Slogans against the protest/ Berisha: They are a tool of the opposition, the opposition
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, has decl...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, has decl...

Zgjedhjet e mesit të mandatit kanë përfunduar. Republikanët nuk kanë arritur një fitore shumë të thellë siç shpresonin dhe siç parashikonin shumica e analistëve. Por pavarësisht ”kthesës së demokratëve” në votimin e të martës, dhe pavarësisht nga ajo që thonë mediat e establimentit, rezultati kryesor është ky:Partia Republikane do të rimarrë shumicën në Kongres dhe trajektorja e administratës Bajden do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë.
Ditët e qeverisjes së pakontrolluar të demokratëve, shpenzimet e tyre buxhetore marramendëse dhe dëmtimi i sektorit energjetik amerikan kanë marrë fund. Megjithëse republikanët mund të mos jenë në gjendje të ndryshojnë menjëherë gjërat -tek e fundit Xho Bajden është ende president i vendit - Partia Republikane mund të jetë një pedal frenues shumë efektiv. Ja cilat janë 3 rezultatet kryesore që prodhuan zgjedhjet e 8 nëntorit.
1. Amerika është ende e ndarë si kurrë më parë
Premtimet e presidentit Xho Bajden për të bashkuar vendin janë zhdukur prej kohësh. Më shumë se sa çdo gjë tjetër, mbrëma e së martës dëshmoi se ne amerikanët jemi të ndarë si kurrë më parë në historinë e SHBA-së. Vendi ynë eci në këto zgjedhje një drejtim të dallueshëm djathtas, por jo në mënyrë dramatike.
Republikanët ka të ngjarë të drejtojnë Kongresin me një diferencë të ngushtë. Përveç disa çështjeve të zgjedhura, Uashingtoni do t’i ketë “duart e lidhura”. Dhe pas 2 vitesh kur demokratët miratuan triliona dollarë shpenzime të reja dhe e rritën inflacionin, kjo është ndoshta një diçka e mirë.
2. Votuesit hispanikë votuan në masë për Partinë Republikane
Demokratët janë mburrur për vite me radhë, se avantazhi i tyre midis votuesve hispanikë, do t’i siguronte atyre një shumicë të përhershme. “Demografia është fati ynë!”- ishte refreni i tyre. E megjithatë, gjatë viteve të fundit, republikanët kanë arritur ta reduktojnë vazhdimisht atë avantazhin, duke e zhvendosur në favorin e tyre.
Një sondazh i fundit i gazetës “Wall Street Journal”, tregoi vetëm një epërsi prej 5 pikësh për demokratët në mesin e hispanikëve. Kjo diferencë që do të kishte qenë e paimagjinueshme një dekadë më parë. Të martën, hispanikët votuan në masë për Partinë Republikane duke i siguruar fitoren në shtetin e rëndësishëm të Floridës.
Ron DeSantis dhe Marco Rubio korrën athe fitore të mëdha. Nëse vazhdon kjo prirje në të gjithë vendin, ajo kërcënon që të rrëzojë një nga shtyllat kryesore ku demokratët i varin zakonisht shpresat e tyre për fitore. Rezultatet e së martës tregojnë se publiku dëshiron ndryshimin nga monopoli i plotë i pushtetit politik nga demokratët në Uashington.
Për dekada të tëra, drejtuesit e Partisë Demokratike janë mbështetur në fitimin e një numri të madh votuesish latinë për t’i mbajtur ta në pushtet. Nëse shembet kjo shtyllë, ata do tëduhet të përpiqen t’i gjejnë diku tjetër ato vota.
3. Bajden duhet të vendosë shpejt nëse do të rikandidojë apo jo

Tani po rritet presioni ndaj Xho Bajden. Brenda disa javëve të ardhshme, ai duhet t’i tregojë botës, por më e rëndësishmja partisë së tij, nëse ka ndërmend të kandidojë apo jo për president. Republikanët si Donald Trump janë tashmë gati për të kandiduar.
Dhe pavarësisht asaj që mund t’i thonë publikut, kandidatët e tjerë të mundshëm janë të përgatitur të bëjnë të njëjtën gjë. Partia Demokratike do të kaplohet shumë shpejt nga ankthi. Bajden duhet ose të shpallë nëse do të kandidojë për rizgjedhje, ose duhet të tërhiqet dhe të lërë hapësirën e duhur për zgjedhjet primare brenda Partisë Demokratike.
Rezultatet e së martës tregojnë se publiku dëshiron që t’i heqë nga duart demokratëve kontrollin e plotë të institucioneve në Uashington. Pra republikanët janë gati të kthehen në pushtet në Uashington, dhe të jenë pedali i frenave në axhendën e Bajdenit. Ndërkohë, Xho Bajden dhe partia e tij përballen me një të ardhme të zymtë, ku do të jenë të kushtëzuar shumë nga nismat tyre deri në zgjedhjet e vitit 2024.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, and the Pre...
“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Re...
Voters in four states voted Tuesday in favor of propos...
Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit...
A few days after the decision of the representatives o...
The Russian military has been ordered to withdraw from...
Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje pë...
The Ambassador of the United States in Kosovo, Jeffrey...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
How did the candidates supported by former president D...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Ten deputies of the Serbian List - the largest party of Ko...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
Guvernatori i Pensilvanisë, John Fetterman, është drej...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nderoi të mërkurën...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that the S...
After Tuesday's election in the United States it is still ...
The process of counting votes in America's midterm electio...
The EULEX Rule of Law Mission of the European Union has in...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Good news for those who fly: After years of negotiations, ...
It took more than two years, but now the EU can begin acce...
US President Donald Trump announced that the US military h...
Iran has taken new measures to strengthen the protection o...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...