Raped his wife in front of minor children/Albanian journalist arrested
Two nights ago, the Kosovo police arrested the journal...

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësim dhe i kërkojnë shpjegim Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes me Rusinë në Nju Jork. Marrëveshja që u nënshkrua ndërmjet ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministrit të Jashtëm serb, Selakoviq, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka të bëjë me bashkëpunimin në sferën e politikës së jashtme ndërmjet dy vendeve.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, shprehu shqetësim për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë, dhe tha se "kjo marrëveshje erdhi në kohën kur Rusia po vazhdon agresionin ndaj Ukrainës dhe çdo ditë”. "Rusia po e shkel të drejtën ndërkombëtare, forcat e saj po kryejnë krime ndaj civilëve e në pjesë të okupuara të Ukrainës po organizon referendume ilegale. Nëse në këto rrethana shohim se ministri i Jashtëm i Serbisë nënshkruan marrëveshje, me të cilën pajtohet për konsultime me shtetin që kryen akte të tilla, atëherë kjo është shenjë se Serbia po i forcon raportet me Rusinë. Dhe kjo ngreh shqetësime serioze. Raportet me Rusinë në këtë fazë nuk mund të jenë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Këto ne i marrim shumë seriozisht”, tha Stano në një konferencë për medie në Bruksel.

Sipas tij, Serbia tashmë ka deklaruar se qëllim strategjik ka integrimin në bllokun evropian, prandaj sipas zëdhënësit Stano, "ky vendim i Serbisë do të duhej të nënkuptonte edhe bashkëpunimin dhe përafrimin me BE-në në çështje të politikës së jashtme”. "BE-ja ka qenë krejtësisht e qartë me të gjitha vendet anëtare dhe partnerët, përfshirë edhe vendin kandidat, Serbinë. Raportet me Rusinë nuk mund të jenë punë e zakonshme nën hijen e pushtimit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm në Ukrainë”, tha Peter Stano, i cili e ftoi udhëheqjen serbe që të sigurojë, si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, "një koherencë më të fuqishme mes nismave të saj në politikën e jashtme dhe mbështetjen për vlerat ndërkombëtare dhe pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.
Marrëveshja e bashkëpunimit në politikën e jashtme ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është kritikuar edhe nga SHBA, përmes ambasadorit të saj në Serbi, Christofer Hill. Ky i fundit, siç shkruajnë mediet në Serbi, i kërkoi autoriteteve serbe një shpjegim për atë që u nënshkrua si marrëveshje me Rusinë në Nju Jork. "Askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë në këtë moment", është shprehur Hill. "Prandaj është shumë e vështirë për ne të kuptojmë ekzistencën e një dokumenti apo protokolli të tillë, por shpresojmë dhe presim që të dëgjojmë më shumë për të dhe të shpjegohet në një farë mënyre”, citohet të ketë thënë ambasadori amerikan, duke shtuar se "SHBA pret nga Serbia që të bëjë diçka për të diversifikuar energjinë e saj dhe të zvogëlojë varësinë e saj nga Rusia, e cila bazohet kryesisht në masat e shantazhit dhe presionit”.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, ndërkaq, i pyetur nga gazetarët se çfarë përfshin plani me Rusinë dhe çfarë mesazhi i dërgon BE-së, Sellakoviq tha: "Gjithçka që ka të bëjë me kritikat dhe çështjet lidhur me këtë plan, janë kërkim i arsyeve për të sulmuar Serbinë dhe për ta qortuar”. Ai deklaroi se "plani i Konsultimeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë është nënshkruar që nga viti 1996, pra çdo dy vjet. Bëhet fjalë për çështje teknike siç janë marrëdhëniet dypalëshe dhe aktivitetet shumëpalëshe”, tha Selakoviq.
Për marrëveshjen dhe afrimin e saj me Federatën Ruse, Serbia u kritikua edhe nga deputetë të Parlamentit Evropian. Vladimir Bilçik, raportues për Serbinë dhe Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, të cilët nënshkrimin e marrëveshjes e shohin si një goditje të madhe për procesin e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Reagim pati edhe nga presidenca e Kosovës. Blerim Vela shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, shkroi në Twitter se "procesi i aderimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian duhet të ndalet dhe Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën”. Serbia ndërkaq, në disa nisma në OKB, ka votuar disa rezoluta në Këshill të Sigurimit që e dënojnë pushtimin rus të Ukrainës. Por megjithëse e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ajo refuzon të harmonizojë politikën e saj me atë të bllokut evropian dhe t'i vendosë sanksione Rusisë./ DW
Two nights ago, the Kosovo police arrested the journal...
The Bundeswehr was in Afghanistan for 20 years. As part of...
President Joe Biden says the United States is in a stronge...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, says that mutua...
The Brothers of Italy party has received the largest n...
Enrico Letta has announced his resignation as head of ...
Four years after the devastating fire at the cathedral of ...
The American ambassador in Belgrade, Christopher Hill,...
An eight-month-old boy had to have a nail clipper removed ...
The European Union has expressed concern about the strengt...
The reported death toll from a shooting at a Russian schoo...
The issue of visa liberalization for Kosovo will be on the...
Triumfoi kampi i djathtë në zgjedhjet, i cili e arriti...
Italy's election was dominated by the center-right, ma...
In the Maoist era, the Chinese Communist Party used files ...
This month is likely to be the darkest for Russia since it...
Gjermania do të importojë gaz nga Emiratet e Bashkuara...
Qendra e djathtë e Giorgia Melonit ka kryesuar në zgje...
In Hungary, consumers and businesses are facing sky-hi...
Authorities and residents in Florida are keeping a clo...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announces that following the procedural acti...
New details emerge regarding the serious maritime accident...
A serious accident occurred today in the Bay of Ksamil. I...
An accident was reported this Monday on the Fier-Labofshë ...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
As part of the agreement to be signed this week, the Unite...
Iranian President Masoud Pezeshkian gave the first confirm...
US President Donald Trump's plane has landed at Geneva air...
Russia has struck the UNESCO-protected Kyiv-Pechersk Lavra...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
For the first time in history, the World Cup will be held ...