web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

The Kosovar side: The Franco-German proposal is a good basis for discussions

2022-11-11 13:31:48, Kosova & Bota CNA

The Kosovar side: The Franco-German proposal is a good basis for discussions

The two highest leaders of Kosovo, President Vjosa Osmani-Sadriu and Prime Minister Albin Kurti, said that in Paris they presented a general framework of the Kosovo-Serbia agreement. As for the Franco-German proposal, they said that it "serves as a good basis for further discussions", it is stated in a joint communiqué. President Osmani-Sadriu and Prime Minister Kurti, after a meeting they held in Paris with French President Emmanuel Macron. The latter invited Serbian President Aleksandar Vu?i? and Prime Minister Ana Brnabi? to Paris as part of the Peace Forum.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti në takim me Macronin kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se "institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”.

"Tendencat destabilizuese serbe"

"Në këtë drejtim, Presidentja Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Kurti kanë përmendur tendencat destablizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Presidentja dhe Kryeministri kanë thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë”, thuhet në njoftimin e përbashkët të presidencës dhe kryeministrisë së Kosovës, duke falënderuar Presidentin Macron dhe  Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut. Vet Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka konfirmuar më 3 nëntor ekzistimin e një plani franko-gjerman, që është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë ditës së premte udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë zhvillojnë takime të ndara në Paris edhe me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrel dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak. U tha se në Paris mund të zhvillohet edhe një takim  ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq. Por, ky i fundit pas takimit që zhvilloi me presidentin Francës Emannuel Macron, tha se "nuk beson se do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Paris”.

"Ka ekzistuar mundësia që takimi të ndodhë, por tashmë nuk besoj se do të ndodh”, tha Vuçiq, duke mos shpjeguar shkakun pse takimi i parashikuar nuk do të mbahet. Vuçiq tha se Presidentit francez ia ka përcjellë siç tha "zhgënjimin e popullit tonë në Kosovë e Metohi, sepse ajo që ishte premtuar nuk u realizua”.

"Nuk ka arsye për të qenë optimist me Prishtinën. Macronit i thashë se ne po kërkojmë vetëm targa neutrale ndaj statusit, siç është në marrëveshje", tha Vuçiq.

Pikërisht është çështja  etargave serbe të makinave dhe vendimi i Prishtinës që mos ti lejojë ato të qarkullojnë në Kosovë, ishin shkaku pse serbët e veriut të Kosovës vendosën që në mënyrë masive të largohen nga institucionet e Kosovës. Vuçiq tha se "i ka treguar presidentit francez se cilat janë kushtet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës”, por nuk tregoi detaje.

Nga ana tjetër kryeministri Kurti, ditë më parë në një konferencë për media, tha se "Presidenti serb Vuçiq, po i përdorte pjesëtarët e strukturave ilegale në veri për destabilizim, pasi kishte refuzuar planin franko-gjerman”.

E përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë thënë se  kushti për kthim në institucionet e Kosovës është tërheqja e vendimit të Prishtinës për targat dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Qeveria e Kosovës thotë se në Kosovë nuk do të ketë Asociacion njëetnik. Themelimin e Asociacionit dhe shtyrjen e vendimit për targat po e kërkon me ngulm edhe Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, ndërsa Serbisë i është bërë e qartë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës është e padobishme. Këtë e tha një ditë më parë i ngarkuari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar, në një intervistë me Zërin e Amerikës, duke e vlerësuar situatën në veriun e Kosovës si mjaft të rrezikshme.

"Ne kemi qenë shumë të qartë dhe të hapur se çfarë presim nga të dyja palët. Nga pala e Kosovës kemi kërkuar një periudhë njëvjeçare të zbatimit për të bërë një fushatë publike të njoftimit dhe për të përgatitur komunitetin e prekur, që të jetë i gatshëm të ndërrojë targat e makinave. Ne po ashtu po u bëjmë thirrje që të fillojnë ta vënë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në rend dite. Kjo është një kërkesë. Nga pikëpamja jonë dhe ajo e partnerëve të QUINT-it, kjo është një kërkesë dhe ne do të ngulim këmbë", tha Escobar.

Largimi i serbëve i "padobishëm"

"Ne mendojmë se çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe largimi i serbëve nga institucionet nuk është i dobishëm. U bëj thirrje palëve që të jenë gati të përmbushin këto çështje menjëherë”, tha Gabriel Escobar.

The Government of Kosovo on November 1 started to implement its phased plan for the re-registration of cars with illegal Serbian license plates, despite the insistence of the international community to postpone this plan.

The advisor of the US State Department, Derek Chollet, wrote on Twitter that during a telephone conversation with Serbian President Vu?i?, he shared his disappointment with Pristina's decision on license plates.

"We shared our disappointment with Kosovo's decision not to extend the deadline for license plates, we discussed our commitment to reducing tensions, we talked about the progress of the dialogue for the normalization of Kosovo-Serbia relations and the advancement of Serbia on the Euro-integration path," Chollet wrote. /DW





Lajmet e fundit nga