Rusia kryen sulme masive me dronë në juglindje të Ukrainës
Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas...

The EULEX Rule of Law Mission of the European Union has increased its presence in Kosovo with other police units, after the departure of the northern Serbs from all institutions, including the police. The Head of Foreign Policy of the European Union, Josep Borrell, said that a unit of Italian carabinieri has already arrived in Kosovo to ensure the rule of law due to the developments in the north of the country.
"Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar stabilitet. Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesa e karabinierëve zbarkoi që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që tëmbështesë një mjedis të sigurt”, shkroi Josep Borrell në Twitter.
Që nga dorëheqjet masive të serbëve të veriut nga të gjitha institucionet publike dhe Policia e Kosovës, njësia e specializuar e EULEX-it, e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, kanë shtuar patrullimet në veri. EULEX kumtoi se po vëzhgon nga afër të gjitha zhvillimet që mund të kenë ndikim mbi sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve. Por e mohoi të ketë marrë përsipër përgjegjësi policore në veriun e Kosovës.
Nga ana tjetër, pas dorëzimit të mandateve të 10 deputetëve të listës ‘Srpska', Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ tashmë ka marrë kërkesë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të rekomandohen emrat të cilët do t'i zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe. Deputetët e Listës Serbe, dhanë dorëheqje siç thanë "në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin për riregjistrimin e makinave me targa serbe”.
"Duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin me emra brenda afatit ligjor prej pesë ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me emrat e radhës në listën për deputetë të Listës Serbe. Nëse edhe ata refuzojnë, procedura përsëritet derisa te plotësohen vendet në Kuvend nga pakica serbe, thonë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) që vazhdimisht monitoron punën e kuvendit të Kosovës.
"Pas dorëheqjeve të deputetëve të Listës Serbe, duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre. Ata duhet të zëvendësohen nga kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e këtij subjekti politik, e që janë vetëm nëntë sosh të mbetur. Një deputet tjetër do të zëvendësohet nga radhët e partisë tjetër serbe - GI SPO, që ka numrin më të madh të votave pas Listës Serbe. Deputetët e ri duhet të japin betimin brenda tri seancave të rregullta. Mosdhënia e betimit përbën arsye për humbjen e mandatit”, shkroi Eugen Cakolli nga KDI. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 u fituan nga Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Dorëheqjen e kryetarëve të komunave
Pos deputetëve serb, dorëheqje të parevokueshme dhanë edhe katër kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës: Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut. Nga Instituti KDI thonë se "dorëheqjet e kryetarëve të komunave, pavarësisht mënyrës së ofrimit, janë akte definitive dhe të pakthyeshme, që për pasojë kanë zgjedhjet”.
"Institucionet qendrore nuk kanë ndonjë masë për të pranuar dorëheqjet, por vetëm mund t'i konfirmojnë ato formalisht. Prandaj MAPL-ja duhet t'i përmbyllë sa më parë procedurat, për t'i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga Presidentja. Zgjedhjet duhet të mbahen brenda një periudhe prej 30 deri në 45 ditësh nga shpallja. Çfarëdo vonese në këtë drejtim ua cenon qytetarëve të drejtën kushtetuese të zgjedhjeve të institucioneve lokale”, shkroi Cakolli nga KDI. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tashmë është takuar me kreun e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, për të biseduar për shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut. Për të gjithë këtë situatë të krijuar në veri të Kosovës, Beogradi akuzon Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Ndërsa Qeveria e Kosovës e akuzon Beogradin se po përdorë serbët lokalë për të ikur nga një plan franko-gjerman, që parasheh marrëveshje finale për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi./DW
Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas...
Turkish President Recep Tayyip Erdogan capped last week wi...
The Ukrainian parliament has called on the international c...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Rezultatet e para të zgjedhjeve në Amerikë kanë filluar të...
Americans voted without major problems on Tuesday in the h...
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson...
Presidenti i Ukrainës thotë se është i gatshëm për neg...
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tho...
Albanian crime has expanded its activity in some count...
A tumultuous American election season that has again b...
Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcak...
US National Security Advisor Jake Sullivan has confirmed t...
Turkey has started paying in rubles for part of the natura...
Sweden's Prime Minister Ulf Kristersson is expected to mee...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë...
Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveç...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka akuzuar Kinën për...
The head of AAK, Ramush Haradinaj, abandoned the meeting w...
Të tre liderët e partive opozitare i kanë shkuar në takim ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Switzerland will head to the polls this Sunday to decide o...
Good news for those who fly: After years of negotiations, ...
It took more than two years, but now the EU can begin acce...
US President Donald Trump announced that the US military h...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...