The first failed/ Pakistan proposes organizing the second round of US-Iran talks
Pakistan has proposed hosting a second round of talks betw...

Në fillim të marsit, një litër benzinë super kushtonte 2 euro e 50 cent në disa pika karburanti në Gjermani. Aktualisht, çmimi mesatar është 2,14 euro. Kjo sërish përbën rreth 25 për qind më shumë krahasuar me fillimin e vitit, kur karburanti tregtohej me 1,70 euro për litër.
Shkak për rritjen u bë lufta kundër Iranit, e nisur nga SHBA dhe Izraeli. Regjimi në Teheran reagoi, ndër të tjera, duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare kyçe për transportin e anijeve cisternë.
Gjermani: Prej vitesh çmime të larta për energjinë
Që nga shpërthimi i luftës, çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në mbarë botën. Në Gjermani, ku energjia është tashmë shumë e shtrenjtë në krahasim ndërkombëtar, pasojat ndihen gjerësisht – si nga ekonomia ashtu edhe nga popullsia. Pas hezitimeve të zgjatura dhe debateve për gjetjen e mënyrës më të mirë, qeveria federale, e përbërë nga partitë konservatore të Unionit (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD), ra dakord për masa lehtësuese.
Komisioni i koalicionit, i kryesuar nga kancelari federal Friedrich Merz (CDU), shpalli pas një takimi krizash në fundjavë (12.04.2026) në Berlin një masë me efekt të menjëhershëm: taksa mbi karburantet për naftën dhe benzinën do të ulet me 17 cent për litër për një periudhë dy mujore. Kjo korrespondon me një vëllim prej rreth 1,6 miliardë eurosh. "Me këtë masë do ta përmirësojmë shumë shpejt situatën për drejtuesit e automjeteve dhe për ndërmarrjet”, deklaroi kreu i qeverisë.
Çfarë pret kancelari federal Merz nga industria e naftës
Merz e lidhi njoftimin e tij me një mesazh të qartë: "Në këtë kontekst presim që industria e naftës ta përcjellë këtë lehtësim drejtpërdrejt dhe pa asnjë kufizim te konsumatorët.” Megjithatë, Gjermania ka shumë pak ndikim mbi çmimet e naftës së papërpunuar në tregjet botërore. Kjo është e qartë edhe për qeverinë federale.
Kancelari iu referua pasojave të gjeopolitikës, veçanërisht dështimit të negociatave për një armëpushim në luftën me Iranin. Si pasojë, çmimet e naftës u rritën sërish brenda natës në mbi 100 dollarë për fuçi. "Kjo tregon se kjo krizë, kjo luftë, është shkaku i vërtetë i problemeve me të cilat përballemi në vendin tonë”, theksoi Merz.
Shpresa për një armëpushim në luftën me Iranin
Njëkohësisht, ai i zbehu shpresat për mbështetje të mëtejshme shtetërore, duke theksuar se shteti nuk mund të kompensojë të gjitha rreziqet dhe pasiguritë e politikës botërore. "Çdo euro që marrim nga buxhetet tona mungon diku tjetër”, tha Merz. Për këtë arsye, ulja e taksës mbi karburantet është e kufizuar në dy muaj. "Kjo do të thotë, sinqerisht, se më pas çmimet do të rriten sërish”, shtoi kancelari. Shpresa e tij është që të arrihet një armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe që çmimet e naftës në tregjet botërore të bien.
Ministrja e Punës, Bärbel Bas (SPD), njoftoi paralelisht se synon të ashpërsojë ligjin kombëtar të konkurrencës. "Ky është një mjet i fortë – ose duhet të bëhet i tillë – në mënyrë që edhe në të ardhmen të kemi në dorë instrumente të mjaftueshme për të parandaluar abuzimet me çmimet në pikat e karburantit”, deklaroi ajo. Sfondi i këtyre planeve janë çmimet e karburanteve në Gjermani, të cilat krahasuar në nivel evropian janë veçanërisht të larta.
A do të ketë një taksë mbi fitimet shtesë?
Ministri i Financave, Lars Klingbeil (SPD), ndryshe nga kancelari Merz, mirëpriti faktin që Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) dëshiron të shqyrtojë mundësinë e një takse të ashtuquajtur mbi fitimet shtesë për kompanitë e naftës. "Parimi është i qartë: fitimet e shtesë nga krizat duhet të mblidhen dhe t'u kthehen konsumatorëve”, deklaroi Klingbeil.
Kryeministri i Bavarisë dhe kryetari i CSU?së, Markus Söder, dëshiron gjithashtu ta bëjë Gjermaninë më pak të varur nga importet e energjisë. Sipas tij, kjo vlen njësoj si për energjitë e rinovueshme nga era dhe dielli, ashtu edhe për lëndët djegëse fosile. "Prandaj duhet të intensifikohet edhe nxjerrja e gazit nga rezervat vendase”, kërkoi Söder.
Tatimi mbi të ardhurat pritet të ulet në vitin 2027
Qeveria federale u dakordësua gjithashtu gjatë takimit dyditor të Komisionit të Koalicionit që nga janari i vitit 2027 të lehtësojë barrën tatimore për grupet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Njëkohësisht synohet të parandalohet rritja e kostove të sigurimit shëndetësor. Se si do të realizohen konkretisht këto masa, do të jetë objekt diskutimesh intensive mes ekspertëve në komisione gjatë javëve dhe muajve në vijim.
Edhe në fushën e pensioneve priten ndryshime të rëndësishme brenda këtij viti, sipas vullnetit të qeverisë. Plani parashikon forcimin e pensionit privat përmes stimujve shtetërorë dhe investimeve në tregun e aksioneve. Kancelari federal Merz shpreson që reformat e shumta të kenë edhe një efekt pozitiv psikologjik: "Në fund duhet të arrihet rikthimi dhe forcimi i besimit të njerëzve në funksionimin e vendit tonë”, tha Merz. /DW
Pakistan has proposed hosting a second round of talks betw...
The European Union does not support any action that restri...
Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të jetë mid...
Begoña Gómez, the wife of Spanish Prime Minister Pedro Sán...
Hezbollah leader Naim Qassem has dismissed talks between I...
US President Donald Trump said today that Iran wants a dea...
The United States has asked Iran to freeze uranium enrichm...
The head of the organization responsible for global mariti...
The BBC has identified what appears to be the first ship t...
US President Donald Trump has stated that his deadline for...
Italian Prime Minister Giorgia Meloni has reacted sharply ...
Two people in the northern Israeli city of Nahariya are be...
The US blockade of the Strait of Hormuz has officially com...
Vullkani Sakurajima, një ndër më aktivët në jug të japonis...
Pakistani Prime Minister Shehbaz Sharif said efforts are c...
Pope Leo XIV traveled to Algeria today, in what is conside...
The Spanish embassy in Tehran, which was temporarily close...
The Kremlin has reacted for the first time to the defeat o...
A volcano in southern Japan erupted for the second time in...
Péter Magyar is a Hungarian conservative politician and ME...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...