web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analysts: The situation in the north of Kosovo raises concerns and uncertainty

2022-11-09 19:26:03, Kosova & Bota CNA
Analysts: The situation in the north of Kosovo raises concerns and uncertainty
Illustrative photo

A few days after the decision of the representatives of the Serbian community in the north of Kosovo to withdraw from all local institutions, the situation seemed calm on Wednesday in this area. The European Union's Rule of Law Mission, EULEX, said a unit of 23 Italian carabinieri has arrived in Kosovo and has temporarily joined EULEX's Specialized Police Unit, which has increased patrols in the north, where there are no longer members of the police from the ranks of the Serbian community.

Punonjësit serbë në veriun e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politikë vendosën të tërhiqen nga institucionet pas mospajtimeve me vendimin e qeverisë qendrore në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, duke krijuar një situatë të tensionuar në zonë.

Njohës të çështjeve politike dhe të sigurisë thonë se boshllëku i krijuar pas dorëheqjeve ngre shqetësime dhe pasiguri për zhvillimet e mëtejshme në veriun e Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare AKTIV në Mitrovicën e Veriut, Miodrag Marinkoviç i tha Zërit të Amerikës se pret që zhvillimet e fundit në veri të kenë pasoja afatgjata.

“Pasojat që sjellin këto veprime janë ende të paqarta por vërehet se do të jenë afatgjata, jo vetëm për proceset politike ndërmjet të dyja vendeve, por edhe për mirëbesimin ndaj institucioneve të Kosovës, aq sa ka ekzistuar ky mirëbesim, por me veprimet e fundit mendoj se ky mirëbesim është thuajse i shkatërruar”, tha ai.

Zoti Marinkoviç tha se tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pasojë e mosarritjes së pajtimit ndërmjet tyre në procesin e bisedimeve, të cilat nënvizoi ai, janë e vetmja rrugëdalje nga kriza aktuale.

“Gjithë kjo mund të thuhet se është pasojë e mosarritjes së pajtimit përgjatë dialogut politik dhe mosvendosjes së përparësive nga të dyja palët në dialogun në Bruksel. Mospajtimet si ta zëmë nga njëra anë thirrje të pafundme për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe nga ana tjetër thirrjet për njohje të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve, na kanë sjellë sot në një situatë politike të palakmueshme”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se situata në veriun e Kosovës është shumë serioze dhe paraqet kërcënim të rrezikshëm për sigurinë.

“Gjithashtu shumë shqetësuese mund ta konsiderojmë largimin nga institucionet e sigurisë meqë jo vetëm se janë larguar por edhe janë rreshtuar në grupet kriminale serbe për të cilat deri më tani kanë tërhequr vërejtjen Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, madje SHBA-të kishin listuar si persona me rrezikshmëri të lartë disa persona të cilët besohet se në atë zonë janë duke organizuar aktivitete të dhunshme dhe janë duke kërcënuar në vazhdimësi qytetarët serbë të cilët dëshirojnë rend dhe ligj”, tha ai.

Zoti Elezi tha se tensionimi i veriut të Kosovës u shkon përshtati Serbisë dhe Rusisë të cilat, tha ai, ka kohë që përpiqen të krijojnë situatë të rënduar të sigurisë në rajonin e Ballkanit.

“Nga e cila edhe mund të kemi eventualisht dhunë dhe ato sigurisht po presin nga institucionet e Kosovës të veprojnë të parat, në mënyrë që ato në emër të ruajtjes së jetës së qytetarëve të tyre edhe të veprojnë me aktivitete të dhunshme”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën përsëriti thirrjen e tij ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb për të mos i braktisur institucionet. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se të dorëhequrit nga sistemi i drejtësisë nuk duhet të kthehen më.

“Për faktin se është goditje për sistemin e drejtësisë, për Republikën e Kosovës, sidomos për sistemin e drejtësisë që një gjyqtar apo një prokuror të tërhiqet për shkak të dirigjimeve që i bëhen nga (Aleksandar) Vucçiç”, tha ajo.

The Serbian President, Aleksandar Vucic, said on Wednesday that Pristina's decisions on license plates are an indication that it wants incidents and conflicts in the north of Kosovo, and as he said "the humiliation of the Serbian people".

He made these comments while honoring with the gold medal for bravery "Millosh Obiliq", the former regional director of the Police in the north, Nenad Gjuriq and the head of Regional Operations of this directorate, Aleksandar Filipovic, who refused to implement the decision of the government of Kosovo for the conversion of car license plates issued by Serbia.

Belgrade accuses Pristina of not fulfilling the agreements reached in the talks mediated by the European Union, while Pristina accuses Belgrade of using local Serbs to avoid a normalization agreement between the parties./ VOA





15:45 World

Greqia

Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...

Lajmet e fundit nga