web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

The American Ambassador in Kosovo: Start the negotiations for the Association urgently

2022-11-09 18:01:00, Kosova & Bota CNA
The American Ambassador in Kosovo: Start the negotiations for the Association
The United States Ambassador to Kosovo, Jeffrey Hovenier

The Ambassador of the United States in Kosovo, Jeffrey Hovenier, called on the Government of Kosovo to urgently start negotiations for the formation of the Association of municipalities with a Serbian majority.

"There must be a proposal for the Association on the table", said Hovenier in a meeting with journalists in Pristina.

He also called on the Government of Kosovo to postpone for ten months the implementation of the plan for the re-registration of cars with illegal Serbian license plates.

Për më tepër, tha ai, Qeveria e Kosovës nuk duhet të nisë me gjobitjen e shoferëve që vozisin makina me targa të tilla.

Hovenier tha se e ka kërkuar një gjë të tillë direkt nga Qeveria.

Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Janë rreth 9.000 makina me targa të paligjshme që qarkullojnë në veriun e Kosovës - të banuar me shumicë serbe - që nga paslufta, më 1999.

Qeveria e Kosovës kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Ata kanë thënë se nuk do të rikthehen, nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nuk e tërheq vendimin për riregjistrimin e makinave.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në veri", sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”, tha ambasadori Hovenier.

Ai, gjithashtu, tha se Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me komunitetin serb, duke shfaqur shpresën se përfaqësuesit e tij do të kthehen në institucionet e Kosovës.

"Shpresojmë që kjo gjë të jetë e përkohshme", tha Hovenier duke komentuar dorëheqjet e serbëve.

Tensionet në veri "për shkak të planit franko-gjerman"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi më 7 nëntor presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për destabilizmin e situatës në veri dhe tha se kjo po bëhet për shkak të, siç u shpreh, refuzimit të planit franko-gjerman nga pala serbe. Ky plan, siç është raportuar, parasheh zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, Vuçiq është duke i përdorur pjesëtarët e strukturave ilegale serbe në veri të Kosovës për destabilizim.

Për Kosovën, sipas Kurtit, plani franko-gjerman është "hap në drejtimin e duhur".

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se propozimi franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza. "Një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël - që ata thonë se është 1 për qind - do të liheshin për një periudhë të mëvonshme", ka thënë Bislimi.

Vuçiq ka thënë muajin e kaluar se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të integrimit të shpejtë të saj në BE.

*Video: Kronologjia e rritjes së tensioneve në veri

Kërkesa dhe "refuzimi" për formimin e Asociacionit

BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë bërë thirrje që Kosova të bëjë hapa drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kosovo and Serbia have reached an agreement on the creation of this association in 2013, within the dialogue for the normalization of relations, mediated by the EU.

In 2015, the parties signed the Agreement on the principles for the formation of this association. That same year, the Constitutional Court found that some points of this agreement are not in harmony with the constitutional spirit and that they should be harmonized.

Kurti has stated several times that he is against the formation of a single-ethnic association.

Serbia, on the other hand, insists that the association be formed and have executive powers./ REL





15:45 World

Greqia

Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...

Lajmet e fundit nga