Marrëveshje britaniko-franceze për Kanalin e La Manshit
Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigran...

Dy muaj pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane Jina Mahsa Amini në paraburgim policor, ministrat e jashtëm të BE-së prezantuan një raund të dytë sanksionesh kundër udhëheqjes iraniane. Amini vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit pasi dyshohet se kishte mbajtur një shami në mënyrë të gabuar. Vdekja e saj çoi në një valë masive protestash në të gjithë vendin, të cilat tani janë të drejtuara kundër sistemit të sundimit në teokracinë e Iranit.
Qindra njerëz thuhet se janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë shtypjes së protestave. Sipas një organizate të të drejtave të njeriut, rreth 14.000 vetë janë arrestuar. Disa thuhet se tashmë janë dënuar me vdekje. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn e cilësoi si "mizore". Për shkak të këtij përshkallëzimi, raundi i sotëm i sanksioneve sigurisht që nuk do të jetë i fundit kundër lidershipit në Iran, tha Asselborn.

Një muaj më parë, BE vendosi sanksionet e para ndaj policisë së moralit. Tani po vendosen sanksione ndaj udhëheqjes së Gardës Revolucionare dhe një milicie të përfshirë në shtypjen e protestave dhe demonstratave. Bashkimi Evropian njoftoi pas takimit të ministrave të jashtëm se gjithsej njëmbëdhjetë institucione dhe 126 persona janë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe/ose ndalimit të hyrjes. "Ne i mbajmë përgjegjës ata që janë përgjegjës për këto krime të të drejtave të njeriut”, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në Bruksel. Ata që janë përgjegjës nuk duhet të besojnë "se ata mund të shtypin, frikësojnë dhe vrasin njerëzit e tyre pa pasoja". Një sinjal i fortë po i dërgohet udhëheqjes iraniane, the shefja e diplomacisë gjermane.
Përgjigja nga Teherani ishte e prerë. "Autoritetet gjermane duhet të shikojnë historinë e vendit të tyre, historinë e të drejtave të njeriut të lidhur me armatosjen e një regjimi agresor kundër Iranit. Gjermania nuk është në pozitë për të fajësuar Iranin," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanaani, sipas medias shtetërore. Ai nuk tha se për cilin "regjim agresor” e kishte fjalën. Teherani i konsideron Izraelin dhe SHBA-në si armiq të mëdhenj, por edhe Arabia Saudite është një rival rajonal. Sanksionet nuk do të prekin Iranin, tha zëdhënësi.

Qeveria federale ishte shprehur gjithashtu në favor të vendosjes së njësisë elitare ushtarake "Garda Revolucionare" në listën e organizatave terroriste në BE, duke i barazuar ato me al-Kaedën, "Shtetin Islamik" ose milicitë e Hezbollahut. Delegacioni gjerman tha se evropianët nuk shkuan aq larg sepse ishte ligjërisht shumë komplekse.
Tre javë më parë ishin sanksionuar shtetas dhe institucione iraniane për furnizim të Rusisë me drone luftarake. Irani që atëherë i ka pranuar këto dërgesa. Dronët po përdoren në Ukrainë nga Rusia për të sulmuar infrastrukturën kryesore civile. Megjithatë, nuk ka ende asnjë provë për dërgimin e raketave të raportuara nga media, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Prandaj, nuk mund të vendosen sanksione specifike. Megjithatë, ndërhyrja iraniane është gjithsesi shqetësuese.
Ministrat nuk vendosën asnjë sanksion tjetër kundër vetë agresorit, Rusisë. Raundi tjetër, i nënti, është duke u përgatitur, sipas Borrell. Ai tha se tani po bëhet puna përgatitore ligjore për identifikimin e objektivave të rinj të sanksioneve. Këshilli i Ministrave mban grupin e tij të punës me diplomatë nga të 27 vendet anëtare. Ai merret me menaxhimin e sanksioneve të BE-së pothuajse çdo ditë.
Ministrat e jashtëm të BE-së janë të shqetësuar për qytetarët e tyre që janë arrestuar gjatë protestave në Iran. Autoritetet iraniane thanë se kishin dorëzuar prova në Francë, Gjermani, Holandë, Poloni dhe Itali që lidhnin gjithsej nëntë persona të arrestuar me protestat.
"Bota po shikon," tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock për situatën në Iran. Kjo është arsyeja pse Gjermania dhe Islanda kanë kërkuar që dhuna ndaj demonstruesve të debatohet në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë javën e ardhshme. Ambasadori i Gjermanisë në Gjenevë solli një ent kërkesë për të folur. "Ne do t'u japim grave dhe burrave të guximshëm në Iran një zë ndërkombëtar," tha Katharina Stasch. "Ne duam që provat të mblidhen në mënyrë të pavarur dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të sillen para drejtësisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”. Megjithatë, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara nuk mund të vendosë sanksione, por vetëm mund të qortojë publikisht Iranin dhe të fillojë një hetim.
Presidenti francez Emmanuel Macron sheh pak shanse për përparim të mëtejshëm në negociatat me Iranin, të cilat po udhëhiqen nga Bashkimi Evropian, për të ndaluar programin e tij të armëve bërthamore. Macron tha në një intervistë për stacionin radiofonik France Inter se perspektivat janë "shumë të brishta për shkak të situatës së brendshme në Iran dhe kërkesave nga Irani, të cilat janë shumë të vështira për t'u përmbushur. Revolucioni ka ndryshuar shumë".
Macron në intervistë iu referua vazhdimisht asaj që po ndodh në Iran duke e quajtur revolucion. "Ajo që është më mbresëlënëse në këtë lëvizje, këtë revolucion, është se ajo përbëhet nga gra dhe burra të rinj që nuk dinë asgjë tjetër veç jetës nën regjimin”, tha presidenti francez. Emmanuel Macron u takua me Presidentin iranian Ebrahim Raisi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore. Në verë ende dukej sikur marrëveshja e negociuar nga BE, Rusia, Kina dhe SHBA që nga viti 2015 mund të ringjallej. Presidenti amerikan Donald Trump e kishte anuluar atë në mënyrë të njëanshme në vitin 2018./DW
Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigran...
The EU's High Representative for Foreign Policy and Securi...
Shumë shpejt Uashingtoni do të debatojë mbi dërgimin e të ...
Turqia thotë se ka bërë përparim në hetimin e sulmit t...
The congressional elections on November 8 were not acc...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ...
President Joe Biden warned President Xi Jinping on Mon...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksion...
Former high-ranking Brazilian official Flordelis dos S...
"I can say that we are facing the most serious crisis ...
France and Great Britain signed a new agreement aimed ...
CIA Director Bill Burns meets in Ankara, Turkey with his R...
NATO Secretary General Jens Stoltenberg said today tha...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy addressed troo...
Presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvillu...
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapacite...
Russia's withdrawal from the southeastern city of Kherson ...
ORCA activists Dritan Hoxha and Rron Gjinovci have end...
From the serious incident with explosives in Istanbul, 6 p...
The Russian Foreign Ministry denied reports that the head ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Fier Police has announced the measures taken this week for...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
Umbrellas have been banned on a beach in Sardinia for anyo...
This June 12th marks the 27th anniversary of the liberatio...
The global economy is expected to face its biggest slowdow...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...
The number of new retirees in the social security scheme i...