Stoltenberg: Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për Ukrainën
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapacite...
Presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan bisedime për rreth tre orë të hënën në takimin e tyre të parë të drejtpërdrejtë që kur presidenti amerikan mori detyrën gati dy vjet më parë, me qëllim që të "menaxhojnë" mosmarrëveshjet midis superfuqive ndërsa ato konkurrojnë për ndikimin global në mes të rritjes së tensioneve ekonomike dhe atyre të sigurisë.
Presidenti Joe Biden kundërshtoi të hënën "veprimet detyruese dhe gjithnjë e më agresive" të Kinës ndaj Tajvanit dhe ngriti shqetësime për të drejtat e njeriut në lidhje me sjelljen e Pekinit në Xinjiang, Tibet dhe Hong Kong gjatë takimit të tij me Presidentin Xi Jinping, tha Shtëpia e Bardhë.
Në deklaratën e saj për takimin, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden i tha homologut Xi se SHBA do të "vazhdonte të konkurronte fuqishëm" me Kinën, por se "konkurrenca nuk duhet të kalojë në konflikt".
Shtëpia e Bardhë tha se presidentët Biden dhe Xi ranë dakord gjithashtu se "një luftë bërthamore nuk duhet të ndodh kurrë" dhe nuk mund të fitohet, "dhe nënvizuan kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit ose kërcënimit të përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë". Kjo ishte një referencë ndaj kërcënimeve të fshehta të zyrtarëve rusë për përdorimin e armëve atomike, pasi sulmi rus gati nëntë-mujor ndaj Ukrainës ka dështuar.
Presidentët Biden dhe Xi u përshëndetën me një shtrëngim duarsh në një hotel turistik luksoz në Indonezi, ku po marrin pjesë në samitin e G 20-ës përpara se të uleshin për bisedime zyrtare. Presidenti Biden do të mbajë një konferencë shtypi për të diskutuar takimin,
“Si udhëheqës të kombeve tona, ne ndajmë përgjegjësinë, sipas mendimit tim, për të dëshmuar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të menaxhojnë dallimet, të parandalojmë që konkurrenca të mos shndërohet as për së afërmi në një konflikt dhe të gjejmë mënyra për të punuar së bashku për çështje urgjente globale. që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë”, tha presidenti Biden në hapje të takimit.
Zoti Xi tha se shpresonte se ata do të "përcaktojnë kursin e duhur për marrëdhëniet Kinë-SHBA" dhe se ai ishte i përgatitur për një "shkëmbim të sinqertë dhe të thelluar të pikëpamjeve" me presidentin Biden.
Të dy udhëheqësit hynë në takimin e shumëpritur me pozicione të forcuara në vendet e tyre. Demokratët ruajtën kontrollin e Senatit të SHBA-së ndërsa zoti Xi siguroi një mandat të tretë pesë-vjeçar në tetor nga kongresi kombëtar i Partisë Komuniste.
Presidenti Biden u tha gazetarëve të dielën se ai “ka pasur gjithmonë diskutime të hapura” me zotin Xi, dhe kjo ka bërë që të dyja palët të jenë të qarta për qëllimet e njëra-tjetrës.
Presidenti amerikan do t'i përcjellë udhëheqësit kinez shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me praktikat ekonomike të Kinës. Tajvani, është e sigurt që do të jetë një nga temat dhe zoti Biden synon t'i theksojë homologut kinez se SHBA-ja do të jetë gati për të mbrojtur ishullin e vetëqeverisur nëse sulmohet nga Kina.
Presidenti amerikan gjithashtu do t’i bëjë të qartë shqetësimet e tij në lidhje me praktikat e Pekinit për të drejtat e njeriut, siç ka bërë edhe në komunikimet e tyre të mëparshme.
Udhëheqësi amerikan do ta përdorë gjithashtu takimin për të bërë trysni për një qëndrim më agresiv nga Kina ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Udhëheqësi kinez është përmbajtur kryesisht nga kritikat publike për veprimet e Vladimir Putinit, ndërkohë që ka refuzuar të ndihmojë në mënyrë aktive Moskën me armë./VOA
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapacite...
Russia's withdrawal from the southeastern city of Kherson ...
ORCA activists Dritan Hoxha and Rron Gjinovci have end...
From the serious incident with explosives in Istanbul, 6 p...
The Russian Foreign Ministry denied reports that the head ...
New details have emerged from the serious event in Istanbu...
Sergei Lavrov has been taken to hospital after arriving at...
The head of the European Union's foreign policy, Josep Bor...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se hetuesit...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe s...
In the United States, Democrats managed to retain control ...
Më shumë se dy vjet pas marrjes së postit të presidentit t...
Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët n...
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh përhap prej muajsh ...
After 8 months, Turkey will hold new elections, which will...
When American President Joe Biden meets with Chinese P...
The United States, Japan and South Korea are " more co...
At least four people have been killed and 38 others injure...
US President Joe Biden expressed the commitment of the...
Si pasojë e një shpërthimi në bulevardin e frekuentuar Ist...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Fier Police has announced the measures taken this week for...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
Umbrellas have been banned on a beach in Sardinia for anyo...
This June 12th marks the 27th anniversary of the liberatio...
The global economy is expected to face its biggest slowdow...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...
The number of new retirees in the social security scheme i...