Polonia arrin marrëveshje për ndërtimin e uzinës së dytë bërthamore
Varshava dhe Seuli kanë nënshkruar një marrëveshje bas...

Israeli voters appear to remain divided as the country heads to the polls again on Tuesday, with polls showing no clear winner.
Ish-kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili qeverisi për 12 vjet përpara se të rrëzohej vitin e kaluar, po u kërkon votuesve t'i japin atij një tjetër shans, ndonëse ai po përballet me një gjyq nën akuzat për korrupsion. Kryeministri aktual, Yair Lapid, e ka cilësuar veten si një zë të mirësjelljes dhe unitetit. Ai shpreson se mandati i tij si kryeministër i një qeverie të përkohshme u ka treguar votuesve se vendi mund të drejtohet nga një udhëheqës tjetër, përveç Netanyahut.
Në sistemin e fragmentuar politik të Izraelit, as partia Likud e linjës së ashpër, e drejtuar nga Netanyahu, as ajo e qendrës Yesh Atid, e udhëhequr nga zoti Lapid nuk pritet të marrin vende të mjaftueshme në parlament për të formuar të vetme një qeveri të re. Ato shpresojnë të sigurojnë shumicën prej 61 vendesh, me ndihmën e aleatëve më të vegjël politikë. Nëse asnjëra prej tyre nuk ka sukses në formimin e qeverisë, Izraeli së shpejti mund të përballet me zgjedhje të tjera. Izraeli tashmë ka mbajtur zgjedhje parlamentare pesë herë në më pak se katër vjet.
Disa nga faktorët që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve:
Si zoti Lapid ashtu edhe rivali i tij Benjamin Netanyahu kanë nevojë për pjesëmarrje të lartë nga baza e mbështetësve të tyre.
Zoti Netanyahu, i cili ka mbështetjen e votuesve më të varfër, fetarë dhe atyre që jetojnë në qytetet e vogla me pikëpamje agresive ndaj palestinezëve, e ka kaluar verën duke vizituar pjesë të ndryshme të Izraelit dhe duke mbajtur fjalime elektorale para turmave në një autobus të blinduar të njohur si "Autobusi i Bibit”. Zoti Lapid, i cili është popullor me votuesit laikë e urbanë, ka krijuar një grup të madh vullnetarësh dhe aktivistësh partiakë në të gjithë vendin.
Por votuesit palestinezë me shtetësi izraelite, të cilët përbëjnë rreth 20% të popullsisë së vendit, mund të jenë një grup përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve.
Votuesit arabë, komunitetet e të cilëve kanë vuajtur prej kohësh nga varfëria, neglizhenca dhe diskriminimi, kanë pak entuziazëm për kandidatët dhe pjesëmarrja e tyre në zgjedhje pritet të jetë e ulët. Por ata që votojnë kanë prirje të favorizojnë zotin Lapid dhe aleatët e tij. Nëse votuesit arabë dalin në një numër modest, kjo mund t'i japë një epërsi liberalit Yair Lapid. Por nëse ata qëndrojnë në shtëpi, siç parashikojnë sondazhet, mungesa e tyre mund ta çojë Netanyahun drejt fitores.
Çdo parti që fiton më shumë se 3.25% të votave kalon pragun e nevojshëm për të patur përfaqësues në parlament, ku vendet ndahen bazuar në numrin e votave që partitë marrin. Mbi 10 parti mund të marrin mbështetje të mjaftueshme për të patur deputetë në parlamentin izraelit.
Partitë e vogla që e kalojnë këtë prag mund ta gjejnë veten në një pozicion të fuqishëm për të formuar koalicionin e ardhshëm qeverisës. Por, votat e atyre që nuk e kalojnë pragun nuk merren parasysh.
Sipas sondazheve, dy parti në gjendje të dobët të bllokut anti-Netanyahu, Laburistët dhe Partia Meretz, janë shumë afër kalimit të pragut. Një dështim i tyre për ta kaluar pragun prej 3.25% do të ishte goditje e rëndë për zotin Lapid.
Nga ana tjetër, "Shtëpia Çifute", një parti nacionaliste e linjës së ashpër besnike ndaj Netanyahut, është gjithashtu në vështirësi. Sondazhet tregojnë se kjo parti nuk do të hyjë në parlament. Por nëse ajo merr vota të mjaftueshme për të hyrë në parlament, blloku i Netanyahut e ka pothuajse të sigurt fitoren.
Partia e ekstremit të djathtë "Zionizmi Fetar" ka tërhequr vëmendjen në fushatën zgjedhore. E udhëhequr nga politikanë të hapur anti-arabë dhe homofobikë, partia ka dalë nga skajet ekstremiste të politikës izraelite dhe mund të shfaqet si një nga fraksionet më të mëdha në parlament. Ajo është një aleate e fortë e Netanyahut dhe udhëheqësit e saj mund të presin një shpërblim të madh nëse e çojnë atë drejt fitores. Në këmbim të posteve në qeverinë e re, ata kanë dhënë shenja se do të përpiqen të heqin akuzat ndaj zotit Netanyahu.
Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Benny Gantz, i cili drejton një parti të vogël të qendrës së djathtë, mund të jetë i rëndësishëm në përpjekjet e zotit Lapid për të fituar zgjedhjet. Nëse zoti Gantz merr një pjesë të votave që zakonisht shkojnë për zotin Netanyahu, ai mund ta pengojë ish-kryeministrin nga marrja e shumicës. Zoti Gantz gjithashtu ka marrëdhënie të mira me aleatët fetarë të zotit Netanyahu dhe mund t'i sjellë ata në anën e zotit Lapid. Kjo mund ta bëjë atë një lojtar të fuqishëm në negociatat për krijimin e një koalicioni qeverisës, dhe madje ta pozicionojë atë si një pretendent për kryeministër të ardhshëm të vendit.
During Mr Lapid's short four-month tenure, Israel has waged a three-day battle against militants in the Gaza Strip, stepped up raids and arrests in the West Bank and reached a diplomatic deal with Lebanon on a maritime border between the two hostile countries. . A sudden wave of violence, or an unexpected diplomatic breakthrough can influence voters at the last moment./ VOA
Varshava dhe Seuli kanë nënshkruar një marrëveshje bas...
There is only one week left until the elections for Co...
The United States Supreme Court on Monday refused to h...
Iran's Revolutionary Guard has confiscated a foreign o...
German Chancellor Olaf Scholz said the European Union ...
Kiev and several other Ukrainian regions have again faced ...
Majtisti Luis Inacio Lula da Silva fitoi të dielën ndaj pr...
Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak...
Të dielën e kaluar, shërbimet sekrete britanike raportuan ...
Ukraine: About four million people affected by massive...
A Swiss rail operator has set a new record for complet...
Dozens of people have died after a pedestrian bridge c...
Rishi Sunak has today reduced Labour's lead in the polls i...
The European Union called on Russia to reverse its dec...
Të paktën 100 vetë humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosë...
Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i...
Në qytetin e Bllagoevgradit në Bullgari më 30 tetor është ...
The United States has sharply criticized Russia for suspen...
More than 300 Iranian journalists have published an open l...
Spekulimet se sa e sigurt është pozita e Vladimir Putinit ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
Fier Police have conducted an operation where they have cr...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Former Hungarian Prime Minister Viktor Orban was re-electe...
US President Donald Trump has stated that a deal with Iran...
US President Donald Trump and Ukrainian President Volodymy...
The US has deported a group of migrants to the Central Afr...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...