Serbia duhet të kuptojë se veprimi i Kosovës është legjitim dhe në përputhje me marrëveshjet e arritura në bisedimet në Bruksel, por se problemi është në kohë dhe metoda. Ai kritikoi ashpër diplomatët perëndimor dhe e cilësoi të rremë interpretimin e marrëveshjes për targat që është arritur në vitin 2011.
Sipas asaj marrëveshjeje parashihej përdorimi i targave me mbishkrimin RKS (Republika e Kosovës) ose KS si targa me status neutral si një masë e përkohshme për një periudhë pesëvjeçare. Në vitin 2016 palët u pajtuan që të vazhdonin vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet, përkatësisht deri në vitin 2021.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se bashkë me diplomatët evropianë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të zgjasin afatin e konvertimit të targave të makinave për dhjetë muaj dhe tashmë janë në pritje të përgjigjes.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha të enjten gjatë një vizite në Kosovë se për çështjen e targave të makinave duhet të ndiqen rregullat dhe ligjet ndërsa bëri thirrje për një tranzicion të qetë dhe gjithëpërfshirës.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha sot se çështja e targave është mbi të gjitha çështje e zbatimit të ligjit, e respektimit të parimeve dhe standardeve më të larta evropiane dhe ndërkombëtare.
“E tëra që ne po bëjmë është që po e zbatojmë ligjin dhe po i mbrojmë të gjithë qytetarët tanë pa dallim dhe si rezultat i kësaj Serbia po kërcënon me dhunë e barrikada të cilat siç e dini janë shkelje e të drejtës së lirisë së lëvizjes. Ne do të punojmë bashkërisht me të gjithë partnerët tanë që të mos lejojmë që këto skenare ruse të kenë vend në Ballkanin Perëndimor dhe të mos lejojmë që përderisa Serbia ka zgjedhur të vallëzojë me melodinë e (Vladimir) Putinit që të kenë rezultate në tensionimin e stabilitetit të rajonit tonë”, tha ajo.
Ministria e Punëve të Brendshme tha se gjatë 24 orëve të fundit në veriun e Kosovës janë regjistruar tri raste të djegies së makinave dhe dëmtimit të pronave të qytetarëve serbë që kanë konvertuar targat e makinave.
Tensionet e verës së këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik për të shmangur përplasjet në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Në qendër të vëmendjes është një plan i propozuar nga Franca dhe Gjermania, që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por për të cilin dihen pak hollësi.
Presidenti serb tha sot se brenda 24 orësh do të përgjigjet rreth këtij plani, duke shprehur gatishmërinë për të biseduar rreth tij, ndërsa nënvizoi se “ka gjëra që nuk mund të pranohen”.
Një ditë më parë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i tha "Zërit të Amerikës" se hollësitë e propozimit “po diskutohen brenda kontekstit të dialogut të BE-së” dhe se “shumë shpejt pasi të kenë pasur diskutime intensive me të dy qeveritë, ne do të fillojmë të angazhojmë publikun për të kuptuar thelbin e propozimit”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia po kërc...
Kabineti i qeverisë federale ka rënë dakord për një kompro...
President Joe Biden hosted Israeli President Isaac Herzog ...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka mirëpritur vendimi...
Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NA...
Ndoshta evropianët nuk frymëzohen vetëm nga Afërdita (Perë...
Fjalimi i fundit i udhëheqësit kinez Xi Jinping në Kongres...
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë irania...
Synimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë t...
Rezervistët e mobilizuar që presidenti rus, Vladimir P...
Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, n...
Gjermania po planifikon legalizimin e kanabisit. Mini...
Russia's accusations that Ukraine is preparing to use ...
Banka Botërore ka paralajmëruar se qeverive u kushton ...
Një njoftim i fundit se takimi ministerial franko-gjerman ...
South Africa said it will allow a sanctioned Russian oliga...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paral...
American companies, which are developing a new generation ...
A possible compromise is looming in the dispute within the...
Officials working for Moscow's local administration, a...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
The counting process of mail-in ballots continues at the K...
United States President Donald Trump has said that a deal ...
Japan is planning to send a delegation to Greenland this s...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...