web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Russia takes a step back/ Announces the withdrawal of the army from Kherson

2022-11-10 17:07:50, Kosova & Bota CNA
Russia takes a step back/ Announces the withdrawal of the army from Kherson
The city of Kherson, from where Russia says the withdrawal of the Russian army has begun

Russia has announced that it has begun the withdrawal of Russian troops from Kherson, a strategic Ukrainian city, among many signs that this withdrawal has begun, which would mark a turning point for the war in Ukraine.

Zyrtarë ukrainas thanë se forcat e Moskës nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të iknin nga Hersoni, por ata qëndruan të kujdesshëm, nga frika e një prite nga trupat ruse. Ishte e vështirë të dihej se çfarë po ndodhte në qytetin industrial, nga i cili dhjetëra mijëra njerëz janë larguar gjatë javëve të fundit dhe ku banorët e mbetur frikësohen të largohen nga shtëpitë e tyre.

Një tërheqje e detyruar nga Hersoni - i vetmi kryeqytet provincial që Moska ka kapur - do të shënonte një nga humbjet më të mëdha të Rusisë deri më tani, ngjashëm me tërheqjen e tyre nga kryeqyteti gjatë ditëve të para të luftës.

Rimarrja e Hersonit ia mundëson Ukrainës të rifitojë territorin e humbur në jug, duke përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi ilegalisht në vitin 2014. Një tërheqje ruse gjithashtu besohet se do ta rriste presionin e brendshëm mbi Kremlinin për ta përshkallëzuar konfliktin.

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi të enjten për një "manovër të njësive të grupit rus" në anën e kundërt të lumit Dnjepër nga ku shtrihet qyteti Herson - një ditë pasi ministri urdhëroi një tërheqje të trupave gjatë një konference.

Disa vëzhgues perëndimorë, duke përfshirë oficerin më të lartë ushtarak amerikan, thanë se besojnë që forcat e Kremlinit janë detyruar të tërhiqen – megjithëse mund të duhet pak kohë deri të bëhet tërheqja e plotë.

Të enjten, zyrtarët ukrainas u duk se e zbutën paksa skepticizmin e tyre lidhur me këto lajme. Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, Valeriy Zaluzhny, tha se "armiku nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ikte", pasi ushtria e Kievit ka shkatërruar sistemet e furnizimit dhe ka prishur komandën ushtarake të Rusisë në atë zonë.

Zaluzhny, gjithashtu, theksoi avancimet e fundit ukrainase, duke thënë se forcat e Kievit kanë rimarrë 41 vendbanime në rajonin e Hersonit që nga 1 tetori, duke përfshirë 12 vetëm gjatë të mërkurës.

Megjithatë, ai tha se ushtria ukrainase nuk mund të konfirmojë apo mohojë nëse forcat ruse me të vërtetë po tërhiqeshin nga Hersoni.

Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ofroi një arsye tjetër për të qenë të vëmendshëm ndaj çdo tërheqjeje: Ai tha se forcat ruse kishin hedhur mina në të gjithë Hersonin, duke thënë se ata donin ta shndërronin atë në një "qytet vdekjeje".

Banorët thanë se qyteti ishte plotësisht i braktisur të enjten dhe se shpërthimet mund të dëgjoheshin herë pas here nga zona e urës Antonivskyi - një pikë kyçe kalimi në lumin Dnjepër që është shënjestruar vazhdimisht nga bombardimet ukrainase.

"Jeta në qytet duket se është ndalur, të gjithë janë zhdukur diku dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas," tha Konstantin, i cili këmbënguli që mbiemri i tij të fshihet për arsye sigurie. "Vetëm njerëz me pajisje për shkatërrimin e minave po kalojnë nëpër Herson, por nuk ka shumë të tillë”.

Flamujt rusë janë larguar nga ndërtesat administrative të qytetit dhe nuk ka asnjë shenjë të personelit ushtarak rus që më parë ishte vendosur në banesat e banorëve të evakuuar, tha ai.

Zyrtarët ukrainas kanë qenë të kujdesshëm gjatë gjithë luftës në shpalljen e fitoreve kundër forcave ruse, që të paktën në fillim kishte qenë më e madhe në numër dhe në armatim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ishte gjithashtu i kujdesshëm të enjten, kur këmbënguli se Perëndimi duhes të presë dhe të shohë se "si do të zhvillohet situata në terren gjatë ditëve në vijim".

“Por ajo që është e qartë është se Rusia është nën presion të madh. Dhe nëse ata largohen nga Hersoni, do të jetë një fitore tjetër për Ukrainën", tha ai në një konferencë shtypi në Romë.

Gjenerali i ushtrisë, Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, tha një ditë më parë se ai besonte që një tërheqje kishte filluar.

“Treguesit fillestarë janë se ata në fakt e kanë nisur tërheqjen. Ata bënë njoftimin publik se po e bëjnë këtë. Unë besoj se ata po e bëjnë për të ruajtur forcën që të rivendosin linjat mbrojtëse në jug të lumit, por kjo mbetet për t'u parë", tha ai në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut.

Instituti për Studimin e Luftës tha gjithashtu se tërheqja dukek të jetë e vërtetë.

Por Milley tha se Rusia kishte grumbulluar 20 mijë deri në 30 mijë trupa në Herson dhe një tërheqje e plotë mund të zgjasë disa javë.

One analyst noted that the Ukrainian military has systematically destroyed bridges and roads in recent months, making it now impossible to quickly move Russian troops from one side of the river to the other.

"The main question is whether the Ukrainians will give the Russians the opportunity to retreat quietly, or whether they will shoot at them while crossing the left side of the river," said Ukrainian military analyst Oleh Zhdanov. "Personnel can go through boats, but equipment should only be brought out on barges and pontoons, and they can be shelled very easily by the Ukrainian military."

In an assessment of the damage the war has caused, Milley estimated that up to 40,000 Ukrainian civilians and over 100,000 Russian soldiers have been killed or wounded in the war.

"The same thing probably on the Ukrainian side," he added./ REL





Lajmet e fundit nga