LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

If the West is not careful/ Russia will make the Balkans a second front

2022-09-26 09:03:00, Kosova & Bota Muhamed Husein

If the West is not careful/ Russia will make the Balkans a second front

This month is likely to be the darkest for Russia since it launched its invasion of Ukraine nearly 7 months ago. Through a powerful counterattack, Ukrainian forces recaptured the cities of Kharkiv and Kupiansk, reportedly quickly retaking over 3,000 square kilometers of territory and driving out Russian forces.

Apart from Kherson and the annexed territories in the east of the country, so far Moscow has not been able to control any other major Ukrainian city. After 7 months, things are not going well for Russia at all. But this failure does not necessarily translate into failure in another arena.

Sepse Kremlini dhe agjentët e tij të ndryshëm mbeten ende ndikues, përçarës të aftë dhe të suksesshëm. Ky është rasti në zona si në Libi, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore përmes përdorimit të grupit mercenar Vagner, por dhe në Evropë dhe Amerikën e Veriut, përmes manipulimit kibernetik dhe ndikimit në sektorët politikë dhe mediatikë.

Megjithatë, ai është shumë më i thellë dhe më i ngulitur në Ballkanin Perëndimor. Me gjithë praninë e mosmarrëveshjeve dhe ndarjeve të brendshme që ekzistojnë prej kohësh, frika e vërtetë nga analistët është se në Bosnje - dhe në përgjithësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor - Rusia mund t'i shfrytëzojë ato ndarje përmes përdorimit të lojtarëve lokalë, politikë dhe civilë.

Rusët kanë si një levë Milorad Dodik, anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnjës, që vitin e kaluar ngjalli frikën e një konflikti të ripërtërirë, kur kërkoi shkëputjen e entitetit të drejtuar prej tij Republika Srpska. Një lëvizje e tillë e mbështetur edhe Serbia dhe më në fshehtësi nga Rusia, ringjalli kujtimet e ngjarjeve traumatike të viteve 1992-1995 dhe të agresionin serb.

Që nga ajo kohë, dhe që nga takimi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan me Dodik vitin e kaluar dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç këtë vit, këto frikëra duket se tani për tani janë zbutur. Por Kremlini mund të rifillojë provokimet në çdo kohë.

Madje ka raporte se ambasada ruse në Bosnje, pretendoi se presidenti Vladimir Putin dhe Dodik kanë arritur një marrëveshje të fshehtë midis tyre, në lidhje me hapat që duhen ndërmarrë në vendin e ndarë. Po ashtu Moska mund të përdorë simpatizantët dhe protestuesit pro-rusë në Serbi, për të projektuar interesat e saj politike, për të ushtruar presion mbi autoritetet ose për të çuar më tej destabilitetin në rajon.

Përveç protestuesve që demonstruan në fillim të këtij viti në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës, ka pretendime nga analistë kryesisht perëndimorë, se Kremlini i paguan ata dhe sigurisht që do ta bëjë këtë në të ardhmen për të nxitur dhunë.

Reuf Bajroviç, ish-Ministër i Energjisë, Minierave dhe Industrisë në Bosnje, aktualisht analist politik, dhe nënkryetar i Aleancës SHBA-Evropë, thotë se rezistenca e fortë e ushtrisë ukrainase ndaj pushtimit rus, ishte një faktori kryesor në frenimin e Moskës për të shënjestruar me sukses Ballkanin Perëndimor.

“Përfaqësuesit rusë në Bosnje, ishin në prag të nxitjes së një rebelimi. Por lufta e gjatë në Ukrainë, i ka ndryshuar planet e tyre. Nëse rusët do të fitonin shpejt në Ukrainë, Bosnja do të ishte prerja e tyre e radhës”- thotë ai. Në fakt nuk është vetëm Moska, ajo që i ka shfrytëzuar ndarjet në rajon.

Por Bajroviç thekson se aspekti më i rrezikshëm i krizës pothuajse të përhershme në Bosnje, është se edhe vendet perëndimore po bashkëpunojnë ngushtësisht me disa nga simpatizantët e Moskës, siç janë kroatët e partisë Bashkimit Demokratik Kroat.

Përveç ndarjes së vendit në dy zona kryesore - Federata e Bosnje Hercegovinës dhe Republika Srpska - Marrëveshja e Dejtonit ofron në thelb një mbi-përfaqësim të grupeve të ndryshme të interesit. Siç u theksua në një Konferencë të Komisionit Evropian 17 vjet më parë, Bosnja kishte 3 presidentë, 13 kryeministra, 14 parlamente, 147 ministra dhe 700 parlamentarë.

Kjo për një popullsi prej vetëm rreth 3.2 milionë banorësh. Kjo lloj ndarjeje e minon vetë sovranitetin e Bosnjës, dhe garanton mos-bashkimin e saj. Tek e fundit, Marrëveshja e Dejtonit synonte të ishte statuskuo e përkohshme për t’i dhënë fund konfliktit, dhe për të ndalur gjakderdhjen.

Ajo nuk ishte menduar asnjëherë - të paktën nga pala boshnjake – si një zgjidhje afatgjatë  apo e përhershme. Një nga kritikat më të fundit ndaj Dejtonit, erdhi nga Erdogan në një konferencë shtypi në Zagreb me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç.

Rusia përfiton direkt nga ky sistem jofunksional, dhe e përdor atë për të ruajtur kontrollin e saj në rajon, jo vetëm nëpërmjet përdorimit të lojtarëve vendas, por edhe nëpërmjet faktit se ajo është pjesë e Këshillit që mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Kjo i jep Moskës një bazë të qartë ligjore, sipas së drejtës ndërkombëtare, për të ruajtur një formë të ndikimit diplomatik, dhe për të pasur një zë bi mënyrën se si Bosnja qeveriset në mënyrën e saj të deritanishme.

While Western countries have focused on Ukraine, they have forgotten or overlooked Russia's efforts in the Western Balkans. Despite the fact that the US ambassador to Bosnia recently acknowledged the problem, and reiterated that Washington and the West "will not leave Bosnia to Russia," he and other ambassadors have allowed the Kremlin to fill the void in the region and encourage divisions in Bosnia.

Translated and adapted by CNA.al

Lajmet e fundit nga