Scholz: Putin shihet që nuk mund ta fitojë luftën në fushëbetejë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar sulmet rus...

“Jepini një shans diplomacisë!”.
Kjo frazë përsëritet pothuajse në çdo konflikt, dhe lufta në Ukrainë nuk bën përjashtim. Një kor analistësh, ekspertësh dhe ish politikë-bërësish kanë ushtruar presion për një paqe të negociuar në çdo fazë të luftimeve në fushën e betejës:pas mbrojtjes së suksesshme të Kievit, kur Rusia u tërhoq në lindje, gjatë përparimit të shpejtë të Rusisë në Donbas gjatë verës, pas tërheqjes së trupave ruse nga rajoni i Kharkiv, dhe së fundmi nga Kersoni.
Sa më shumë shtohen sukseset e ushtrisë ukrainase, aq më të forta bëhen edhe thirrjet që Ukraina të negociojë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës. Dhe sot nuk janë më vetëm ekspertët, ata që e mbështetin këtë qasje. Një grup demokratësh në Kongresin e SHBA-së i shkruan një letër presidentit Xho Bajden, ku bënin thirrje për një zgjidhje diplomatike të konfliktit, vetëm për t’u tërhequr pak kohë më vonë nga kjo kërkesë.
Udhëheqësi i shumicës së re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin Mekarthi, ka premtuar se do të rishikojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, dhe do të ushtrojë presion për t’i dhënë fund luftës. Thuhet se edhe shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Mark Millej, ka kërkuar që Ukraina të negociojë, edhe pse më pas e bëri të qartë se vendimi për këtë i takon vetëm Kievit.
E pse të mos negociohet? A nuk është një zgjidhje diplomatike alternativa më e mirë - në fakt e vetmja - për çdo lloj zgjidhjeje afatgjatë midis Rusisë dhe Ukrainës? Dhe nëse po, çfarë dëmi mund të vijë nga eksplorimi i këtyre opsioneve? Në fakt dëmet janë të shumta.

Pasi pavarësisht nga mënyra se si portretizohet zakonisht, diplomacia nuk është në thelb gjithmonë e mirë. Në konfliktin e Ukrainës, përfitimet e mundshme nga negociatat janë minimale, ndërsa kostot e mundshme mund të jenë të konsiderueshme.
Së pari, argumenti se shumica e luftërave përfundojnë me një zgjidhje diplomatike, dhe për pasojë kështu do të përfundojë lufta në Ukrainë, është mashtrues në rastin më të mirë. Disa luftëra - si Lufta Civile e SHBA dhe Lufta e Dytë Botërore - vazhduan deri në kapitullimin e njërës nga palët.
Të tjerat - si Revolucioni Amerikan, Lufta Spanjolle-Amerikane, Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Parë e Gjirit - u fituan në fushën e betejës përpara se palët të uleshin në tryezën e bisedimeve. Ndërkohë luftëra të tjera - si Lufta e Koresë - përfunduan me një armëpushim, por vetëm pasi palët kishin luftuar derisa konflikti ishte futur në një ngërç.
Në të kundërt, përpjekjet për një zgjidhje diplomatike, në një kohë që situata ushtarake ishte dinamike - siç u përpoqën të bëjnë Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Vietnamit dhe së fundmi në Afganistan - kanë përfunduar në katastrofë. Edhe nëse shumica e luftërave në fund mbarojnë me një zgjidhje diplomatike, kjo nuk është një zëvendësuese e fitores.

Presioni ndaj Ukrainës për të negociuar tani, dërgon një sërë sinjalesh, ku asnjëri prej tyre nuk është i mirë. Në këtë moment të veçantë, diplomacia nuk mund t’i japë fund luftës në Ukrainë, sepse interesat ruse dhe ukrainase ende nuk mund të mbivendosen mbi njëra-tjetrën.
Kuptohet që ukrainasit duan rikthimin e të gjithë territoreve të pushtuara. Po ashtu duan dëmshpërblim për dëmet që ka u shkaktuar Rusia, dhe gjykimin e përgjegjësve për krimet e luftës.
Ndërkohë Rusia e ka bërë të qartë se ende synon që ta nënshtrojë Ukrainën sipas vullnetit të saj. Ajo ka aneksuar zyrtarisht disa rajone në Ukrainën Lindore dhe Jugore, ndaj tërheqja tani do të ishte e barabartë, me lëshimin e këtyre zonave tek Rusi. Ekonomia ruse është e dërrmuar, ndaj Ukraina nuk mund të paguajë dëmshpërblime.
Edhe përgjegjësia e plotë për krimet ruse të luftës, mund të çojë në bankën e të akuzuarve presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Prandaj pretendime të tilla nuk ofrojnë asnjë rrugë të qëndrueshme diplomatike. Madje as diplomacia nuk ka gjasa të parandalojë përshkallëzimin e ardhshëm të situatës.
Një nga pretendimet më të zakonshme se pse Shtetet e Bashkuara duhet t‘i japin një shans diplomacisë, është të pengohet Rusia që të vërë në jetë kërcënimet e saj për të përdorur armë bërthamore. Por çfarë po e nxit Rusinë ta bëjë këtë të fundit? Kjo ndodh sepse Rusia po humbet në fushën e betejës, dhe asaj i mungojnë opsionet e tjera.
Duke supozuar se “zgjidhja diplomatike” nuk është një eufemizëm për kapitullimin e Ukrainës, siç këmbëngulin ithtarët e saj, llogaritjet e Rusisë nëse dhe si ta përshkallëzojë konfliktin nuk do të ndryshonin. Rusia do të ishte ende duke e humbur luftën, dhe do të kërkonte një mënyrë për të ndryshuar fatin e saj në këtë luftë.
Diplomacia mund të zbusë vuajtjet njerëzore, por vetëm disi. Gjatë gjithë konfliktit, Ukraina dhe Rusia kanë negociuar shkëmbimin e të burgosurve dhe një marrëveshje për të lejuar eksportet e grurit ukrainas. Kjo lloj diplomacie taktike për disa çështje specifike ishte sigurisht një lajm i mirëpritur për trupat e kapura rob, dhe për ato pjesë të botës që varen nga eksportet ushqimore tw Ukrainës.
Por nuk është e qartë se si mund të shkohet më tej bazuar në këto fitore relativisht të vogla diplomatike. Për shembull, Rusia nuk do t’i braktisë sulmet e saj ndaj infrastrukturës ukrainase këtë dimër, ndërsa po përpiqet ta ngrijë Ukrainën deri në nënshtrim, sepse kjo është një nga taktikat e pakta që i ka mbetur Moskës.
Në të njëjtën kohë, një diplomaci më e gjerë e ka një kosto. Nxitja e Ukrainës për të negociuar tani dërgon një sërë sinjalesh, por asnjëri prej tyre nuk është i mirë. Ai u sinjalizon rusëve se mjafton që ata të presin lodhjen e mbështetësve perëndimorë të Ukrainës, duke e zgjatur pafund konfliktin.
Po ashtu, u sinjalizon ukrainasve -për të mos përmendur aleatët dhe partnerët e tjerë në mbarë botën - se Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë një luftë të mirë për një kohë, por në fund do t’i braktisin ata. Dhe i thotë publikut amerikan se liderët e saj nuk janë të prirur për ta fituar këtë luftë, gjë që nga ana tjetër mund të rrisë padurimin e brendshëm ndaj saj.
Fillimi para kohe i negociatave sjell kosto të tjera. Siç u shpreh Bajden në qershor “Çdo negociatë pasqyron faktet në terren”. Ai ka të drejtë. Ukraina është sot në një pozicion më të fortë negociues, pasi ajo luftoi në vend se të bisedonte. Sot çështja është nëse Ukraina do të rimarrë përfundimisht kontrollin mbi Donbasin dhe Krimenë, dhe jo mbi Harkiv dhe Kerson.
Por kjo nuk do të kishte ndodhur nëse dikush do të kishte dëgjuar ata që thoshin që në pranverë apo verë “jepini një shans diplomacisë”. Ka shumë arsye të besohet që me kalimin e kohës, Kievi do të jetë në një pozicion edhe më të fortë negocimi. Ukrainasit po arrijnë një varg suksesesh - së fundmi rimorën Kersonin - ndaj ata kanë iniciativën.
Ndërsa edhe Ukraina ka pësuar humbje, ndihma ushtarake perëndimore vazhdon. Pavarësisht nga sulmet raketore të Rusisë ndaj infrastrukturën civile, morali i ukrainasve mbetet i fortë. Ndërkohë ai i rusëve është shumë i zbehtë. Rezervat e saj ushtarakë janë harxhuar, dhe ajo po përpiqet të gjejë furnizime alternative.
Sigurisht një ditë do të vijë koha e negociatave. Dhe kjo do të ndodhë kur Rusia ta pranojë se ka humbur, dhe të dëshirojë që t’i japë fund luftës. Ose do të ndodhë kur Ukraina të thotë se rimarrja e gjithë territorit të pushtuar, nuk ia vlen sa kostoja e vazhdueshme të bombardimeve ruse. Dhe deri më tani nuk është realizuar asnjëri nga skenarët.
Shënim:Raphael S.Cohen, drejtor i Programit të Strategjisë dhe Doktrinës në Projektin e Forcave Ajrore në think-tankun amerikan “Rand Corporation”. Gian Gentile, zëvendësdrejtor i Divizionit të Studimeve Ushtarake në këtë institut.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar sulmet rus...
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targat me n...
On Wednesday, the government of North Macedonia starte...
Ndërsa në Katar po vazhdojnë të luhen ndeshjet e Kampi...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris vizitoi të mar...
Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi th...
Faqja e Parlamentit Evropian ka rënë pre e një sulmi k...
Ukraine has been experiencing attacks on critical infr...
The United States has authorized an additional $400 mi...
Following the recent attacks on Ukraine's power grid, ...
A large protest has erupted at the largest factory for...
The European Parliament on Wednesday passed a resoluti...
The western city of Lviv has been left without electri...
On Wednesday, the European Parliament approved the resolut...
Qëndrimi “refuzues” dhe “i ngurtë” i kryeministrit të Koso...
The Supreme Court of the United Kingdom found on Wednesday...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mërkurën e qua...
Të paktën 50 persona janë lënduar nga tërmeti prej 5.9 shk...
Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili p...
The head of Germany's liberal party, FDP, Christian Li...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A robbery attempt has been prevented by police in the Shko...
Korça Police have identified and declared citizen Gj.Ç wan...
In Korça, a 4-year-old child accidentally falls from the s...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The global economy is expected to face its biggest slowdow...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...
The number of new retirees in the social security scheme i...
The average rent for apartments in Tirana for 2026 has rea...
This Friday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...