LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Furnizoi me armë vrasësin e Liridona Ademajt/ Gjykata lë në qeli të arrestuarin e katërt

2023-12-11 12:14:00, Kosova & Bota CNA
Furnizoi me armë vrasësin e Liridona Ademajt/ Gjykata lë në
Naim Murseli dhe Liridona Ademaj

Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin e katërt në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Tomë Dodaj.

Ky i fundit ka furnizuar me armë Granit Plavën për të kryer krimin e rëndë. Dyshohet se arma që ai ka shitur është përdorur për vrasjen e Liridona Ademaj.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit T.D për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Organizatori i vrasjes së të resë ka qenë burri i saj, Naim Murseli, kurse ekzekutori Granit Plava, bashkëfshatar i tij.

Dyshohet se për kryerjen e vrasjes Plava do të paguhej 30.000 euro nga Murseli, ku 15 mijë euro i kishte marrë para kryerjes së vrasjes dhe 15 mijë të tjera do t’i merrte më pas.

Më vonë Policia e Kosovës arrestoi edhe një person të tretë si të dyshuar për vrasjen eLiridona Ademajt, i cili ishte Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës./CNA

 

Lajmet e fundit nga