President Biden: US-Ireland relations continue to be strong
President Joe Biden addressed the Irish Parliament in ...

Trupat ukrainase janë detyruar të tërhiqen nga disa pjesë të qytetit Bakhmut, përballë një sulmi të ri nga trupat ruse, njoftuan të premten autoritetet britanike. Moska po ushtron gjithnjë e më shumë trysni për të arritur një fitore përpara kundërofensive të pritshme nga ana e Kievit. Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia po sjell në Bakhmut edhe trupa nga zona të tjera, me synimin për të marrë kontrollin e qytetit pas rreth 9 muajsh përpjekjesh të vazhdueshme.
Ministria Britanike e Mbrojtjes thotë se Rusia i ka dhënë një hov të ri sulmit ndaj qytetit ukrainas Bakhmut, falë dhe një përmirësimi të bashkëpunimit mes forcave ruse dhe grupit ushtarak ‘Wagner’.
Duke iu referuar informacioneve të tyre të zbulimit, autoritetet britanike njoftuan në Twitter të premten se Kievi ka ende kontrollin e pjesës perëndimore të qytetit, por në 48 orët e fundit është përballur me sulme intensive me artileri nga trupat ruse.
Në raport thuhet se forcat ukrainase po përballen gjithashtu me probleme të mëdha të furnizimit e po tërhiqen rregullisht nga pozicionet që janë detyruar të lëshojnë.
Një ditë më parë Bashkimi Evropian futi grupin rus ‘Wagner’ në listën e sanksioneve për "pjesëmarrje aktive në agresionit rus kundër Ukrainës".
Ndaj grupit rëndojnë gjithashtu sanksione "për veprime që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës".
Në Konferencën e parë për Sigurinë në Detin e Zi, që u mbajt të enjten në Bukuresht të Rumanisë, Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov bëri thirrje për sundim të ligjit dhe jo forcës.
“Shkelja nga agresori i të gjitha parimeve ekzistuese të ligjit dhe rendit ndërkombëtar, kërkon që ne të rishqyrtojmë aspektet kritike të sigurisë rajonale. Kjo është në interesin më të mirë të çdo vendi në rajon. Nuk mund të mbështetemi në praktikat që kemi përdorur deri vonë, ato dështuan. Ukraina është e hapur të bisedojë rreth kësaj çështjeje. Uniteti i përpjekjeve të botës së lirë, do të sigurojë kthimin e shtetit ligjor, e jo sundimin e forces, si dhe do ta bëjë Detin e Zi, hapësirë të paqes”, tha ai.
Të enjten në një artikull të gazetës ‘Washington Post’ thuhej se dokumentet sekrete të qeverisë amerikane, të rrjedhura në median sociale, tregojnë se Agjencia amerikane e Zbulimit Ushtarak, ka arritur në përfundimin se lufta ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitin 2024. Po sipas dokumenteve edhe nëse Ukraina do të rimarrë pjesë të konsiderueshme territori e do t‘i shkaktojë Rusisë humbje në radhët e trupave të saj, kjo nuk do të çonte në bisedime për paqe. Po kështu, sipas të gjithë skenarëve të shqyrtuar, gjatë vitit 2023, nuk do të ketë gjasa për negociata për t'i dhënë fund konfliktit./ VOA
President Joe Biden addressed the Irish Parliament in ...
US authorities on Thursday arrested a 21-year-old man who ...
Kosovo and Montenegro have signed an agreement for air...
For the first time since the beginning of the Russian ...
For the first time, Russia is ready to introduce the p...
Russia said on Thursday it would not extend the deadli...
Ish-Presidenti Donald Trump pritet të shkojë të enjten...
US Defense Secretary Lloyd Austin says Ukraine remains con...
The US claims the UN Secretary General is willing to p...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has reacted...
North Korea fired a ballistic missile into the sea bet...
US President Joe Biden told a crowd in Belfast on Wedn...
Britain must ensure, without discrimination, the protectio...
Zyrtarët ukrainas denoncuan të mërkurën Rusinë pas shfaqje...
The Greek MEP, Eva Kaili, involved in the "Qatar-Gate"...
Ndërsa Turqia po përballet me një shkallë të lartë inflaci...
Austria refuses visas to most Russian delegates wishin...
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të martën se Shtete...
Interior Minister Bledi Çuçi and his counterpart from ...
More than 400 migrants have died in the Mediterranean ...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict for weak motives was recorded today in the vill...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
Saudi Arabia launched airstrikes on Houthi rebel targets i...
More than 220,000 people have been evacuated in France and...
Peru and Venezuela will restore diplomatic relations, the ...
United States President Donald Trump has left open the pos...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...