web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

President Biden, at the ASEAN meeting between the rivalry with China and the war in Ukraine

2022-11-12 15:39:18, Kosova & Bota CNA
President Biden, at the ASEAN meeting between the rivalry with China and the war
Leaders participating in the ASEAN meeting, Phnom Penh, Cambodia

American President Joe Biden is in Cambodia for important meetings with the leaders of the Association of Southeast Asian Nations (ASEAN), where only a day ago the Chinese Prime Minister also participated. President Biden's participation in the ASEAN meeting precedes the much-anticipated meeting on Monday with Chinese President Xi, in the framework of the G-20 meeting held this year in Indonesia.

Presidenti Joe Biden filloi bisedimet me udhëheqësit e ASEAN-it në Phnom Penh duke thënë në fjalën çelëse se bashkëpunimi me një ASEAN të fuqizuar dhe të bashkuar është thelbi i strategjisë amerikane në rajonin Indo-Paqësor.

“Gjatë vitit të kaluar administrata ime njoftoi iniciativa të reja për ASEAN-in me vlerë prej 250 milionë dollarësh. Për vitin 2023, kemi propozuar në buxhet një asistencë prej 850 milionë dollarësh për Azinë Juglindore”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Biden synon të diskutojë gjatë takimeve luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj global, si dhe situatën në Mianmar. Punimet e takimit drejtohen nga kryeministri i Kamboxhias, që ka kryesinë e radhës.

“Le të përqëndrohemi tek objektivi i përbashkët për zhvillimin e ndërsjelltë të paqes, stabilitetit dhe përmirësimin e rajonit”, tha Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen.

Takimi po ndodh ndërsa vazhdon dhuna dhe ngërçi politik në Mianmar. Junta ushtarake në këtë vend nuk ka zbatuar planin për paqe të ASEAN-it, duke zemëruar kështu udhëheqësit e vendeve anëtare.

“Nuk duhet të lejojmë që situata në Mianmar të sfidojë ASEAN-in”, tha Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo.

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua me udhëheqësit e ASEAN-it të premten, një ditë përpara mbërritjes së Presidentit Biden.

Pekini po përpiqet të fitojë mbështetje në rajon nëpërmjet marrëveshjeve tregtare dhe infrastrukturore, duke konkurruar me influencën e Uashingtonit që jep kontributin kryesor për sigurinë e këtij rajoni.

Udhëheqësit e vendeve të ASEAN-it po ndjekin me shqetësim rritjen e rivalitetit SHBA – Kinë.

“Çfarë ndodh nëse ka zhvillime me Tajvanin dhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë qasje në Singapor, Indonezi dhe Filipine? A do lejohet qasja dhe a do të shndërrohemi ne në objektiva të Kinës? Për këtë nuk ka ende një përgjigje në rajon”, thotë Evan Laksmana, nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Ukraina ishte në epiqendër të vëmendjes këtë javë, ndërsa Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba nënshkroi me ASEAN-in traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit, një lëvizje simbolike kjo ndërsa Kievi dhe Perëndimi po kërkojnë të izolojnë Rusinë.

This year, the United States received in ASEAN the status of a strategic partner, which China also received last year. President Biden's participation in the ASEAN meeting precedes the much-anticipated meeting on Monday with Chinese President Xi in the framework of this year's G-20 meeting in Indonesia.

"What I want to achieve when I talk to him is to define our red lines; understand what he considers the vital national interests of China and what I know to be in the vital interest of the United States; as well as determine if these are in conflict with each other, and if so, how will we resolve them" , said President Biden./ VOA





Lajmet e fundit nga