LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The influence of the Chinese president on Putin's recent decisions

2022-09-25 09:00:00, Kosova & Bota CNA
The influence of the Chinese president on Putin's recent decisions
Illustrative photo

Putin's former adviser, Andrei Illarionov, tells DW that Russian President Putin may have made his recent actions under the influence of Chinese President Xi Jinping.

Deutsche Welle: What is your impression of Russian President Vladimir Putin's televised speech on September 21st?

Andrei Illarionov: Duhet të kuptojmë pse e mbajti atë fjalim, pse mori vendim për mobilizim, për [të ashtuquajturat] "referendume" në katër rajonet e pushtuara në Ukrainë, pse përsëri filloi të kërcënojë se do të përdorë armë bërthamore. Të gjitha këto vendime janë shpallur brenda harkut kohor të tre ditëve, nga data 19 deri më 21 shtator. Të gjitha këto vendime bien në kundërshtim me politikën që Putini ka ndjekur deri më tani dhe në kundërshtim me planet e tij të njohura më parë.

Për shembull, referendumet pritej të mbaheshin ose në fund të këtij viti ose vitin e ardhshëm. Kremlini ka dhënë urdhër që të mbahen menjëherë, brenda pak ditësh: nga 23 deri më 27 shtator. Ky është mashtrim edhe sipas standardeve të Kremlinit. Ky është mashtrim edhe sipas standardeve të të ashtuquajturit referendumi i Krimesë në vitin 2014. Duhet të gjejmë një shpjegim për të gjitha këto vendime.

A mendoni se këto vendime janë një shenjë paniku në Kremlin?

Nuk duket se kundërofensiva e Ukrainës në rajonin e Kharkivit është shkaku i ndonjë ndryshimi në vendimet dhe mënyrën e të menduarit të Putinit. Unë kam një ndjenjë tjetër. Të gjitha ato vendime janë shpallur në harkun kohor prej tre ditësh, nga 19 deri më 21 shtator. Do të thotë se ato vendime janë marrë nga Kremlini të paktën një ose dy ditë para kësaj, pra më 17 dhe 18 shtator. Çfarë ndodhi në ato data?

Duket se ngjarja më e rëndësishme ishte kthimi i zotit Putin në Moskë nga samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand. Duket se Putin ka pasur disa biseda atje që e kanë detyruar të marrë të gjitha ato vendime.

I vetmi person që mund të ketë një bisedë të tillë me Putinin është kryetari Xi. Pra, Xi duket se i ka thënë Putinit diçka që e detyroi Putinin të ndryshojë qëndrimet e tij ndaj luftës, të ndryshojë rrënjësisht planet e tij të mëparshme për "referendume", për mobilizim dhe për shantazh bërthamor.

A mund ta merrni me mend se çfarë i tha Xi Putinit?

Ne nuk e dimë. Por bazuar në disa rrjedhje dhe në bazë të gjuhës trupore, nuk do të përjashtoja mundësinë që Xi t'i ketë sugjeruar partnerit të tij të vogël që t'i japë fund sa më shpejt luftës në Ukrainë  – të themi, përpara Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze në tetor - dhe jo të presë deri sa të humbë. Fakti që Rusia ka bërë luftë për shtatë muaj dhe nuk ka dalë fitimtare është problematik për Xi dhe e bën atë të duket i dobët në prag të eventit më të rëndësishëm të jetës së tij. Por Xi nuk mund t'ia lejojë vetes të duket i dobët.

Duke iu rikthyer fjalimit të Puthnit të mërkurën, çfarë do të thotë mobilizimi i pjesshëm në Rusi për rrjedhën e luftës dhe për vetë Rusinë? Mendoni se është dëshmi e dështimit të Rusisë së Putinit në këtë luftë?

Ky vendim është një shenjë e qartë e një ndryshimi rrënjësor të strategjisë që Putini ndjek prej disa muajsh. Përpara Samarkandit, Putini ishte gati të vazhdonte një luftë afatgjate me përshkallëszime – edhe për vite të tëra nëse ishte e nevojshme. Vendimet e ditëve të fundit nënkuptojnë se strategjia e tij ka ndryshuar rrënjësisht. Këto nuk janë shenja dobësie apo humbjeje; këto janë shenja të varësisë së tij nga Xi.

Sa ushtarë do të jetë në gjendje të mobilizojë, armatosë, furnizojë dhe vendosë Rusia në vijën e frontit në Ukrainë? Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu po flet për 300,000, por ushtria ruse thuhet se ka mbi 20 milionë rezervistë.

Zyrtarisht, Rusia ka rezerva mobilizimi prej 18 milionë. Vetëm 10% e kësaj është 1,8 milion, kështu që shifrat si 1 milion, të cilat janë shfaqur në disa media, apo edhe 300 000 të shpallura nga Shoigu, duken realiste. Të mobilizuarit sigurisht që nuk do të pajisen të tërë me armët më të përsosura, me cilësi të lartë dhe moderne, por ka mjaft armë të vjetra për miliona rezervistë, në rast mobilizimi.

Ka pasur raportime për protesta në shumë qytete ruse. Më shumë se 1300 persona janë arrestuar nga policia. A ka shans që këto protesta të kenë sukses de të rrisin qendresën e popullit rus?

Nuk besoj. Shumë njerëz jashtë Rusisë vazhdojnë të harrojnë se ky është një regjim totalitar. Asnjë regjim totalitar nuk është hequr, shkatërruar apo ndryshuar nga protestat paqësore. Asnjë në historinë e njerëzimit.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se Ukraina së shpejti do të paraqesë një propozim për krijimin e një Gjykate Speciale për të gjykuar Rusinë. A është ide e mirë?

Mendoj se është një hap i duhur. Por vetë Putinit nuk i interesojnë vendime të tilla. Ai është shumë më i vëmendshëm ndaj zërave që vijnë nga Pekini sesa ndaj zërave nga Nju Jorku.

Si mund ta përfundojë luftën Putini?

Herët a vonë Putini do të mposhtet. Ne thjesht nuk e dimë se kur dhe cili do të jetë çmimi.

Russian economist Andrei Illarionov (born 1961) was a senior adviser to Russian President Vladimir Putin from 2000 to 2005. On December 21, 2005, Illarionov stated: "This year Russia has become a different country. It is no longer a country democratic. It's no longer a free country". Illarionov was one of the first 34 signatories of the online anti-Putin manifesto "Putin Must Go", which was published on March 10, 2010. Illarionov is a fellow at the Center for Security Policy in Washington./ DW

Lajmet e fundit nga