Caught with 30 kg of drugs in the truck/Albanian risks 30 years in prison
The attempt of an Albanian truck driver traveling to t...

Mediat malazeze kanë shkruar ditën e sotme se ka lëvizje të forta politike brenda vendit të tyre, sa i përket të ardhmes në Bashkimin Europian.
Sipas “Vijesti.me”, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë një pakt të fshehtë me liderët e BE-së, ku ju ka thënë se nëse ai është pengesa për anëtarësimin e vendit në familjen e madhe europiane, ai është i gatshëm të tërhiqet nga politika, por me një kusht.
Në media theksohet se burime brenda BE-së, bëjnë me dije se Gjukanoviç ka kërkuar që tërheqja e tij nga politika të jetë me dinjitet.
“Gjukanoviç bëri të ditur se nëse është pengesë për integrimin më të shpejtë evropian të Malit të Zi, ai është i gatshëm të bëjë një hap prapa dhe të largohet nga pushteti, por kërkoi që të lejohet të largohet nga skena politike me dinjitet dhe në mënyrën e tij. Nga figurat kyçe të BE-së (nënkuptohen krerët e shteteve dhe qeverive dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së), Gjukanoviç ka marrë mbështetje për një akt të tillë dhe nëse e mban fjalën do të jetë një zgjidhje krejtësisht e drejtë për BE-në”, tha një burim nga një nga anëtarët kryesorë të BE-së iu referua dosjes malazeze.
Sipas burimit, presidenti Gjukanoviç kohëve të fundit ka qenë më konstruktiv se kurrë në rrugën evropiane të Malit të Zi dhe nuk ka vënë më gure në rrota duke folur një gjë e duke bërë një tjetër. Është vërejtur ndryshimi në sjelljen dhe veprimet e Gjukanoviçit, dhe në bazë të kësaj, Brukseli shpreson se kësaj radhe nuk do të ketë surpriza të pakëndshme dhe se me përfundimin e mandatit presidencial vitin e ardhshëm, Gjukanoviç do të largohet dhe nga politika aktive.
Mediat malazeze theksojnë se nëse Podgorica i ktyen siç duhet detyrat e shtëpisë, të cilat kanë të bëjnë me emërimet në gjyqësor, nga Këshilli Gjyqësor, përmes Prokurorisë Supreme të Shtetit deri në Gjykatën Kushtetuese, me shumë gjasa në fund të shtatorit mund të avancojë në negociatat për anëtarësim me të drejta të plota në BE.
“Qeveria e re në Podgoricë e drejtuar nga Dritan Abazoviç, tashmë ka arritur rezultate mjaft inkurajuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sigurisht, këto janë sinjale fillestare, por janë shumë të rëndësishme sepse Podgorica më në fund ka filluar të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse ky trend vazhdon dhe Mali i Zi përmbush atë që ishte planifikuar deri në shtator, ne mund të mbyllim disa kapituj tashmë në dhjetor. Pas një kohe të gjatë, brenda BE-së ka një dëshirë dhe vullnet politik për të përshpejtuar procesin e afrimit të Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE. Ardhja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borelli në Këshillin e Stabilizim-Asociimit më 14 korrik nuk është thjesht protokoll apo rutinë. Është në funksion të ofrimit të mbështetjes konkrete dhe elanit të ri për rrugën evropiane të Malit të Zi. Ky qëndrim mbështetet nga të gjithë, veçanërisht nga dy anëtarët kryesorë të BE-së, Franca dhe Gjermania”, tha burimi për “Vijesti.me”./CNA.al
The attempt of an Albanian truck driver traveling to t...
"Winning a seat in the Assembly of Serbia is extremely...
A top US diplomat on Tuesday urged Ukraine's allies to...
The former US Secretary of State, Mike Pompeo, at the ...
The Ministry of Foreign Affairs and Diaspora in Monten...
Glaciers in Europe's Alps are becoming more unstable a...
The American ambassador to Serbia, Christopher Hill, s...
Britain's Ministry of Defense said on Tuesday it expec...
Përfaqësuesit e 30 vendeve anëtare të NATO-s nënshkrua...
‘Jam ende gjallë dhe jam shumë mirë, ndaj dhe do të va...
Italy has declared a state of emergency in five northe...
German Foreign Minister Annalena Baerbock criticizes Briti...
Torrential rains continued to lash Australia's east co...
Dozens of citizens protested in front of the Governmen...
In a video podcast Chancellor Olaf Scholz said that th...
Një zjarr i madh ka shpërthyer në Kranidi Argolida, Gr...
Ukraine's ambassador to the United States, Oksana Mark...
The French proposal will be discussed during this week...
A shooting has interrupted the 4th of July parade in I...
Pope Francis dismissed rumors that he plans to resign ...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
In January 2026, CNA published a series of documents and f...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident is reported to have occurred today in G...
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...
A road accident occurred today on the Lezhë-Milot highway,...
Tirana police have criminally prosecuted 27 people in conn...
Albania is leading a painful demographic process that plac...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Two high-speed passenger trains collided on Friday afterno...
The United States government has announced that it will st...
Meteorologists have warned that a powerful El Nino phenome...
Oil shipments through the Strait of Hormuz increased signi...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Urban development, transport, energy, forestry and agricul...
The Minister of Economy and Innovation, Delina Ibrahimaj, ...
The draft law proposed by the Ministry of Finance for a ne...
It is not only Albanian consumers who pay more than the Eu...