Meloni, message to Zelenskit/Ukraine can count on Italy
Ukraine can count on the support of the new Italian Govern...

A day before Russian President Vladimir Putin announced the mobilization of reserve troops in an escalation of the war in Ukraine, he also had time to receive an unusual visitor. Separatist leader Milorad Dodik, the Serbian member of Bosnia-Herzegovina's three-member presidency, became one of the few European politicians to break Putin's isolation by visiting the Kremlin last Tuesday.
Udhëtimi ishte edhe më i pazakontë pasi Dodik është në mesin e fushatës zgjedhore për kreun e enklavës etnike serbe të Bosnjës, Republika Srpska, të cilën ai e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta shkëputë nga federata boshnjake. Duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart para medias shtetërore, Putin i uroi Dodik suksese në fushatë.
“Shpresoj që rezultatet të forcojnë pozitën e forcave patriotike në vend”- duket t`i ketë thënë Putin sipas deklaratës zyrtare mbi kë takim. Është zbuluar se Putini mori kohë në mes të një mobilizimi historik për të nxitur fushatën Dodik, dhe nacionalistët serbë në Bosnje janë në qendër të një loje të gjatë të pushtetit që Rusia dhe Perëndimi kanë luajtur prej dekadash në Ballkanin Perëndimor.
Tani, me rritjen e tensioneve etnike, disa analistë janë të shqetësuar se Rusia do të përpiqet të përdorë ndikimin e saj tek figura si Dodik, për të prishur paqen delikate që e ka mbajtur disi të qëndrueshëm rajonin që nga luftërat shkatërruese të ish-Jugosllavisë të viteve 1990.
“Situata ka ndryshuar shumë, që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt. Ka pasur më shumë përpjekje nga Rusia për të nxitur konflikt në Ballkan”- thotë Lirim Bllaca, ish-kapiten në Forcat e Armatosura të Kosovës, aktualisht këshilltar për sigurinë në qeverinë e Kosovës.

“Duke pasur lidhje dhe një ndikim më të ngushtë, ky ka qenë gjithnjë qëllimi i Putinit”- thekson Andi Hoxhaj, lektor ligjërues i së drejtës ndërkombëtare në Kolegjin Universitar të Londrës dhe ekspert mbi Ballkanin Perëndimor, rajon që përfshin Bosnjë Hercegovinën, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në fakt ndikimi i Rusisë në Ballkan nuk është ndonjë gjë e re. Që kur Serbia luftoi për herë të parë për pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane në shekullin XIX-të me mbështetjen e Rusisë, ajo ka qenë një aleate kyçe e serbëve etnikë në rajon. Por me bombardimin e Jugosllavisë nga NATO në fundin e viteve 1990 dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, shumë nacionalistë serbë nisën të kenë një qëndrim armiqësor ndaj fuqive perëndimore, duke e forcuar lidhjen e tyre historike me Rusinë.
“Joshja e serbëve ndaj Rusisë, është për faktin se ky vend perceptohet si një kundërshtar i Perëndimit”- thotë Vuk Vuksanoviç, analist me Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë dhe bashkëpunëtor i LSE IDEAS, një institut kërkimor mbi politikën e jashtme në Shkollën Ekonomike të Londrës.
Gjatë viteve 2010, Moska ushtroi ndikimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të penguar përpjekjet e Kosovës për njohje ndërkombëtare, dhe për të mbrojtur autonominë serbe në Bosnje. Ekspertët thonë se fushata e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor u përshpejtua pas pushtimit dhe më pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 nga Ukraina.
Dhe kur filloi të vepronte në mënyrë agresive për të kontrolluar zgjerimin e NATO-s në të gjithë Evropën Lindore. Të dhënat e de-klasifikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pretendojnë se Rusia ka shpenzuar afro 300 milionë dollarë amerikanë që nga viti 2014 për të ndikuar tek politikanët e huaj, duke përmendur ndër objektivat e saj edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Në vitin 2017, qeveria e Malit të Zi e akuzoi Rusinë për planifikimin e një komploti për të vrarë ish-kryeministrin e vendit dhe për të organizuar një grusht shteti me synim parandalimin e anëtarësimit të vendit në NATO. Ajo u bë anëtare e aleancës në qershor të atij viti.
Një vit më vonë, diplomatët rusë u përfshinë në përpjekjet për të korruptuar priftërinjtë ortodoksë në Greqi, që të flisnin kundër një marrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut mbi emrin e kësaj të fundit, që do t’i hapte rrugën anëtarësimit të saj në NATO. Analistët thonë se Rusi ka punuar gjithnjë e më shumë për të bllokuar reformat në Bosnje, që do ta afronin atë me anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Po ashtu, Moska ka shprehur një mbështetje të fortë për nacionalistët serbë të Dodik, të cilët i kanë rritur ndjeshëm tensionet duke bllokuar institucionet e nivelit kombëtar dhe duke kërcënuar se do të shkëputen nga federata. “Me ndihmën e Rusisë, Republika Srpska është bërë de fakto shumë më e pavarur”- thoë Pol Stronski, bashkëpunëtor në think-tanun “Carnegie Endowement for International Peace”. “Rusia ... e trajton Dodik si të ishte një kryetar i një shteti të pavarur”- shton ai.
Vëzhguesit shtojnë thonë se Rusia ka shpenzuar shumë para për trajnimin dhe armatosjen e forcave policore të Republika Srpska, dhe ka forcua lidhjet midis ultra-nacionalistëve serbë dhe atyre rusë. Gjithashtu, Moska ka kërcënuar të vendosë veton kundër zgjatjes së misionit paqeruajtës të mandatuar nga OKB-ja në Bosnje, EUFOR.
Në Serbi, një politikë pro-ruse është ende një parakusht për politikanët nacionalistë, si presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç. Vetëm 1 muaj para rizgjedhjes së tij në detyrë në prill të këtij viti, mijëra mbështetësit e tij dolën në rrugë për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.
Analistët thonë se një marrëveshje me Rusinë për blerjen e gazit me një çmim më të ulët sesa ai i tregut ishte thelbësore për fitoren e Vuçiç. Pas pushtimit rus të Ukrainës, ai u bë një nga liderët e paktë evropianë që kundërshtoi sanksionet e Perëndimit. Por ai është përpjekur shpeshherë të balancojë mbështetjen e tij për Rusinë, me lutjet ndaj fuqive perëndimore.

Ai e përdori fjalimin e tij inaugurues për të ritheksuar angazhimin e vendit të tij drejt anëtarësimit në BE. Në të kaluarën, gazetat pro-qeveritare kanë bërë me faj fushatat keqinformimuese të Rusisë për protesta të dhunshme kundër masave kufizuese gjatë pandemisë dhe minimin e marrëveshjeve me Kosovën që do të sillnin më shumë stabilitet në marrëdhëniet dypalëshe.
“Vuçiç po luan lojën e tij, duke ruajtur balancat, dhe duke vënë Rusinë dhe Perëndimin kundër njëri-tjetrit”- nënvizon Vuksanoviç. Për Predrag Rajic, një tjetër analist politik serb, që është edhe këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Serbisë, kjo qasje është më se logjike, pasi Serbia është shumë e varur ekonomikisht nga BE-ja.
Tregtia e saj dominohet nga Gjermania, Italia dhe shtetet e tjera të BE-së. “Lidhjet tona me Perëndimin janë shumë të thella. Në Serbi nuk do të gjeni askënd që i kursen paratë e tij në rubla. Dhe kur serbët blejnë vetura apo banesa, ata ju thonë çmimin në euro”- thotë ai.
Megjithatë, BE-ja ka qenë e ngadaltë në kapitalizimin e ndikimit të saj. Në shumë vende të rajonit, bisedimet e anëtarësimit kanë ngecur prej vitesh. Edhe kur i dha Ukrainës statusin e kandidatit këtë verë në kundërpërgjigje të pushtimit të Rusisë, Brukseli vendosi më shumë kushte ndaj Bosnjës, një lëvizje që siç shprehet edhe Rajiç shumë njerëz në rajon e panë si të padrejtë.
“Nëse më pyet mua, ky vendim ka krijuar shumë më tepër destabilitet në rajon sesa ka shkaktuar ndonjëherë ndikimi rus”- shton ai. Lirim Bllaca, mendon se me zbehjen e ndikimit të politikanëve pro-BE, boshllëkun po e mbush një valë e re e “ndjenjave të ekstremit të djathtë”, dhe kjo është vënë re sidomos tek komunitetet serbe të Kosovës.
Por Bllaca dhe analistë të tjerë janë dakord se tani për tani, një konflikti i hapur mbetet i pamundur. “Me burimet e saj të angazhuara në Ukrainë, aftësia e Rusisë për të bërë keq është në këtë moment e kufizuar.
While there is no doubt that Russia will try to gain ground from any political chaos, ethnic leaders like Dodik have stayed in power without resorting to violence. Of course, today there are more problems in the Balkans than 10 years ago. But it is still better to live in Belgrade or Sarajevo than in Kharkiv or Odesa" - says Vuksanovic.
Translated and adapted by CNA.al
Ukraine can count on the support of the new Italian Govern...
The President of Serbia, Aleksandar Vucic, while speaking ...
Parlamenti Evropian (PE) pritet të kërkojë që vazhdimi i b...
Atmosfera e konsumit të përgjithshëm Gjermani është keqësu...
A student is sitting in the dock, this after she raped a m...
The European Union believes that the leaks in two unde...
Ligjvënësit demokratë kanë paraqitur një projektligj buxhe...
Uragani Ian goditi Kubën perëndimore me forcën e një uraga...
The judge handed down a sentence of seven years in prison ...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy told the UN Securi...
From the forested top of the Laotian jungle, the lights of...
Saudi Arabia's powerful crown prince, Mohammed bin Sal...
European countries are trying to identify the cause of...
Në një shenjë të mëtejshme të tërheqjes së Rusisë nga kont...
Sweden and Denmark are investigating leaks in two Russ...
A 50-year-old man was buried under a mass of earth this mo...
Kandidati republikan për Guvernator të Pensilvanisë dhe se...
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Two nights ago, the Kosovo police arrested the journal...
The Bundeswehr was in Afghanistan for 20 years. As part of...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announces that following the procedural acti...
New details emerge regarding the serious maritime accident...
A serious accident occurred today in the Bay of Ksamil. I...
An accident was reported this Monday on the Fier-Labofshë ...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
As part of the agreement to be signed this week, the Unite...
Iranian President Masoud Pezeshkian gave the first confirm...
US President Donald Trump's plane has landed at Geneva air...
Russia has struck the UNESCO-protected Kyiv-Pechersk Lavra...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
For the first time in history, the World Cup will be held ...