Pse është e pamundur diplomacia e Perëndimit me Rusinë e Putinit
“Jepini një shans diplomacisë!”. Kjo frazë përsëritet pot...

Zhvillimin e një ofensive të madhe ajrore kundër pozicioneve kurde në Siri dhe Irak, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e pati njoftuar që në fillim të verës. Natën e së dielës (20.11), një javë pas sulmit me bomba të Stambollit, forcat ajrore turke zhvilluan sulme kundër pozicioneve kurde të PKK dhe të milicëve kurdë të YPG, në veri të Sirisë dhe Irakut. Sipas ushtrisë turke, gjatë sulmit u shkatërruan 90 pozicione, mes të cilave bunkerë, tunele dhe depo municionesh. Përveç kësaj "u neutralizuan 184 terroristë”. Sipas të dhënave të aktivistëve sirianë, gjatë ofensivës së Turqisë u vranë të paktën 35 vetë, mes të cilëve dhjetë ushtarë të ushtrisë së qeverisë siriane.
Në veri të Irakut nuk ka pasur të vdekur, bëhet e ditur. Një verifikim i pavarur i këtyre të dhënave nuk është e mundur të bëhet.
Tek milicët e YPG, njësive të mbrojtjes popullore, Ankaraja sheh dorën e zgjatur të PKK, Partisë së Punës të Kurdistanit, parti që është ndaluar në Gjermani dhe është futur nga Europa dhe SHBA në listën e organizatave terroriste.

Ankaraja akuzon këto dy organizata të jenë përgjegjëse për sulmin e fundit të kryer në Stamboll, ku u vranë gjashtë vetë dhe u plagosën 80 të tjerë. Nga ana e tyre, YPG dhe PKK e kanë mohuar të jenë përzier në ndonjë mënyrë në këtë sulm. YPG përkrahet nga SHBA dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për dëbimin nga Siria të milicëve xhihadistë të Shtetit Islamik, (IS).
Ofensivë ushtarake e ujdisur më parë?
Që kur është tërhequr SHBA, Turqia ka sulmuar disa herë veriun e Sirisë. Në këtë mënyrë, Ankaraja ka arritur të verë nën kontrollin e vet një pjesë të territoreve kufitare siriane. Erdogan vazhdon tani me një hap tjetër, duke kërcënuar me zhvillimin e një ofensive tokësore.
Edhe milicët kurdë njoftuan për zhvillimin e sulmeve hakmarrëse, të cilat nuk vonuan. Ditën e hënë (21.11), një raketë ra në provincën Gaziantep, në kufirin turko- sirian. Dy vetë humbën jetën, 19 u plagosën.
Reagimet e buta nga Moska dhe Uashingtoni, të ndryshme nga herët e tjera, tregojnë se Ankaraja ka folur më parë me të dy vendet për ofensivën. "Ne kemi komunikuar në rrugë diplomatike me të gjithë pjesëmarrësit”, tha presidenti Erdogan, "dhe kemi hedhur si duhet hapat e ndryshme.”
Edhe Sinem Adar, eksperte për Turqinë në fondacionin Shkenca dhe Politika në Berlin, mendon se Turqia nuk e ka zhvilluar sulmin vetëm me kokën e vet. Në bisedë me Deutsche Wellen, ajo thotë se konsullata amerikane në Erbil, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në Veri të Irakut, i pati kërkuar qytetarëve dy ditë para ofensivës turke, që të largohen nga territoret e prekura.
Komuniteti kurd në Gjermani akuzon Turqinë, se ka sulmuar kryesisht spitale, lagje të banuara dhe struktura transporti. Sipas tyre, strategjia ushtarake e Turqisë ka për qëllim të nënshtrojë popullsinë civile ose ta shpërngulë atë.
Komuniteti kurd kërkon nga qeveria gjermane që të mbajë të njëjtin qëndrim, që mban ndaj Rusisë. Kur shkelet e drejta ndërkombëtare, nuk mund të përdoren standarde të dyfishta, i thanë ata Deutsche Welles. Lufta shkakton vuajtje, sjell vdekje dhe i shpërngul njerëzit nga vendi i tyre. Shumë politikanë të FDP, Të Gjelbërve dhe Të Majtëve e dënuan sulmin quke e quajtur "në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Edhe qeveria gjermane i bëri thirrje Turqisë ditën e hënë, që të përmbahet.
Christofer Burger, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme i kërkoi Ankarasë që të reagojë në përputhje me situatën, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. Tek
kjo bën pjesë mbrojtja në çdo kohë e civileve dhe civilëve.

Sulmi me bomba vetëm pretekst?
Sipas pikëpamjes së shumë ekspertëve, ofensiva e madhe e Ankarasë nuk erdhi e papritur. Ka mundësi që qeveria turke ta ketë planifikuar zhvillimin e saj prej kohësh dhe ka pritur vetëm që të gjejë një pretekst.
Aktualisht duket se gjendja ndërkombëtare politike është në favor të Ankarasë. Ekspertja për Turqinë, Sinem Adar kujton bisedimet që janë duke u zhvilluar për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ankaraja ka bllokuar deri tani pranimin e këtyre dy vendeve, duke i akuzuar ato për përkrahjen e "terroristëve kurdë” dhe duke u ërkuar atyre që ta përfshijnë YPG në listën e organizatave terroriste. Përveç kësaj, ndikimi i Rusisë në Siri ka rënë për shkak të luftës në Ukrainë.
Për Ismail Küpelin, studiues i shkencave politike nga Duisburgu, operacionet si ofensiva ushtarake e tanishme bëjnë pjesë në politikën themelore të Ankarasë, për të mbytur që në filiz përpjekjet e kurdëve për autonomi dhe pavarësi. Por edhe gjendja e vështirë ekonomike e Turqisë luan një rol në ringjalljen e ofensivës së madhe.
Në fillim të verës 2023 në Turqi mbahen zgjedhjet dhe AKP synon të mbetet në pushtet. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i inflacionit në Turqi ka qenë së fundi 85,5 përqind. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat themelore. Kritikët e akuzojnë Erdoganin, se kërkon që me ofensivën e madhe të largojë vëmendjen nga kriza, duke nxitur në kohë krizash ndjenjat nacionaliste të popullit, në mënyrë që të rrisë mbështetjen në politikën e brendshme.
Duket se kjo llogari ka dalë mirë: Sepse në fakt e gjithë opozita e mbështeti ofensivën ushtarake. Faik Öztrak, zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare CHP, tha (21.11) se partia e tij e përkrah luftën e ushtrisë turke kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste.
"Ushtarët janë ushtarët tanë, ushtria është ushtria jonë. Lufta jonë kundër terrorizmit është legjitime dhe kush i bie në qafë ushtarëve për të fituar më shumë vota, nuk është duke bërë politikë,” tha Öztrak./DW
“Jepini një shans diplomacisë!”. Kjo frazë përsëritet pot...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar sulmet rus...
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targat me n...
On Wednesday, the government of North Macedonia starte...
Ndërsa në Katar po vazhdojnë të luhen ndeshjet e Kampi...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris vizitoi të mar...
Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi th...
Faqja e Parlamentit Evropian ka rënë pre e një sulmi k...
Ukraine has been experiencing attacks on critical infr...
The United States has authorized an additional $400 mi...
Following the recent attacks on Ukraine's power grid, ...
A large protest has erupted at the largest factory for...
The European Parliament on Wednesday passed a resoluti...
The western city of Lviv has been left without electri...
On Wednesday, the European Parliament approved the resolut...
Qëndrimi “refuzues” dhe “i ngurtë” i kryeministrit të Koso...
The Supreme Court of the United Kingdom found on Wednesday...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mërkurën e qua...
Të paktën 50 persona janë lënduar nga tërmeti prej 5.9 shk...
Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili p...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A robbery attempt has been prevented by police in the Shko...
Korça Police have identified and declared citizen Gj.Ç wan...
In Korça, a 4-year-old child accidentally falls from the s...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The global economy is expected to face its biggest slowdow...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...
The number of new retirees in the social security scheme i...
The average rent for apartments in Tirana for 2026 has rea...
This Friday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...