web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA zbuloi detyrën e saj të re në DASH/ Yuri Kim e konfirmon: Do kem përgjegjësi për Europën

2023-06-21 10:57:00, Kosova & Bota CNA

CNA zbuloi detyrën e saj të re në DASH/ Yuri Kim e konfirmon: Do

Pak ditë më parë, CNA zbuloi se, Yuri Kim është emëruar zëvendësndihmëssekretare kryesore për Çështjet Europiane në DASH dhe se do të nisë punën e saj në 10 Korrik.

Detyrën e saj të re e ka konfirmuar dhe diplomatja sot në konferencën për shtyp , para përfundimit të misionit të saj si ambasadore.

Yuri Kim shpjegoi se në detyrën e saj të re do të ketë përgjegjësi për të gjithë Europëm, përfshirë dhe Shqipërinë.

“Në detyrën time tjetër do të kem përgjegjësi për të gjithë Europën dhe për këtë jamë shumë e kënaqur. Ndoshta jo të gjithë janë të kënaqur për këtë por unë jam e kënaqur.

Jam prekur dhe ndryshuar nga përvoja ime këtu. Nëse kthehem apo jo në Shqipëri, Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua”, është shprehur Kim.

 





Lajmet e fundit nga