Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet të shtunën dhe të di...

Është retorika e hapur luftarake e një luftënxitësi të pamëshirshëm: "Unë dua të kujtoj ata që japin deklarata të tilla për Rusinë, mos harroni se vendi ynë ka edhe mjete të ndryshme shkatërrimi dhe ato janë më moderne se ato të vendeve të NATO-s. Nëse cënohet integriteti territorial i vendit tonë, ne sigurisht që do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë”.
Kështu u shpreh shefi i Kremlinit Vladimir Putin të martën. Presidenti rus akuzon Perëndimin për shantazh bërthamor. E ai nuk lë asnjë dyshim për vendosmërinë e tij: "Ky nuk është një bllof. Ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore, duhet ta dinë se gjërat mund të ndryshojnë dhe të kthehen në drejtimin e tyre".

Përdorimi i armëve bërthamore - nuk është ndonjë kërcënim i ri i Putinit
Putini të martën njoftoi edhe për mobilizimin e pjesshëm të 300 mijë rezervistëve. Por kërcënoi Perëndimin edhe me përdorimin e armëve bërthamore. "Që nga fillimi i luftës, ne kemi dëgjuar vazhdimisht kërcënime të tilla”, shpjegon ish-koloneli Wolfgang Richter në një intervistë për DW. Ai është ekspert i politikave të sigurisë. "Ideja prapa saj është ndoshta të thuhet se nëse ju (Perëndimi) sulmoni territorin rus, atëherë sulmi bërthamor bëhet më i mundshëm."
Në një intervistë për BBC-në britanike, Rose Gottemoeller nuk përjashton mundësinë që Rusia të përdorë vërtet armë bërthamore. Ish-zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s është i shqetësuar: "Kam frikë se ata tani do të kundërpërgjigjen në një mënyrë të paparashikueshme". "Mund të përgjigjen në një mënyrë që mund të përfshijë edhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë," shpjegon Gottemoeller.

Eksperti i sigurisë Richter nuk e sheh situatën aq dramatike dhe i referohet doktrinës bërthamore ruse. Ajo lejon përdorimin e armëve bërthamore vetëm në dy raste: "E para, nëse vetë Rusia sulmohet nga armë bërthamore ose me armë të tjera të shkatërrimit në masë. Dhe e dyta, nëse rrezikohet ekzistenca dhe mbijetesa e shtetit rus." Sipas Richter, asnjë prej këtyre argumenteve nuk qëndron. Përveç kësaj, përdorimi i armëve të tilla do të prekte edhe "të ashtuquajturin popull vëlla" të ukrainasve.
Rusia fuqia më e madhe bërthamore
Me më shumë se 6.300 koka bërthamore, Rusia mban arsenalin më të madh bërthamor në botë. Nga partnerët e NATO-s, SHBA-të kanë forcën më të madhe bërthamore me rreth 5.800 koka bërthamore. Thuhet se Franca ka gati 300 koka bërthamore, Britania e Madhe rreth 215. Por shifra krejtësisht të sakta nuk ka, sepse shumë shtete mbajnë sekrete të dhënat e tyre.
Edhe nëse flitet për një "mburojë mbrojtëse bërthamore" nga SHBA, një sulm bërthamor në Evropë nuk mund të parandalohet ushtarakisht. "Mburoja mbrojtëse" bazohet më shumë në supozimin se një kundërshtar nuk do të guxonte të sulmonte vendet e NATO-s me armë bërthamore, sepse ai do të duhej të llogariste me një kundërsulm.
Një përgjigje e tillë ushtarake mund të urdhërohet dhe ekzekutohet nga çdo fuqi bërthamore e NATO-s: SHBA, Britania dhe Franca. Të tre shtetet kanë armë bërthamore strategjike që mund të shkrepen nga nëndetëset bërthamore, ndër të tjera, dhe kështu të mundësojnë një kundërsulm në çdo skenar të mundshëm.
Kush vendos për përdorimin e armëve bërthamore?
Për përdorimin e armëve bërthamore amerikane të ruajtura në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Holandë vendos presidenti amerikan së pari. Ai do lejonte përdorimin e armëve barthamore, ndërsa vendi i stacionimit (p.sh. Gjermania) do të duhej të pajtohej me hedhjen e bombave nga avionët e sa luftarakë. Përpara një vendimi të tillë do të kishte, sipas të gjitha gjasave, konsultime me aleatët e tjerë të NATO-s në Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Presidenti francez vendos vetë për përdorimin e armëve bërthamore franceze. Në Mbretërinë e Bashkuar, fuqia vendimmarrëse i takon kryeministrit britanik. Por të tre qendrat e vendimmarrjes për përdorimin e armëve bërthamore konsiderohen vetëm si një element parandalues, pasi ato e bëjnë të vështirë për armikun të llogarisë saktësisht se si do të reagonte NATO në rast të një sulmi.
Gjermania merr pjesë në parandalimin bërthamor në Evropë me avionë luftarakë Tornado të stacionuar në Büchel, Rhineland-Pfalz. Në rast emergjence, avionët me një ekuipazh gjerman do të fluturonin me armë bërthamore amerikane drejt objektivit. Të paktën një herë në vit, pilotët e Bundeswehr-it praktikojnë hedhjen e bombave atomike amerikane.
Përveç Gjermanisë edhe Holanda, Belgjika dhe Italia marrin pjesë në atë që njihet si pjesëmarrje në arsenalin bërthamor të NATO-s. Sipas raportimeve, aktualisht në Evropë ruhen midis 100 dhe 150 bomba të çertifikuara për këto avionë dhe relativisht të pasakta.
Sulmi bërthamor: Kërcënim apo më shumë?
Që kur Rusia okupoi Krimenë në vitin 2014, presidenti rus ka kërcënuar vazhdimisht se do të përdorë armë bërthamore. Asokohe ndoshta ka qenë i mundshëm përdorimi i të ashtuquajturave armë bërthamore taktike. Ato kanë një fuqi shpërthyese relativisht të vogël. Një sulm i tillë bërthamor do të ishte rreth një e pesëdhjetë e fuqisë së bombës që shkatërroi Hiroshimën.

Por në një intervistë për DW, eksperti i sigurisë Richter dyshon se kjo mund të ndodhë vërtet. "Nëse do të kishte një sulm bërthamor, Rusia do të ishte tërësisht e vetmuar në botë. Putini do të humbiste të gjithë aleatët, përfshirë edhe Kinën." Prandaj, Richter e konsideron të pamundur një luftë bërthamore të Rusisë me NATO-n. "Kaq shumë racionalitet atje (tek Putini) sigurisht që ka mbetur ende."
Putini me siguri e kujton edhe një deklaratë shumë të qartë të presidentit amerikan Joe Biden. Në një intervistë televizive me CBS disa ditë më parë, presidenti i SHBA Biden paralajmëroi Vladimir Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore ose kimike: "Mos e bëni këtë! Mos e bëni! Mos e bëni! Kjo do të ndryshonte fytyrën e luftës si asgjë tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore"./DW
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet të shtunën dhe të di...
Western countries and Ukraine say the fake vote that began...
Më 7 shtator, presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se “...
Një ekip ekspertësh i ngarkuar nga organi më i lartë i...
Groups of men of conscription age left Russia on Frida...
Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina fi...
Belgium on September 23 went ahead with plans to shut ...
Russia's Defense Ministry has said a number of profess...
The saga of unusual events in the world just keeps on addi...
"Love and Betrayal" this is the "telenovela" that was reco...
In the regions of eastern Ukraine held by Moscow, voting h...
Irani ka frenuar aksesin në rrjetet e mediave sociale ...
The first declarations of intentions were made in the spri...
A US judge reviewing records seized from former President ...
French President Emmanuel Macron's initiative to create a ...
Western countries have condemned Moscow's plans to hold so...
The residents of Izium are still traumatized after the...
Tesla po tërheq gati 1.1 milion automjete në SHBA, sepse x...
Turkey's plastic recycling industry has been heavily c...
Russian Foreign Minister Sergei Lavrov immediately lef...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announces that following the procedural acti...
New details emerge regarding the serious maritime accident...
A serious accident occurred today in the Bay of Ksamil. I...
An accident was reported this Monday on the Fier-Labofshë ...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Donald Trump may decide to release a preliminary agreement...
As part of the agreement to be signed this week, the Unite...
Iranian President Masoud Pezeshkian gave the first confirm...
US President Donald Trump's plane has landed at Geneva air...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
For the first time in history, the World Cup will be held ...