web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Democrats retain control of the Senate

2022-11-14 09:05:55, Kosova & Bota CNA

Democrats retain control of the Senate

In the United States, Democrats managed to retain control of the Senate after Senator Catherine Cortez Masto won re-election in Nevada. This is an important victory for President Joe Biden, who expressed satisfaction with the result. Republicans remain close to taking control of the US House of Representatives as officials continue counting votes after Tuesday's congressional elections.

Demokratët arritën të mbajnë kontrollin e Senatit, duke zmbrapsur kështu përpjekjet e republikanëve për të marrë shumicën dhe duke ua bërë atyre më të vështirë pengimin e programit të Presidentit Biden. Vetë zoti Biden tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur nga rezultati.

“Urime Senatorit Schumer, pasi ka shumicën sërish dhe tani po përqëndrohemi në Xhorxhia. Ndjehemi mirë për situatën dhe ju e dini që unë jam optimist i madh dhe nuk më befasoi rezultati. Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga pjesëmarrja, e cila mendoj se reflekton cilësinë e kandidatëve tanë dhe programit të njëjtë me të cilin po kandidojnë... Pra ndjehem mirë dhe jam optimist për dy vitet në vazhdim”, tha Presidenti Biden.

E ardhmja e Dhomës së Përfaqësuesve mbetet ende e paqartë ndërsa Partia Republikane po përpiqet të arrijë një shumicë me diferencë të ngushtë.

Fitorja e Senatores Catherine Cortez Masto në Nevada ndaj republikanit Adam Laxalt, një ish-prokuror i përgjithshëm i shtetit, që kishte mbështetjen e ish-presidentit Donald Trump, u dha demokratëve 50 vendet që iu nevojiten për të ruajtur kontrollin e Senatit.

Fitorja e saj reflekton fuqinë befasuese të demokratëve në zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Masto konsiderohej ndër senatorët më të rrezikuar pasi po rikandidonte në një shtet në vështirësi ekonomike, ku çmimet e karburantit janë nga më të lartat në Shtetet e Bashkuara. Kjo ka shtuar zhgënjimin e republikanëve që kishin besimin se ajo do të mundej.

Kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer shpalli fitoren mbrëmjen e së shtunës duke shkruajtur në Twitter: “Shumica juaj demokrate në Senat!”.

“Demokratët në Senat patën disa arritje gjatë dy viteve të para të presidencës Biden. Ata miratuan Ligjin për Investimet në Infrastrukturë. Ata miratuan Ligjin për Uljen e Inflacionit, për masat lehtësuese për COVID-in, ndihmën për Ukrainën. Këto të gjitha janë konsideruar arritje nga demokratët”, thotë Lisa Mascaro, nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Me rezultatet në Nevada tashmë të përcaktuara, Xhorxhia është i vetmi shtet ku të dyja palët janë ende në garë për një vend në Senat.

Senatori aktual demokrat Raphael Warnock do të përballet me sfiduesin republikan Herschel Walker në balotazhin e 6 dhjetorit.

Gara për Senatin në Alaska vazhdon, megjithëse vendi do të qëndrojë në duart e republikanëve.

Democratic control of the Senate ensures a smoother process for President Biden's cabinet and judicial appointments, including nominations for potential Supreme Court vacancies.

"President Biden has been working to appoint more and more judges. And of course, he appointed the first African-American member of the Supreme Court, Ketanji Brown Jackson. And Joe Biden is trying to appoint more judges, with diverse backgrounds, throughout the American federal judicial system," says Ms. Mascaro.

The Democratic Party will also retain control over committees and have the power to conduct investigations or oversight of President Biden's administration, as well as be able to reject bills sent by the House of Representatives if the Republican Party wins a majority in that room./VOA





Lajmet e fundit nga