web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

California, rocked by back-to-back gun attacks

2023-01-24 16:27:45, Kosova & Bota CNA
California, rocked by back-to-back gun attacks
Illustrative photo

Seven people were killed in two shootings believed to be linked in a South Shore community near San Francisco.

The attack follows Saturday's massacre at a Southern California dance club in which 11 people were killed.

This is the third shooting in California in eight days.

Four people were killed and one seriously wounded Monday in a shooting at a farm in the town of Half Moon Bay near San Francisco, while three others were found dead at a business a few miles away.

Lidhja midis vendnodhjeve të incidenteve është e paqartë, por autoritetet thonë se të dyja janë biznese bujqësore.

Sipas policisë i dyshuar për sulmet është një 67-vjeçar i identifikuar si Chunli Zhao, i cili u arrestua pasi u gjet në makinën e tij në parkingun e një nënstacioni të një sherifi.

Autoritetet besojnë se i dyshuari punonte në një nga objektet dhe se viktimat ishin kolegë të tij.

Ky incident vjen dy ditë pasi një sulmues i armatosur vrau 11 persona në një klub vallëzimi në afërsi të Los Anxhelosit, ku po festohej viti i ri kinez.

Banorët shprehen të tronditur nga një valë e përgjakshme në përgjithësi në Shtetet e Bashkuara.

“Rastet në Sandy Hook, Uvalde, këtu në Monterey Park, Columbine. Mund të vazhdoj pa pushim së numëruari sulmet që kanë ndodhur ndër vite. Nuk e ndjen derisa nuk goditet vendi yt, thotë Inez Arakaki, banore e Monterey Park.

65 për qind e banorëve të këtij qyteti janë aziatiko-amerikanë.

“Është një komunitet i qetë dhe paqësor ku gjithmonë jam ndier i sigurt, qoftë ditën apo natën”, thotë banori Frank Salazar.

“Zemra më tha se duhet të jem këtu në mbështetje të komunitetit. Besoj se në tragjedi si kjo duhet të bashkojmë zemrën, mendjen dhe shpirtin tonë, sepse të bashkuar qëndrojmë, ndërsa të ndarë biem”, thotë Rita Fulmore, banore tjetër.

I dyshuari për sulmin në Monterey Park, 72-vjeçari Huu Can Tran, u gjet i vetëvrarë brenda një furgoni pas sulmit.

“Këta njerëz të pafajshëm nuk e meritonin të iknin kështu nga kjo botë”, thotë Darren Yan.

Autoritetet thonë se ende nuk kanë identifikuar motivin e asnjërit sulm.

Ajo që dihet është se të dyshuarit në dy rastet e fundit janë burra në pension, shumë më të moshuar krahasuar me autorët e sulmeve të tjera me armë.

Nga fillimi i vitit të ri, Shtetet e Bashkuara janë përballur me gjashtë sulme me armë, ku si pasojë kanë humbur jetën 39 persona.

Tri nga këto sulme kanë ndodhur në Kaliforni, me rastin e parë të regjistruar para tetë ditësh.

Më 16 janar, një nënë adoleshente dhe foshnja e saj ishin në mesin e gjashtë viktimave në një sulm me armë në rajonin e Luginës Qendrore të Kalifornisë./ VOA





Lajmet e fundit nga